Aktuale
Rrezikohet që të shkohet në arbitrazh për 63milionë eurot e “Bechtel&Enka”-s
Qeveria e Kosovës rrezikon që të përfundojë në Arbitrazh nëse kjo dhe kompania “Bechtel& Enka” nuk dakordohet në lidhje me pagesën shtesë prej 63 milionë euro për autostradën “Arbën Xhafeti”, raporton Ndërtimi.info
Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë raportimit për këtë çështje para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.
Lekaj ka ritheksuar edhe nëjherë se kjo kërkesë e kompanisë po vjen nga neglizhenca e qeverisjes së kaluar. E cila Qeveri sipas tij ka kërkuar zgjatjen e afatit por nuk e ka materializuar vendimin.
“Është fakt i pamohushëm qe Qeveria nuk i ka bërë pegesat e nevojshme sipas planit. Më 2014 janë paguar 55 milionë e jo 70 milionë ose 20 për qind më pak. 2016 205 milionë eruo 155 milionë janë paguar. Si shihet Qeveria ka shkatiar vonesa në pagesat dhe kanë ndikuar në vonesë në përfundimin e punimeve sipas afatit. Në situatë të tillë Ministria e Infrastrukturës është në gjendje të vështirë për të mbrojtur pretendimet e kontraktorit. Zgjatja e afatit është kërkuar nga Qeveria e kaluar por nuk e ka materializuar me një vendim. Në rast të mosdakordimit për këtë shtesë Qeveria rrezikon të përfundoj në Arbitrazhë në Vjenë”, paralajmëroi Lekaj.
Ministri Lekaj, edhe njëhere ka përmendur se nuk ka thënë se kjo shumë do të paguhet, por që është kërkesë e operatorit.
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale2 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh