Connect with us

Aktuale

Arki-tortura e dy dekadave të fundit në lagjet e Prishtinës

Published

on

Menjëherë pas luftës, në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës filloi një bum i madh i ndërtimeve. Fillimisht, kjo u duk si nevojë për kulm mbi kokë, pak si rrjedhojë e shkatërrimeve të luftës e pak nga ndalimi i ndërtimeve përgjatë regjimit dhjetë-vjeçar të Millosheviqit.

Mirëpo, shumë shpejt, nga nevojë për strehim u transformua në epsh për pasurim.

Qyteti filloi të trajtohet si parcelë gjigante ndërtimi ku në çdo ngastër trë lirë të tij duhej të ngulitej nga një ndërtesë. Shtëpitë individuale dhe zonat e banimit të ndërtuara me dashuri në vitet e 80-ta, të mbuluara nga gjelbërime me shije nëpër lagjet si: Pejtoni, Bregu i Diellit, Dodona, Tophanja, Emshiri, u detyruan që ato t’ua japin ndërtuesëve në kompensim të disa apartamenteve. Pra, parcelat që dikur këndshëm komunikonin me shtëpitë individuale të vendosura në përputhshmëri me madhësinë e tyre duke krijuar harmoni në mes veti, u përdhunuan nga ndërtesat gjigande shumëbanesore.

Në mungesë të librave kadastralë që ishin vjedhur nga sistemi i Millosheviqit deri sa po e lëshonte Kosovën, keqpërdoruesve të ndryshëm iu dha mundësia që nëpër sipërfaqe të shumta publike të ndërtonin ndërtesa shumëbanesore për qëllime afariste.

Një mënyrë tjetër që ndikoi dukshëm në shpërfytyrimin e qytetit është mënyra e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Në shumicën e rasteve, prona të këtyre ndërmarrjeve privatizoheshin jo për të rigjallëruar karakterin industrial apo biznesor të tyre, por duke u parë si parcela atraktive për ndërtim. Rasti më flagrant është lagja “Fazita” në zemër të Prishtinës, që nga një zonë ekonomike me ndërtime dhe dendësi super të ulët u kthye brenda natës në zonë ndërtimi të lartë deri në 40 kate, pa u menduar fare për kurfarrë intervenimi shtesë në infrastrukturën e nevojshme publike!

*Kjo analizë është shkruar nga ARBËR SADIKI (1977) arkitekt, ligjërues, kritik. Mban gradën Doktor i Shkencave Teknike në Fushën e Arkitekturës dhe Urbanizmit nga Universiteti i Beogradit. Fusha e ngushtë e hulumtimeve të tij lidhet me marrëdhëniet në mes rrethanave shoqërore dhe arkitekturës./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending