Connect with us

Aktuale

Gërmia kur ishte ujë e baltë deri në ditët e sotme [video+arkiv]

Published

on

Po të krahasosh Gërminë e vitit 1976 me atë të vitit 2017 pa dyshim se ndryshimet janë të mëdha.  Pamja sot është krejt tjetër. Gërmia ka ndryshuar ndër vite. Mbase ndryshimet të cilat kanë ndodhur nuk kanë qenë të menjëhershme, por, e mira gjithë kësaj pune është që sot kjo hapësirë e qytetit  funksionon për mrekulli pasi që është e vetmja pjesë ku qytetarët e Prishtinës mund të relaksohen dhe frymojnë lirshëm.

Pishina e Gërmisë është ndërtuar në vitin 1989 ndërsa në vitin 1990 ajo ka qenë në dispozicion për gjithë  qytetarët e Prishtinës. Fillimisht, thellësia e pishinës ishte 4 metra, gjë që paraqiste rrezik për qytetarët. E sot kjo thellësi arrijnë vetëm deri në 1.90 cm gjë që paraqet shumë më pak rrezik dhe fatmirësisht më pak punë për grupin e shpëtimtarëve.

Lidhur me sigurinë, punën dhe evoluimin e pishinës së Gërmisë  për Ndertimi. Info ka folur menaxheri i kësaj pishine Emrush Hyseni

Është bërë ndryshimi pozitiv, ka qenë 4 metra thellësia në fillim.  Tash në vitin  2014 e kemi bërë renovimin ku  thellësia tani  është vetëm 1.90cm që do të thotë është zvogëlu sasia e ujit, është ma e lehtë mirëmbajtja, ma pak kimikate, ma pak rrymë, por mbi të gjitha është siguria e njerëzve shumë më e madhe se që ka qenë”, ka thënë Hyseni.

Mirëpo,  edhe përkundër ndryshimeve të cilat janë bërë projektet për rregullim të kësaj pishine edhe më tutje nuk mungojnë. Emrush Hyseni  sqaron gjerësisht se ku duhet të intervenohet dhe të bëhen ndryshimet me qëllim që kjo pishinë të jetë krah për krah me pishinat e  tjera rajonale me standard moderne.

“ Po, ne si staf po edhe unë si punëtor më i vjetër që punoj këtu që 37 vite kisha dashtë me bo modernizimin e kësaj pishine. Duke nisë pikësëpari nga tushat e banjave për vizitorët, patinazhin me rregullu, si dhe një pishinë olimpike e cila është në projekt”, ka shtuar më tutje Hyseni.

Sipas tij të gjitha këto plane do të ndodhin shumë shpejt, kjo për arsye të kapaciteteve turistike që ka vendi jonë duke përfshi këtu malet, bjeshkët, liqejtë etj.

Pishina e Gërmisë hapet prej 12 -17 qershor varësisht prej kushteve atmosferike  dhe mbyllet më 31 gusht, teksa numri më i madh për një ditë i vizitorëve është shënuar me 6000 vizitorë

Në kuadër të pishinës së Gërmisë, për të gjithë fëmijët e qytetit të Prishtinës por edhe më gjerë është “Shkolla e Notit për Fëmijë”.

*Pamjet nga arkivi janë shfrytëzuar nga Emisioni “Arkivi” – RTK

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending