Connect with us

Infrastrukturë

Infrastruktura jo e përshtatshme dhe komunikacioni i dendur, problematikat kryesore të sigurisë rrugore

Published

on

Është mbajtur edicioni i 10-të jubilar i konferencës ndërkombëtare “IA-Siguria Kibernetike dhe Siguria Rrugore”.

Në këtë konferencë është thënë se sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm dhe se ndoshta nuk po i ipet shumë rëndësi aq sa e meriton.

Besart Krasniqi nga Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm, ndoshta nuk po ia japim shumë rëndësinë aq sa e meriton.

Ai ka theksuar se në Kosovë nuk kemi asnjë trupë apo qendër trajnuse e cila ofron profile apo kualifikime ndërkombëtare të cilat janë të nevojshme për sektorin e transportit dhe logjistikës.

“Sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm, ndoshta nuk po ia japim shumë rëndësinë aq sa e meriton ky transport në vendin tonë. Janë ata heronjtë të cilët bëjnë ndërlidhjen e gjithë sektorëve të tjerë të cilët kanë lidhje me këtë fushë. Njëra pre sfidave u përmend edhe këtu, janë infrastruktura jo e përshtatshme ndoshta edhe një çështje tjetër ndërlidhem këtë është edhe lëvizja e punëtorëve të kompanisë dhe transporteve të logjistikës që ndoshta bëjnë që shumë kandidatë të kenë nevojë për navigim të aktivitetit të tyre të transportit. Pika tjetër është komunikacioni i dendur. Sigurisht kjo po shkakton edhe dëme apo sfidë tek sektori i transportit dhe logjistikës. U përmend edhe pika e trajnimit apo arsimit të vazhdueshëm apo certifikimit. Momentalisht në Kosovë nuk kemi asnjë trupë apo qendër trajnuse e cila ofron profilet apo kualifikimet apo certifikimet ndërkombëtare të cilat janë të nevojshme për sektorin e transportit dhe logjistikës pa qenë të nevojshme dhe të kërkueshme nga autoritetet vendore dhe veqmas nga ato ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky sektor është i lidhur me vendet e rajonit por edhe ndërkombëtare.

“Siguria kibernetike po vihet në pikëpyetje. Ne si Odë Ekonomike e Kosovës kemi ofru si me thënë propozime që kompanitë në Kosovë të cila i janë ofru institucioneve vendore për implementimin e mjeteve inteligjente e digjitale për trafikun në Kosovë. Kemi pasur vizita nga kompani apo akterë të ndryshëm vendorë të cilët kanë ofru lidhje të semaforëve inteligjentë, kamerave të ndryshme të cilat do të bënin lidhje direkte mes stacioneve policore apo edhe akterët tjerë apo do të bënte grumbullimin dhe qasjen në të dhëna ekzakte për secilin kandidat për aksidente të caktuara apo për shkelje tjera në trafik”, ka thënë ai./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending