Imazhe nga ditët kur po niste ndërtimi i “Boro-Ramizit” [video]

1

Rreth 40 vite më parë, në vitin 1975 banorët e Prishtinës, do të dilnin në referendum, për të votuar nëse do të ishin pro ndërtimit të Pallatit të Rinisë “Boro-Ramizi”, ku mbi 60 për qind e fondeve do të duhej të siguroheshin nga të ardhurat personale të tyre, që do ndaleshin nëpërmes pagesës së faturave të shërbimeve komunale.

Një hapësirë prej 14 hektarësh e ndërtuar rreth gjysmë shekulli më parë vazhdon të jetë qendra e vetme sportive e kryeqytetit të Kosovës, por e dërrmuar nga vitet, tani disa herë më pak funksionale se sa atëherë.

Një kronikë e bërë në vitin 1975 nga Televizioni i Prishtinës, tregon entuziazmin e banorëve të kryeqytetit, gjegjësisht punëtorëve të ndërmarrjeve të ndryshme, për ndërtimin e hapësirave rekreativo-sportive, që atëherë do të quhej “Qendra shoqërore sportive ‘Boro Ramizi’.

Banorët do të votonin në referendum, nëse do të ishin pro ndërtimit të kësaj qendre, e cila do të kushtonte rreth 520 milionë dinarë të atëhershëm, e 300 milionë prej të cilave ata do të duhej t’i siguronin vetë, duke i ndarë nga të ardhurat e tyre.

Qendra sipas kësaj kronike, përmbante një hapësirë prej 14 hektarësh. I tërë kompleksi do të përbëhej nga qendra memoriale e të rinjve, salla universale me kapacitet prej 7 mijë vendesh, bazeni olimpik, disa bazene të vegjël, fushës sportive për sporte të vogla, terrenit për futboll, volejboll, basketboll, tenis, hokej dhe hendboll, poligonit për atletikë dhe objekteve tjera përcjellëse.

Ai u emërua “Boro e Ramiz” në kujtim të dy prej njerëzve kryesorë të revolucionit komunis në Jugosllavi, Ramiz Sadiku e Boro Vukmiroviq, të cilët u vranë së bashku në afërsi të Prizrenit pa përfunduar ende Lufta e Dytë Botërore.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here