Connect with us

Ambienti

Rregullohet hapësira publike e disa ndërtesave kolektive në Ferizaj   

Published

on

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka ndërmarr aksionin për rregullimin e hapësirës publike, në mes ndërtesave kolektive në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, kjo pas iniciativës së të rinjve nga Mural Fest dhe në kuadër të projektit M4Y, përmes së cilës u transformua rrënjësisht kjo hapësirë.

Vendosja e kubëzave, vendosja e ulëseve dhe shportave të mbeturinave, janë punët e kryera nga DShPE në kuadër të këtij aksioni, gjersa ngjyrosja e hapësirës publike dhe muralet në këtë zonë janë përfunduar nga të rinj të Mural Fest dhe të projektit M4Y.

Transformimi i hapësirave të tilla publike do të vazhdoj, edhe në zona tjera, për t’i sjellë komunitetit, hapësira publike të rregulluara./Media Ndërtimi.

Ambienti

Akullnajat zvicerane humbin 10 për qind të masës brenda dy vjetëve

Published

on

Akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës – rreth 10 për qind – në dy vjetët e fundit, ka thënë Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë.

“Një vit ekstrem përcillet me një tjetër. Akullnajat në Zvicër kanë humbur 6 për qind të masës më 2022. Megjithatë, më 2023 është regjistruar edhe një humbje tjetër prej 4 për qind, çka përbën zvogëlimin e dytë më të madh prej fillimit të matjeve”, ka thënë Komisioni.

“Akullnajat zvicerane janë duke u shkrirë me ritëm të shpejtë. Shpejtësia është dramatike, pasi sasia e akullit të shkrirë në vetëm dy vjet është i ngjashëm me periudhën 1960 – 1990”, ka thënë ky trup.

Si arsye për një shkrirje të tillë është përmendur sasia e vogël e reshjeve të borës në periudhën 2022-23 dhe temperaturat tejet të larta në verë.

Një pjesë e akullnajave është zhdukur plotësisht.

Shkrirje është regjistruar edhe në luginat Valais dhe Engadin, ku akulli gjendet në lartësi prej mbi 3.200 metrave.

Mesatarja e humbjes së akullit në këtë zonë ka shkuar në 3 metra./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Krimi mjedisor zë vend të konsiderueshëm në raportin e Indeksi Global për Shqipërinë

Published

on

Sipas indeksit global të krimit të organizuar të publikuar së fundmi nga Iniciativa Globale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria vijon të ketë elementë të pranishëm të krimit në fusha të rëndësishme jetësore sikurse tregtia, mjedisi, ekonomia e siguria kibernetike.

Sipas raportit Shqipëria është një vend burimi dhe tranzit i lëndës drusore ilegale në Evropë.

“Prerjet e paligjshme janë veçanërisht të përhapura në rrethin verilindor të Elbasanit dhe në qarkun jugor të Vlorës. Një ndalim 10-vjeçar i eksportit u vendos në vitin 2016 dhe frenoi me sukses disa prerje të paligjshme”.

Trafikimi dhe tregtia e paligjshme e kafshëve dhe hspendëve është një formë e zakonshme sipas raportit.

“Megjithëse një ndalim mbarëkombëtar i gjuetisë ka kërkuar të kufizojë gjuetinë pa leje, aktivitete të tilla vazhdojnë të jenë të përhapura për shkak të zbatimit joadekuat të këtij ndalimi. Trafikimi i paligjshëm në internet i lëkurës së gomarit është bërë i përhapur vitet e fundit”.

Nxjerrja e paligjshme e burimeve natyrore vijon të mbetet një problem thekson raporti. Lehtësuar kjo edhe nga korrupsioni në zyrat shtetërore.

“Si një vend prodhues nafte, Shqipëria është shtëpia e një tregu të vogël, por të dukshëm për nxjerrjen e paligjshme të naftës, i cili lehtësohet nga praktikat korruptive nga ana e zyrtarëve shtetërorë”.

Pavarësisht statusit të veçantë të mbrojtur, nxjerrja e paligjshme e gurit dhe mermerit është evidentuar edhe në vargmalin e Tomorrit, thuhet më tej në raport./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Publikohet Raporti i Vërshimeve në Kosovë për periudhën Nëntor 2022

Published

on

Ministria e Mjedisit dhe Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore kanë publikuar Raportin e Vërshimeve në Kosovë. Raporti i përgatitur përfshin periudhën kohore të vërshimeve me datë 20-22 nëntor 2022.

Ky Raport është bërë me qëllim të regjistrimit të zonave të vërshuara në territorin e Republikës Kosovës duke u bazuar në informatat e të gjithë akterëve relevant.

Të dhënat e këtij raporti janë nxjerrë nga raportet e drejtorive komunale, ku janë dhënë informacione për vërshime në toka bujqësore, në shtëpi private, infrastrukturë dhe ekonomi familjare.

Qëllimi bazë i këtij raporti është vlerësimi i këtyre vërshimeve të fundit në Kosovë, si dhe nxjerrja e përfundimeve dhe rekomandimeve për të shtuar ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e gjithë aktorëve përgjegjës.

Vërshimet përfshijnë gati çdo vit sipërfaqet e fushave në Kosovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe mjedisore. Shumica e lumenjve nuk kanë shtretër që mund t’i pranojnë plotat maksimale dhe si pasojë kemi vërshimet të përmasave të këtilla. Gjendja në terrenet e vërshuara është e ilustruar edhe me anë të fotove brenda këtij raporti.

Kushtet natyrore të Kosovës janë të tilla, ku pjesët e rrafshëta të territorit janë të përshtatshme dhe me

potencial për shtrirjen e vendbanimeve, vendosjen e industrisë, zhvillimin e infrastrukturës, ndërsa malet qe shtrihen për rreth ngriten gati vertikalisht, gjë që kushtëzon rrjedhjen e shpejt dhe me plota maksimale të ujë rrjedhave.

Karakteristikat e ndryshme morfologjike në terren, fushat e gjera të rrethuara me male, rezultojnë në intensitetin e shpejtë të vërshimeve që kategorizohen si vërshime të zgjeruara dhe dinamike dhe i përkasin vërshimeve të zgjeruara dhe dinamike./Media Ndërtimi

Ky është raporti:

https://mmphi.rks-gov.net/MMPHIFolder/DocumentsFiles/2023_9dcc8b4b-324f-4f44-a894-918c29d7558d.pdf?fbclid=IwAR3ExuFM15K4lOl1Kn54niuboWzqHZq1GAmq31P08kMS1Mld8wb-y6DkgjQ

 

Continue Reading

Trending