Connect with us

Infrastrukturë

Yamaha dhe Toyota bëhen bashkë për prodhimin e një motor V8 që punon me hidrogjen

Published

on

A do të jenë në gjendje motorët me djegie të brendshme me hidrogjen të sfidojnë veturat elektrike?

Yamaha dhe Toyota po zhvillojnë një V8 me 455 kuaj fuqi që funksionon vetëm me hidrogjen. Disa kompani dhe prodhues makinash po punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve alternative për motorët tradicionalë me djegie të brendshme.

Toyota, Subaru, Mazda dhe Yamaha kanë bashkuar forcat në një projekt kërkimor për të zhvilluar një motor që ka karakterin e një motori me djegie të brendshme, i cili punon me hidrogjen dhe lëshon kryesisht vetëm avuj uji.

Kjo është arsyeja pse Toyota vendosi të porosisë një motor të ri V8 nga Yamaha, i cili bazohet në teknologjinë tradicionale të djegies, por që është ridizajnuar për hidrogjen. Motori V8 zakonisht gjendet në Lexus LFZ. Versioni i Yamaha me hidrogjen i V8 2UR-GSE me pesë litra prodhon 455 kuaj/fuqi në 6800 rpm, që është vetëm pak më pak se versioni me benzinë që prodhon 472 kf.

Dizajni i motorit me hidrogjen V8 nuk ndryshon shumë nga versioni me benzinë i motorit. Sigurisht, ky është një motor / demonstrues, për disa zgjidhje serioze, duhet të zgjidhen probleme serioze si rezervuarët mjaftueshëm të mëdhenj të hidrogjenit në automjete.

Janë bërë rregullime në sistemin e injektimit, kokën e cilindrit dhe sistemin e shkarkimit. Ndryshimi më i madh është në këtë të fundit. Yamaha tregoi gjithashtu motorin 5.6 litra V8 (450 kf) në versionin me varkë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending