Featured
Krijohet rruga që gjeneron energji nga shkeljet e njerëzve
Banorët e “West End” të Londrës do të kenë një arsye më tepër t’i frekuentojnë disa trotuare të këtij qyteti dhe mos ta përdorin veturën e tyre nëse destinacioni i tyre nuk është shumë larg. Ata do të kryejnë një punë të dobishme kur ecin-gjenerimin e energjisë për mbushjen e llampave dhe qëllime të tjera.
Kompania teknologjike Pavegen ka zbuluar “Rrugën e zgjuar” e cila përdor panelet unike kinematike të asfaltimit për të gjeneruar energji nga gjurmët e këmbësorëve. Por, ndryshe nga instalimet e mëparshme, Pavegen-ët të vendosura në qytete si Uashington DC dhe Rio de Zhaneiro (që përdor panelet si themel për një fushë futbolli), London Smart Street vjen me aplikacionet e veta, duke u dhënë vizitorëve informacione të sakta për fuqinë që po gjenerojnë dhe duke inkurajuar përdorimin duke ofruar kupona të dyqanit në këmbim për hapat, shkruan Ndertimi.info
Trotuari prej 32.6 metrash ndodhet përgjatë rrugës “Bird”, ku përveç energjisë për llambat afër rrugëve prodhon energji edhe për transmetuesit bluetooth dhe folësit e fshehur që emetojnë tingujt e shpendëve duke synuar të krijojnë një mjedis qetësues.
Që nga viti 2009, Pavegen ka përfunduar më shumë se 150 projekte në mbarë botën. Për të krijuar energji, sistemi përdor gjeneratorë me induksion elektromagnetik – pasi që pllaka është shtyrë poshtë nga pesha e një personi, volantët që ruajnë energjinë rrotullohen për të kthyer energjinë kinetike në energji elektrike. Kjo energji pastaj mund të përdoret për t’i dhënë energji dritave dhe pajisjeve të afërta. /Ndertimi.info/
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë18 hours ago
Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar
-
Auto2 days ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Infrastrukturë2 days ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Auto2 days ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Infrastrukturë2 days ago
Preferohen pronat në periferi të qyteteve
-
Dizajn15 hours ago
Nike po zhvillon modelin e AI si pjesë e “ndryshimit të hapave” të dizajnit
You must be logged in to post a comment Login