Connect with us

Infrastrukturë

Stopohet privatizimin i ‘Kosova Filmit’ me mbi 3 mijë m² objekt e mbi dhjetëra hektarë tokë në Lagjen “Arbëria”

Published

on

Shtëpia më e vjetër për prodhimin e filmit në vend, “Kosova Filmi” së shpejti mund të bëhet një njësi në kuadër të Qendrën Kinematografike (QKK). Ndërsa, për pronën e saj, institucionet nuk kanë përgjigje, edhe pse gjasat janë që ajo t’i bartet QKK- së, përkatësisht Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. E kjo parashihet edhe me Projektligjin e ri për Kinematografinë.

Kjo ndërmarrje që aktualisht menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), posedon një pasuri milionëshe, mbi 3 mijë metra katrorë objekt e mbi dhjetëra hektarë tokë në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë, e njohur ndryshe edhe si “Film City” ku është e vendosur komanda kryesore e KFOR-it. Po ashtu posedon edhe dhjetëra filma të realizuar ndër viteve, raporton Kallxo.com

Rikthimin e “Kosova Filmi” nën menaxhim të saj, MKRS fillimisht e synoi përmes kërkesës në AKP për mos shtije të aseteve të kësaj ndërmarrje e më pas përmes Projektligjit për Kinematografi, duke e shndërruar në një njësi brenda QKK-së.

MKRS nuk është përgjigjur në pyetjet e KALLXO.com nëse i është drejtuar AKP që prona e “Kosova Filmit” t’ i kalojnë QKK-së, përkatësisht MKRS-së, deri në publikimin e artikullit.

Ndërsa, nga AKP kanë pranuar se qysh në 2018 kanë marrë një kërkesë nga MKRS e cila i ka kërkuar që të pezullohet shitja e aseteve të NSH “Kosova Filmi”.“Më datë 26.07.2018 MKRS kishte parashtruar kërkesë në AKP duke kërkuar që të pezullohet privatizimi/shitja e aseteve të NSH Kosova Filmi. Kjo kërkesë ishte bërë edhe për faktin se ishte iniciuar plotësim-ndryshimi i Ligjit për Kinematografinë 2004/22 në të cilin përfshihet edhe Kosova Filmi.

AKP e kishte marrë në konsideratë këtë kërkesë të MKRS, ndërsa tani jemi në koordinim të ngushtë me MKRS për finalizimin e këtij procesi”- thuhet në përgjigjen e AKP-së për KALLXO.com.AKP thotë se është në koordinim me MKRS për çështjen e “Kosova Filmit”, siç ka bërë edhe gjatë draftimit të Projektligjit për Kinematografinë.

“Ndërmarrja Shoqërore “Kosovafilm” e themeluar në vitin 1969 si kompani për prodhimin, shfaqjen dhe distribuimin e filmit, me të gjitha të drejtat pronësore dhe intelektuale, është njësi e posaçme në Qendrën Kinematografike të Kosovës”-thuhet në nenin 7 të Projektligji për Kinematografi. Ky projektligj ka kaluar në lexim të parë, tani prite të miratohet në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës për t`u bërë ligj i zbatueshëm./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending