Aktuale
Probleme me ndërtimin e stadiumit në Ferizaj, komuna këmbëngul që ska bërë shkelje
Kur bëhet fjala për projektet e mëdha, Komuna e Ferizajt nuk po sheh rregullat e përcaktuara sipas Ligjit të Prokurimit.
Së fundmi kësaj komune po i del telash edhe me tenderin për ndërtimin e stadiumit të futbollit-faza I, ndërtim i vrazhdë, që është projekt tre vjeçar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tender ky të cilin ekperti profesional ka kërkuar që lënda të kthehet në rivlerësim.
Shyqrtimi i këtij tenderi erdhi pas në adresë të Organit Shqyrtues të Prokurimit erdhi ankesa nga një kompani ekonomike e cila pretendonte se Komuna e Ferizajt ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit.
Por drejtori i Drejtorisë së Prokurimit Publik, në Ferizaj Feim Ibrahimi në një prononcim për Ndërtimi.info ka thënë se komuna nuk ka bërë asnjë shkelje dhe se nuk pajtohet të nxjerrat e ekspertit.
Madje ai thekson se kontrata i është dhënë operatorit të përgjgegjshëm dhe me çmim më të ulët.
“Ne e kemi përzgjedhur çmimin më të ulët “Bagerin”. Mirëpo janë ankuar tri komani. Eksperti e ka marr një vendim që ne nuk jemi pajtuar me mendimin e ekspertit dhe tash e merr paneli shqyrtues i OSHP-së. Në përgjithësi në të gjitha pikat nuk jemi pajtuar por tash paneli vendos. Na thirr neve, ankuesin dhe vendoset. Ne do të mundohemi me mbrojtë por paneli vendos këtu”, tha Ibrahimi për Ndërtimi.info
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë3 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh