Aktuale
Haradinaj nis punën që t’ia kthej në dorë Komunës së Prishtinës “Boro-Ramizin”
Pallati i Rinisë në Prishtinë “Boro-Ramizi” do t’i kthehet Komunës së Prishtinës, shkruan Ndërtimi.info
Kjo erdhi pas një takimi që pati i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj me përfaqësuesit e Bordit Menaxhues dhe Ekzekutivit të Agjencisë Koosvare të Pronave (AKP) e udhëhequr nga Petrit Gashi, kryesues i bordit.
Haradinaj ka kërkuar nga AKP që t’i nis procedurat adekuate konform ligjeve në fuqi, që fati i Pallatit të Rinisë në Prishtinë të marr epilog, përkatësisht që t’u kthehet qytetarëve të Prishtinës.
Njoftimi i Qeverisë së Kosovës:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësues të Bordit Menaxhues dhe Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Pronave (AKP) të udhëhequr nga Petrit Gashi, kryesues i Bordit, me të cilët bisedoi për sfidat e menaxhimit të kompanive që janë interes strategjik i vendit.
Në këtë kontekst, kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga udhëheqja e AKP-së që të nisin procedurat adekuate konform ligjeve në fuqi, që fati i Pallatit të Rinisë në Prishtinë të marrë epilog, përkatësisht që t’u kthehet qytetarëve të Prishtinës, të cilët gjatë viteve ‘70 të shekullit të kaluar kanë paguar vetkontribut për ndërtimin e tij.
Kryeministri Haradinaj kërkoi nga Bordi i AKP-së që të fillojë procedurat ligjore të cilat mundësojnë që për një kohë optimale me Pallatin e Rinisë të menaxhojë Komuna e Prishtinës.
Përveç kësaj, në takim janë shtjelluar dhe janë diskutuar edhe tema shumë të rëndësishme, siç është çështja e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, ku palët u dakorduan që gjetja e zgjidhjeve të kënaqshme për të gjithë është jetike për Kosovën.
Përfaqësuesit e AKP-së kanë bërë të ditur se sot ia kanë dorëzuar kryeministrit Studimin e Fizibilitetit (versionin në gjuhën shqipe) për konsolidimin e Trepçës, si kompani ligjore afariste e mëvetësishme.
Shih se si ishte ndërtuar Pallati i Rinisë para 40 vjetësh:
https://ndertimi.info/imazhe-nga-ditet-kur-po-niste-ndertimi-i-boro-ramizit-video/
-
Aktuale3 days ago
Rasti “Toka 2”, dëshmitari thotë se mbrojtësit e familjes së tij u tërhoqën nga lënda pasi u kërcënuan nga dikush
-
Infrastrukturë7 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë6 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë6 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë3 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë5 hours ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh
-
Aktuale3 hours ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë
-
Infrastrukturë7 hours ago
Mbretëria e Bashkuar përballet me një mungesë ‘brutale’ të aftësive të ndërtimit!