Aktuale
37 vjet për përfundimin e etapave kryesore të Termocentralit “Kosova e Re”
Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” konsiderohet projekti më i madh energjetik në Kosovë, i cili pritet që t’i jep fund probleme me energjinë elektrike.
Projekti 1.3 miliard euro që nga faza e parë nga ato kryesoret e deri në kalimin në pronësi të Qeverisë së Kosovës përfshinë një periudhë kohore të gjatë 37 vjet, shkruan Ndërtimi.info
Kontrata për ndërtimin e këtij termocentrali u nënshkrua më 20 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa dje u bë publike.
Mirëpo, fazat kryesor për realizimin e këtij projekti kanë filluar 12 vjet më parë.
Në vitin 2006 është bërë ftesa për shprehje të interesit për termocentralin i cili vjen si nevojë për kapacitete gjeneruese shtesë. Pas tetë vjetësh, në vitin 2014 bëhet kërkesa zyrtare për propozime të projektit për të vazhduar vetëm një vit më vonë me përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë këtë TC, raporton Ndërtimi.info.
LEXO: KONTRATA PËR TERMOCENTRAL
Sipas, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), e cila ka nën kompetencë këtë termocentral, synimet e politikave qeveritare kanë për qëllim përfshirjen e sektorit privat në projektin infrastrukturor të “Kosovës së Re”, që përfshinë zhvillimin, dizajnin, ndërtimin, financimin, pronësinë, mirëmbajtjen dhe operimin e termocentralit.
Ndërsa, në vitin 2015 Qeveria e Kosovës i ka dhënë këtë projekt kompanisë amerikane Contour Global (CG). Pas shumë debateve, në fund të viti 2017 u nënshkrua kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Mirëpo, me nënshkrimin e saj nuk përfundon gjithçka rreth kontratës. Ajo duhet që të kalojë në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të bëhet e plotfuqishme. Por, në rast se deputetët nuk i japin dritën e gjelbër atëherë Kosova do të dëmtohet me hiç më pak se 19 milionë euro. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka, i cili ka nënshkruar këtë kontratë.
Në këtë vit parashihet që të përfundojë prokurimi i kontraktuesit, ndërsa në vitin 2019 të bëhet përmbyllja financiare apo transferi i lokacionit.
Pasi që të përfundojë të gjitha këto procedura, gjatë viti 2019 planifikohet që të fillojë ndërtimi i termocentralit. Përfundimi i tij dhe funksionalizimi pritet që të bëhet pas katër vjetësh, në vitin 2023.
Mirëpo, Qeveria nuk do të jetë pronar i “Kosovës së Re” menjëherë pas funksionalizmit. Bazuar në Marrëveshjen e Blerjes së Energjisë, pronësia e termocentralit do t’i kalojë Qeverisë së Kosovës pas 20 vjet të operimit, saktësisht në vitin 2043.
Ndryshe, termocentrali “Kosova e Re” është investimi më i madh direkt i huaj në Kosovë.
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë21 hours ago
Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar
-
Auto2 days ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Infrastrukturë2 days ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Auto2 days ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Infrastrukturë2 days ago
Preferohen pronat në periferi të qyteteve
-
Infrastrukturë2 days ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore