Aktuale
Deri tash janë asfaltuar 2.6km të rrugës Prishtinë-Podujevë
Deri tash në rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë janë asfaltuar 2600 metra, sipas asaj që u tha në vizitën e ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në vendin ku po punohej.
Zharku tha se punimet në këtë vend janë duke shkuar sipas dinamikës.
“Jemi të kujdesshëm maksimalisht që ta kemi një segment të përfunduar me shtresën e parë të asfaltit, në mënyrë që qytetarët tanë që kthehen nga mërgimi dhe të kalojnë këtë pjesë të kësaj rruge sa më lehtë. Unë e njoftova kryetarin Veliu për procedurat të cilat janë duke u zhvilluar për llotin e katër, që po zhvillohen procedurat e tenderimit, e që deri në fund të muajit gusht do të lidhet kontrata edhe për pjesën tjetër. Po ashtu ka përfunduar edhe projekti tjetër që lidhet me autostradën ‘Ibrahim Rugova’”, ka thënë Zharku.
Ndërsa, kryetari Veliu tha që punimet janë duke u kryer mirë dhe se dinamika është mbajtur përgjatë punimeve.
-
Aktuale3 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë3 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë3 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë3 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova
-
Infrastrukturë3 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
You must be logged in to post a comment Login