Connect with us

Infrastrukturë

Zvarritja e investimeve publike bëhet nga Komunat që kanë buxhet prej 145 milionë euro në vit

Published

on

Një ndër problemet më të theksuara të investimeve publike në Kosovë është dinamika e realizimit të punimeve. Kjo është vërejtje e cila ngritët në vazhdimësi nga qytetarët dhe adresohet në raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Gjatë një viti, komunat kanë në dispozicion rreth 145 milionë euro për investime kapitale.  Por, komunat ballafaqohen me sfida të ndryshme gjatë procesit të ekzekutimit të punimeve, u tha në tryezën e diskutimit të Instituti GAP me temë “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave.”

Kjo ndodh kryesisht për katër arsye: mos planifikimi i duhur i projektit investues, mos zotimi i plotë i mjeteve financiare në buxhet për projektin investues, konteste pronësore në terren dhe mungesa e kapaciteteve teknike dhe profesionale të kompanive private për kryerjen e punëve publike.

Mos planifikime të duhura të projekteve lidhen me rastet kur institucionet nisin investimin pa pasur projekt ose ekziston projekti, por është i përgjithësuar (jo projekt detaj teknik). Ndër arsyet kryesore për vonesat në këtë drejtim janë:

  1. Mos llogaritja ose mos përfshirja e duhur e materialeve që do të

përdoren gjatë ekzekutimit të punimeve;

  1. Mos saktësimi i infrastrukturës publike ekzistuese në një terren

investues, si shtritja e kabllove të rrymës, internetit, telefonisë, gypave

të ujit;

  1. Nënvlerësimi i kostos për kryerjen e punimeve, ku kompanitë private

aplikojnë me çmime që nuk janë reale për treg dhe pastaj gjatë

fazës së investimit, kompania nuk siguron materialin e specifikuar

në kontratë, gjë e cila pastaj shkakton ndërprerjen e punimeve dhe

vonesa në ekzekutimin e punimeve.

Kontestet pronësore janë problemet më të shpeshta që hasen gjatë ekzekutimit të investimeve publike. Kjo mund të ndodh për shkak se autoriteti kontraktues nuk i ka saktësuar vijat kadastrale (publike-private) gjatë hartimit të projektit, apo për shkak se projekti ka nisur së ekzekutuari pa u përfunduar shpronësimi. Në disa raste, pronarët e tokave në afërsi të të cilëve kryhen punimet, çështjen e shpronësimeve e kanë adresuar në gjykatë, dhe pa një vendim gjykate nuk mund të vazhdohen punimet në terren.

Mungesa e kapaciteteve teknike dhe profesionale të kompanive private që marrin punë publike është arsye shtesë që shkakton vonesa në kryerjen e  punëve në terren. Autoritetet kontraktuese nuk bëjnë vlerësim të duhur sa  i përket kapaciteteve implementuese të kompanive private për kryerjen e punëve publike. Në shumë raste, kompanitë private janë të angazhuara në shumë projekte njëkohësisht.

Nga të dhënat e paraqitura në Grafikonin 1, konstatohet se projekte që janë planifikuar të zgjasin 140 ditë kanë bërë 900 ditë apo akoma nuk kanë përfunduar, ndërsa projektet e planifikuara që të zgjasin mesatarisht tre muaj janë zvarritur deri në katër vite./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar

Published

on

Mbi 74 milionë euro do të investohen në mbi 100 hektarë tokë në Kramovik-Guri i Kuq të Rahovecit për ndërtimin e Parkut Solar, ku do të vendosen mijëra panele diellore për prodhimin e energjisë së ripërtërishme.

Këtë projekt do ta realizojë konsorciumi kosovaro-zviceran dhe do ta kthejë Rahovecin në një ndër qendrat e prodhimit të rrymës elektrike në mënyrë ekologjike.

Mbi 100 hektarë tokë bujqësore dhe malore në mes të fshatit Kramovik dhe Guri i Kuq në Rahovec, i është dhënë në shfrytëzim Ministrisë së e Ekonomisë për ndërtimin e Parkut Solar. Ky projekt pritet të fillojë së shpejti të zbatohet nga operatori ekonomik një konsorciumi kosovaro-zviceran. Banorët e Kramovikut e mirëpresin këtë investim dhe presin që sa më parë të fillojë.

“Ky projekt është i mirëseardhur, këto toka djerrina më shkurt do të jenë në interes nacional të vendit, por edhe në interes të fshatit dhe banorëve të Kramovikut. Besoj se do të shfaqet edhe ndonjë punësim për ata që kanë interes dhe ka për të qenë projekt madhor dhe i mirë”, theksoi Binak Berisha, përfaqësues i fshatit Kramovik.

Edhe në fshatin Guri i Kuq shpresat për punësim janë shtuar. “Parku do të shtrihet në 117 hektarë, do të përfshijë shtatë parcela të fshatit Guri i Kuq, ndërsa pjesa tjetër i takon fshatit Kramovik. Në jemi të kënaqur që këtë projekt e ka fituar një operator që vjen nga komuna jonë. Jemi të kënaqur që është shqiptare dhe ka arritur që të investojë kaq shumë e ta bëjë këtë ‘Park solar’, ndërsa do të kemi përfitime më shumë sesa të jetë kompani e huaj”, theksoi Drilon Mustafa banor i fshatit Guri i Kuq.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se toka është pronë komunale, institucionet janë të lira për shfrytëzimin e saj pasi nuk do të këtë probleme me shpronësimin, ndërsa operatori është nga kjo komunë.

“Vlera e investimit që parashihet të ndodhë në ato parcela, në atë sipërfaqe është diku mbi 74 milionë euro, sigurisht që do të angazhohen kompanitë vendore, ato kompani vendore kanë punëtorë që do të marrin rroga, pra do të hapet një vend i madh i punës”, tha Latifi.

Studimin e fizibilitetit për këtëprojekt madhor e ka bërë USAID-i, ku ka rezultuar se kjo pjesë e komunës së Rahovecit ka pothuajse 265 ditë në vit ndriçim të mjaftueshëm diellor për prodhimin e energjisë së ripërtërishme në rrugë ekologjike, pa e dëmtuar natyrën dhe pa e ndotur ambientin.

Sipas parashikimit, në këtë fshat do të ndërtohen mbi 258 mijë panele diellore dhe puna do të nisë pas përfundimit të afatit ligjor të fituesit të tenderit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Zbulohen planet për kullën e banimit më të lartë në botë

Published

on

Zhvilluesi i pasurive të paluajtshme me bazë në Dubai, Select Group, ka njoftuar lançimin e Six Senses Residences Dubai Marina – e vendosur të jetë kulla më e lartë rezidenciale në botë në një lartësi që arrin 517 m.

E vendosur në rrethin Dubai Marina, ndërtimi luksoz 122-katësh do të ofrojë pamje panoramike të Palm Jumeirah, Dubai Harbour Beachfront, Emirates Golf Course, Dubai Marina, Blue Waters dhe Ain Dubai.

Projekti është nën drejtimin arkitektonik të WSP Middle East dhe Woods Bagot.

Zhvillimi është në përfundim 25% dhe është planifikuar të dorëzohet në vitin 2028.

Kulla do të ketë një Skydeck në katin e 109-të, palestër kardio, forca dhe funksionale, studio virtuale çiklizmi dhe boksi, një pishinë pafundësie, banja akulli, dhomë kripe, bio, sauna finlandeze dhe infra të kuqe, dhomë për shërimin e zërit, suita masazhi, të brendshme dhe të jashtme. kinematë.

Aktualisht, ndërtesa më e lartë e banimit në botë është Central Park Tower në Manhattan, New York City, SHBA. Ajo u ngrit në një lartësi prej 472 m në 2019./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mulliri i Samadrexhës që punon mbi një shekull, ka nevojë për rinovim

Published

on

Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë gjendet një mulli që nuk e ka ndalur punën tash e 110 vjet. Nga 12 të tillë sa kanë qenë në këtë anë, tashmë ka mbetur vetëm një. Pronari aktual i familjes Basholli i takon gjeneratës së 4-t që ende punojnë me mulli.

Mulliri i familjes Basholli është i vetmi që ka mbetur dhe është ruajtur në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë dhe funksionon plotësisht. Ndërtimi i tij daton që në vitin 1918, kur në këtë fshat çdo shtëpi që ishte buzë lumit kishte edhe mulli. Gjithsej kanë qenë 12 mulli guri që kanë punuar pandërprerë.

“Ndërtimi i mullirit ka filluar prej vitit 1918. Kanë ekzistuar më herët 12 mullinj. Çdo lagje e ka pasur nga një mulli, por tash ka mbetur vetëm mulliri im. Funksionon me ujë, me dy gurë”, tha për RTK-në, Selim Basholli, pronar.

E djali i tij, Andi thotë se puna u ka ecur mirë por ka qenë kohë e vështirë atëherë. Sipas tij, mulliri ka qenë duke u rrëzuar, pasi dihet se në çfarë kohe është ndërtuar, por e kanë rinovuar.

“Në 2009-tën e ka rregulluar babi e ka bërë një renovim, pastaj në 2014-tën ose 2016-tën e ka bë përmes IADK-së një tjetër renovim”, tha Andi Basholli.

Mullisi Selim Basholli ishte kthyer nga perëndimi që të punojë dhe kontribuoj në vendlindje. E filloi punën me mullirin me të cilin ka arritur të bëj edhe emër. Në 2016 ai bëri një renovim dhe rriti sasinë e punës.

“Në fillim nisa veç hajt thash të punoj diçka mos të rri, sepse erdha prej perëndimit e s’kisha çfarë të punoj. E fillova me këtë mulli dhe tash jam bë goxha i njohur , siç po e shihni edhe vet”, tha Selim Basholli.

Puna në mulli siç thonë nuk është edhe aq e lehtë, i ka vështirësitë e veta por që sjell të ardhura të mira. Mulliri ka nevojë për përmirësime dhe pronari shpreson që nga komuna do t’u ofrojnë ndihmën e duhur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending