Aktuale
Punët e kryera jo mirë nga kompania fituese në të kaluarën, zhagisin Pishinën Olimpike
Gjykata e Tenderëve i ka anuluar Komunës së Prizrenit dhënien e tenderi për ndërtimin e Pishinës Olimpike në këtë qytet, shkruan Ndërtimi.info
Kjo erdhi pasi operatori ekonomik “Kag Asphalt” Sh.P.K Prizren&Poëatec GMBH” kishte paraqitur ankesë në adresë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ku pretendonte se Komuna e Prizrenit ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit (LPP).
Ku ka specifikuar se komuna ka bërë shkelje të nenit 1, 6 që ka të bëjë me ekonomicitetin dhe efikasitetin, nenin 7, barazia në trajtim/jo diskriminim. Neni 59, ekzaminim, vlerësim dhe krahasim të tenderëve, neni 60 kriteret për dhënie të kontratës. Tutje potencohet se komuna nuk ka respektuar as nenin 61 të LPP, tenderit jo normalisht të ulët, neni 68 gjendja ekonomike dhe financiare, si dhe mos respektimin e nenit 69 aftësitë teknike dhe financiare.
Kompania ankuese në ankesë ka paraqitur se operatori ekonomik “Çlirimi” të cili edhe i është dhënë tenderi, më parë kishe një kontratë me një operator ekonomik privat për ndërtimin e një pishine. E telashja po qëndron se ky operator përveç kontratës për pishinë nuk ka paraqitur edhe transaksionet bankare, dhe se kontrata tjera të paraqitura nuk plotësojnë kushtet e kërkuara në dosje të tenderit, si projektet e ngjashme të pishine.
OE e rekomanduar për kontratë, në këtë rast kompania “Çlirimi” thuhet të mos ketë plotësuar kërkesat lidhur me gjendjen financiare dhe teknike profesionale, ashtu si kërkohen edhe me Ligjin për Prokurim Publik.
Kompania ankuese ka kërkuar nga OSHP që ta vërtetoj kontratën që kompania fituese e kishte lidhur me personin privat Sjedhi Rexhaj. Në këtë rast kanë theksuar t’i kërkohet transaksioni bankar apo vërtetimi nga ATK-ja për kontratën e lartpërmendur, meqë dyshimet ankuesi i kishte se kjo kontratë është fiktive.
Pas shqyrtimit të ankesës, paneli shqyrtues ka kërkuar sqarime shtesë dhe vërtetimin e kontratës së lidhur ndërmjet operatorit ekonomik “Çlirimi” dhe personi privat Sejdi Rexhaj me titull, ndërtimi i pishinës e cila është përbërë nga dy pishina për të rritur dhe për fëmijë në vlerë prej 1, 942, 585.85 euro.
Tutje paneli shqyrtues erdhi në përfundim se ky aktivitet i prokurimit duhet të kthehet në rivlerësim dhe gjatë rivlerësimit obligohet Autoriteti Kontraktues të kërkoj sqarime shtesë sipas nenit 59.2 dhe 72 të Ligjit të Prokurimit, në lidhje me kontratën e lartpërmendur, pasi që vetë përfaqësuesi i operatorit ekonomik të rekomanduar për kontratë “Çlirimi, në seancën dëgjimorë ka pohuar se kanë transaksione (dëshmi) bankare në lidhje me këtë projekt.
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese