Connect with us

Infrastrukturë

Shitësit e armaturës po manipulojnë me fatuarat fiktive, ‘nga 95 cent -1.30 euro për kg!’

Published

on

Duke u bazuar në informatat që posedon Ndertimi.info shitësit në tregun e ndërtimit vendas janë duke e shitur kg e armaturës për 1.30 euro, ndërkohë nëpër kuponët fiskal ajo figuron të jetë 0.95 cent.

Kjo mënyre e faturimit ka shkaktuar revoltë tek blerësit, ndërsa në shumë pjesë të Kosovës ndërtimi është ndalur për shkak të ngritjes së çmimeve të pakontrolluara të jo vetëm armaturës, por materialeve bazike.

“Po e faturojnë në tregun e ndërtimit çmimin e armaturës prej 0.95 cent për kilogramë, ndërsa të njëjtin po e shesin prej 1.30 euro. Në faturë e llogarit 95 cent kurse kur vjen puna për ta paguar sasinë e armaturës tregtarët po e shesin 1 euro e 30 cent”, i ka thënë në kushte anonimiteti një nga blerësit e materialeve ndërtimore.

Sipas disa informatave dukshëm ka rënë importi i armaturës, pasi që tregtarët janë duke i shfrytëzuar stoqet e vjetra ndërsa ato po i shfrytëzojnë për çmimet e reja”.

“S’janë fare duke u furnizuar me stoqe të reja por vetëm janë duke e shfrytëzuar momentumin e ngritjes së çmimeve. Si pasojë e ngritjes së çmimit të armaturës ka rënë fuqia blerëse e banesave”,

Çmimi bazik i armaturës në tregun e ndërtimit vendor po vazhdon të këtë ngritje të vazhdueshme.

“Kosova nuk paraqet një vend me intensitet të lartë kapital që do të mund të mbuloheshin mangësitë ndërsektoriale për gjatë krizave sikurse këto aktuale: pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Në këto rrethana si koncept mbrojtja e konsumatorit ka rëndësi të veçantë, por ajo duhet konsideruar në rend të parë asi kategori ekonomike, e jo si diçka morale apo e drejtë njerëzore.

Një mbrojtje e tillë e konsumatorit nga abuzimet me rritjen e çmimeve asocon në forcimin e ekonomie përmes imponimit në mënyrë të një konkurrence të drejtë në tregun vendor. Kur ka konkurrencë të drejtë, natyrshëm vjen në shprehje ngritja e cilësisë së ofertës të produkteve dhe shërbimeve”, deklaroi Nijazi Shala udhëheqës i departamentit për mbrojtjen e konsumatorëve në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndërtuesit thonë se punët kontraktuale janë aranzhuar me çmime të vjetra, ndërsa me këtë ngritje nuk mund të përfundohen sipas atyre marrëveshjeve që janë arritur mes palëve.

Mekanizmat shtetërore duket të mos kenë dal ende në terren për të kontrolluar këtë ngritje të çmimeve, ani pse në berzen ndërkombëtare çmimi i hekurit herë pas here ka ulje-ngritje, ndërsa në tregun formal ajo vazhdon të shitet me çmim të lartë në Kosovë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë

Published

on

Komuna e Prishtinës ka ndarë afro 500 mijë euro për “Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën 1 Tetori me rrugën Isa Kastrati”. Ky tender iu dha kompanisë që ishte më e shtrenjtë për 100 mijë euro më shumë krahasuar me ofertat e kompanive të tjera. Komuna tejkaloi edhe vlerën e parashikuar për këtë kontratë, shkruan Insajderi.

Njoftimi për dhënien e kontratës u dha ditën e djeshme.

Në garën për kontratën që u dha afro 500 mijë euro, ishin katër kompani. Ndonëse vlera e parashikuar e kontratës ishte 384,448.50.

Dy kompani të tjera kishin dhënë oferta me të lira.

Grupi i Operatorëve Ekonomik Rexha dha ofertën prej 367 mijë euro. Ndërsa Abedin Rexha prej 377 mijë euro.

Por, komuna shpërbleu me tender kompaninë që kishe çmimin me të lartë për 100 mijë euro, krahasim me dy kompanitë e tjera ofertuese.

“GASHI 3 ING SH.P.K.; GASHI ING SH.P.K” është kompania që mori kontratën prej 487 mijë euro.

Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se u dha tenderi favorshëm ekonomikisht./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

‘U rrëzua derisa punonte në një skelë ndërtimi’, Sigurimi shëndetësor në sirtar!

Published

on

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij.

I shtrirë prej ditësh në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 52-vjeçari ka këmbën e thyer dhe disa rruaza të shtyllës kurrizore të krisura.

Ai u rrëzua derisa punonte në një skelë ndërtimi.

“Nuk e di se çfarë më ka ndodhur në atë moment. Isha shumë i lodhur. Mendoj se për shkak të lodhjes, edhe jam rrëzuar”, thotë Rexhepi.

Shërbimet që mund t’ia ofrojë QKUK-ja i merr falas, ndërsa të tjerat duhet t’i mbulojë vetë.

Kështu, ai pagoi një jelek për boshtin kurrizor, të cilin ia rekomanduan mjekët.

“Gjithçka është bërë e shtrenjtë… do të ishte mirë po të kishim sigurim shëndetësor nga shteti”, flet shkurt Rexhepi, pa dashur të japë më shumë detaje rreth pagesës që ka bërë.

Sikurse ai, pa sigurim shëndetësor, janë të gjithë qytetarët e Kosovës, përveç atyre që janë të siguruar përmes kompanive private, që ofrojnë sigurime të tilla.

Ka 17 vjet që është miratuar një ligj për sigurime shëndetësore, por çështja është zvarritur vazhdimisht.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se një projektligj i ri tani “i ka kaluar fazat e konsultimeve publike” dhe se “grupi punues është në proces të inkorporimit të komenteve”.

Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ndonëse në vitin 2007 u miratua ligji për këtë çështje, por asnjëherë nuk hyri në fuqi, pasi shefi i atëhershëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk e nënshkroi.

Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin vetë qeveritë e Kosovës ato që e tërhoqën ligjin, për shkak të implikimeve buxhetore.

Kuvendi i Kosovës arriti ta miratonte Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014, mirëpo as ai nuk u zbatua.

Zbatimit të tij u tha se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajsh për mbledhjen e fondeve, e cila do të niste nga 1 korriku i vitit 2017.

Mungesa e sigurimit shëndetësor nuk është e vetmja sfidë që mundon punonjësit në Kosovë.

Sipas Inspektoratit të Punës, shumë prej tyre – sidomos në sektorin privat – ankohen edhe për orare të stërzgjatura të punës, paga të ulëta, mungesë kontratash, punë në fundjavë etj.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve që shënohet çdo 1 maj, punëtorët në Kosovë i gjen me pagë mesatare prej 520 eurosh dhe me minimalen që sillet nga 130 deri në 170 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave në lagjen “Suvido” në Graçanicë si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Në këtë lagje të Komunës së Graçanicës është bërë ndërtimi i dy ndërtesave banesore, hapësirave komunale dhe zonave rekreative.

Kryeministri Kurti gjatës fjalës së tij ka theksuar se janë mbledhur për t’ua dorëzuar çelësat e 35 banesave.

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Szunyog, ka thënë se ky projekt ka mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë, duek shtuar se sot për ta fillon një jetë e re.

“Është ditë e veçantë për juve dhe për neve. Ky projekt është iniciative e përbashkët e financiar nga BE-ja dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ai nuk do t’ ishte i mundshëm pa mbështetjen e Komunës së Graçanicës. Në kornizën e këtyre projekteve kemi mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë. Kjo riafirmon rolin e BE-së si donatori më i madh në Kosovë. Sot fillon një jetë e re për juve, shpresoj qe te gjeni fuqi dhe inspirim që ta bëni këtë projekt të banimit social storie suksesi”, është shprehur ai.

Pjesëmarrës ka qenë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se 34 banesat e ofruara nga ky projekt janë për 84 persona, dhe se për secilën familje ministria ka ofruar pajisjet elektrike, mobile dhe ushqim që do tua lehtësojë jetën atyre.

“Atyre u është ofruar edhe hapësirë për rekreacion. Përkushtimi ynë mbetet në nivelin më të lartë sepse ministria dhe qeveria e kuptojnë se sa të rëndësishëm janë shembujt e tillë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se tashmë kanë shpallur konkurs për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri në vlerë 1 milion euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending