Aktuale
Panama dhe Kosova të avancojnë bashkëpunimin ekonomik
Oden Ekonomike të Kosovës e vizitoi Ambasadorja e Panamasë, Paulina Franceschi, ku ka folur për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Panamasë janë të shumta, e duke u bazuar në raportet e mira politike duhet avansuar edhe ato ekonomike.
Sipas një komunikate të OEK-ut, bazuar në faktin që komuniteti i biznesit vendor ka avansuar në ndërkombëtarizimin e bizneseve të tyre, Panama mund të shfrytëzohet për çështje logjistike dhe transport e në veçanti në IT dhe telekomunikim.
“Po ashtu, Ambasadore Franceschi dhe kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Gerxhaliu u pajtuan që të intensifikohet këmbimi i informacioneve ekonomike, të organizohen misione tregtare, vizita të panaireve në mënyrë bilaterale por edhe më gjerë, prezantimi i mundësive për investime në të dyja shtetet dhe mbi të gjitha angazhim në transferin e ekspertizës shkencore në fusha të ndryshme. Dua të besojmë se këto aktivitete të përbashkëta në mes të dy shteteve mike përveç benefiteve ekonomike, politike dhe strategjike do të ndikojnë edhe në përmirësimin e imazhit në mënyrë reciproke për të dyja vendet, si dhe në forcimin e partneritetit me shtetet e Amerikës Latine duke i njohur si një fuqi strategjike me rëndësi multidimensionale”, thuhet në komunikatë.
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë2 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale2 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh