Arkitekturë
Ieoh Ming Pei-arkitekti që njihet si “zotrues” i përdorimit të xhamit
Ieoh Ming Pei është i njohur për përdorimin e formave të mëdha, abstrakte dhe dizajne të mprehta gjeometrike. Strukturat e tij të veshura me xham duket se dalin nga lëvizja moderniste e teknologjisë së lartë.
Pei është i njohur gjerësisht për dizajnimin e “Hall of Fame Rock and Roll” në Ohajo. Megjithatë, Pei është më shumë i shqetësuar me funksionimin se sa me teorinë pasi sipas tij gjërat në teori funksionojnë lehtësisht. Veprat e tij shpesh përfshijnë simbolet tradicionale kineze dhe traditat e tyre të ndërtimit.
Rezulton se Pei është i lindur në Kinë dhe se nuk ishte vetëm një arkitekt që ka fituar çmimin nga Pritzker, por edhe një biznesmen i zgjuar. Është thënë se Piramida e diskutueshme e Pei në Luvër të Parisit, Francë ka evoluar shumë nga një dizajn i më hershëm për Bibliotekën Presidenciale John F. Kennedy.
Këto janë disa projektet më madhore që arkitekti Ieoh Ming Pei ka projektuar:
-Qendra Kombëtare për Hulumtime Atmosferike (Boulder, CO),
-Biblioteka Presidenciale e John F. Kennedy (Boston, MA) Arti,
-Ndërtesa Lindore (Washington, DC),
-Hotel Fragrant Hill (afër qytetit të ndaluar, Kinë), Louvre (Paris, Francë), dhe
– Muzeu Miho (Japoni).
Siç mund të vërehet lehtësisht të gjitha projketet e Ieoh Ming Pei kanë një formë arkitektonike të thepisur dhe pothuajse tek të gjitha ndërtesa materiali mbizotërues i cili është përdorur për dizajnimin e jashtëm të ndërtesa është xhami. Pra, përveç të tjerash Pei manovron jashtëzakonisht mirë me këtë lloj materiali. Gjë që i bënë ndërtesat e këtij arkitekti të jenë të unike.
/Ndertimi.info/
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë3 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë2 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë2 days ago
Webuild prezanton dizajnin e ri për rindërtimin e urës së shembur të Baltimores
You must be logged in to post a comment Login