Aktuale
Kosova e dyta në rajon për rritje ekonomike, sipas Bankës Botërore
Kosova radhitet e dyta në rajon për rritje ekonomike për këtë, pas Malit të zi që është e para në rajon. Kështu bëhet e ditur nga të dhënat e Bankës Botërore.
Të dhënat për vitin aktual tregojnë se, Shqipëria është i treti në listë, pas Malit të Zi dhe Kosovës, me një normë rritje të ekonomisë të projektuar në 3.6%. Sa i përket vitit të ardhshëm, Shqipëria është e dyta në listë, pas Kosovës, shkruan Koha Jonë.
Dy vitet e ardhshme, Kosova projektohet si ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon. Gjithsesi, duke bërë një mesatare të të treja viteve, rezulton se vendi ynë ka ecurinë më të qëndrueshme dhe është i dyti pas Kosovës në terma rritje ekonomike.
Projeksionet e fundit, të publikuara nga institucioni me bazë në Washington në një raport të veçantë tregojnë se, Shqipëria nuk do të jetë aspak vendi me rritjen më të shpejtë në rajon, as këtë vit, as atë të ardhshëm e as në vitin 2019.
Pra, Banka Botërore ka një qëndrim krejt tjetër me atë të Komisionit Europian, Fondit Monetar Ndërkombëtar e institucioneve të tjera në këtë drejtim.
Sa i përket vitit 2019 ndërkohë, Shqipëria e ndan vendin e tretë së bashku me dy shtete të tjera; Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Kosova dhe Maqedonia ndërkohë, projektohen me një rritje ekonomike në 4 dhe 3.9% respektivisht.
-
Infrastrukturë3 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova
-
Infrastrukturë3 days ago
Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës
-
Aktuale3 days ago
BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban
-
Aktuale3 days ago
Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta
-
Infrastrukturë3 days ago
Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit
-
Ambienti3 days ago
Në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve!
-
Infrastrukturë4 hours ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro