Aktuale
Merr flakë ndërtesa 79 katëshe në Dubai
Ndërtesa më e lartë në Dubai ka marrë flakë gjatë natës së mbrëmshme. Duke mos pasur viktima në njerëz por vetëm dëme materiale.
Zjarri sipas banorëve thuhet të ketë filluar në katin e 67-të duke marrë flakë edhe më pas edhe katet e tjera. Pas raportimit se ndërtesa kishte marrë zjarr menjëherë është bërë evakuimi i banorëve nga ndërtesa, transmeton The Telegraph.
“U zgjova nga njerëzit që bërtitnin. Deri në orën 4:00, jashtë ndërtesës nuk tregohet asnjë shenjë zjarri, ndërsa banorët dhe shikuesit qëndronin rreth ndërtesës që po ndizej kat pas kati”, ka thënë një banor që dha emrin e tij si George për Reuters.
Autoritetet më pas ndanë një foto të kullës e cila ishte e zymtë dhe e nxirë, por nuk ishte më e dukshëm nga flakët. Zyrtarët thanë se tani po punonin për sigurimin e strehimit për ata banorë banesat e të cilëve u prekën nga zjarri.
Emiratet e Bashkuara Arabe rishikuan kodin e kësaj ndërtese të ndërtimit e cila u përfundua në vitin 2013 për të kërkuar që veshja në të gjitha ndërtesat e reja mbi 15 metra, të jetë rezistente ndaj zjarrit, por ndërtesat e vjetra janë ende të përjashtuara nga ky sistem i ndërtesave./Ndertimi.info/
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë2 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë2 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë2 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova
You must be logged in to post a comment Login