Aktuale
Opozita e Ferizajt s’pajtohet me rrënimin një objekti të vjetër
Gjatë ditës së djeshme është rrënuar një objekt në qytetin e Ferizajt. Vendimin për rrënimin e së cilës e kishin marrë zyrtarët komunal me pretekstin se qëndrimi i atij objekti në atë pjesë paraqiste rrezik për banorët.
Mirëpo, rrënimi i këtij objekti të vjetër i cili gjendej në qendër të qytetit të Ferizajt siç duket nuk i ka pëlqyer aspak opozitës së këtij qyteti. Kjo pasi këta të fundit kanë reaguar duke treguar se ai objekt kishte vlera kulturore dhe nuk duhet të rrënohej por, të resataurohej.
Arsyet se pse ky objekt është rrënuar sipas zyrtarëve komunal ishte se ky objekt po shfrytëzohej për vese të këqija si marrje e drogës dhe prostitucion, si dhe disa herë i ishte vënë flaka, transmeton Koha.net përmes një video.
E në anën tjetër opozita ferizajase, ka treguar se objekti i cili tashmë është rrënuar ka shërbyer më parë si spital për banorët e kësaj ane, dhe paraqiste vlera kulturore të qytetit.
/Ndertimi.info/
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale2 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë3 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh