Aktuale
Projekti i madh i Shpend Ahmetit për Prishtinën, i duhet ndihmë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është në garë prapë për këtë post, parasheh një projekt madhor për infrastrukturën në kryeqytet.
Në programin e tij, Ahmeti, ka parashikuar ndërtimin e një unaze, por e cila nuk mund të ndërtohet vetëm nga buxheti i kryeqytetit.
Sipas Ahmetit, nëse do të fitojë edhe një mandat, do të inicojë procedurat për ndërtimin e kësaj unaze në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës apo dhe me donatorë.
“Është e qartë që Komuna e Prishtinës nuk ka mundësi që unazën ta ndërtojë me mjete vetanake duke marrë parasysh koston e lartë të unazës. Megjithatë në bashkëpunim me partnerët/donatorët ndërkombëtare do bëhet një studim i fizibilitetit për ndërtimin e një pjese të unazës së Prishtinës. Ky studim do të përdoret në diskutime me Qeverinë e Republikës së Kosovës për prioritizimin e mundshëm të unazës”, thuhet në programin e Ahmetit.
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese