Aktuale
Mustafa emëron katër ministra të rinj, përfshirë Financat dhe Infrastrukturën
Qeveria e Kosovës do të ketë katër emra të rinj në kabinetin e ministrave. Kryeministri Isa Mustafa, mori këtë vendim.
“Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa ka emëruar Ministër të Financave, zëvendësministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, Ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, Ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi”, thuhet nga një kumtesë e Qeverisë së Kosovës.
Në vijim, kryeministri Mustafa do të marr vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës.
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë21 hours ago
Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar
-
Auto2 days ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Infrastrukturë2 days ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Auto2 days ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Infrastrukturë2 days ago
Preferohen pronat në periferi të qyteteve
-
Infrastrukturë2 days ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore
You must be logged in to post a comment Login