Connect with us

Ambienti

Lumi në Popovë të Podujevës i shtohet regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës

Published

on

“Ushton lumi” i shtohet listës së vlerave të trashëgimisë natyrore të Kosovës. Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës gjatë vitit 2021 ka realizuar studimin e vlerave natyrore në Popovë në territorin e komunës së Podujevës.

Gjatë punës në terren, ekipet e Institutit në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe  zyrtarët e Komunës së Podujevës pjesë e grupit punues kanë hulumtuar vlerat natyrore të kësaj zona dhe ka përgatitur Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e zonës  “Ushton lumi” në Popovë  si zonë të mbrojtur të natyrës.

Arsyeshmëria profesionale i është dorëzuar për miratim Kuvendit Komunal të Podujevës i cili në mbledhjen e datës 07.11.2022, ka marr vendim për mbrojtjen e  zonës “Ushton lumi” , në kategorinë Peizazh i Mbrojtur me sipërfaqe prej 92 ha.

Në aspektin hidrografikë zona Ushton lumi i takon ujëmbledhësit të lumit Kaçandoll ndërsa ky, atij të lumit Llap i cili nëpërmjet Sitnicës e Ibrit kalon nga territori i Kosovës.

Vlerat kryesore të zonës së propozuar për mbrojtje janë vlerat e karakterit hidrologjik. Këto vlera më së miri pasqyrohen nga vet emërtimi i zonës të cilin banorët e njohin me emrin  “Ushton lumi”.

Gjithashtu zona karakterizohet edhe me vlera me karakter gjeomorfologjik (Gryka e lumit të Kacandolit, Kalaja e Popovës, Guri i Sokolit, Shkëmbi i Petritit, Guri i Bardhë etj), me karakter speleologjik ( Shpella ne gryken e lumit, Shpella e Halilit (në kalan e Popovës) dhe Shpella në Gurin e Sokolit) dhe biodiversitet të pasur/Media Ndërtmi.

Ambienti

Terminali i ri i aeroportit të Nju Jorkut do të përbëhet nga 13 mijë panele solare

Published

on

Projekti i ri përbëhet nga një mikrorrjeti që do të gjenerojë 11.34 megavat energji elektrike nga panelet solare në kulm, qelizat e karburantit dhe bateritë.

Projekti do të përfshijë gjithashtu një sistem që do të mbajë nxehtësinë e qelizave të karburantit për të ngrohur ose ftohur ujin, transmeton Telegrafi.

Nisma do të drejtohet nga AlphaStruxure, e cila përfaqëson bashkëpunimin dhe investimin e përbashkët të kompanisë private të investimeve Carlyle Group dhe asaj franceze Schneider Electric.

Kompania do të ndërtojë dhe operojë me projektin energjetik, pasi të ketë fituar një kontratë nga Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, i cili ndodhet pas aeroportit, si dhe konsorciumi Neë Terminal One.

“Zgjidhja e sfidës sonë të energjisë ka të bëjë me tri gjëra, elektrifikimin, dixhitalizimin dhe dekarbonizimin duke marrë më shumë energji elektrike nga burimet e rinovueshme. Mikrorrjetet janë çelësi për arritjen e gjithë kësaj”, tha Annette Clayton, drejtoreshë ekzekutive e Schneider Electric North America.

Kur të përfundojë, sistemi i ri i energjisë do të përbëhet nga më shumë se 13 mijë panele solare, duke e bërë atë më të madhin në Nju Jork dhe në çdo terminal aeroporti në SHBA.

Për sa i përket prodhimit të energjisë, ajo do të prodhojë afërsisht energji të mjaftueshme për të furnizuar 3,570 familje amerikane për një vit.

Do të përbëhet nga shumë “ishuj” të ndërlidhur, që do të përmbajnë qeliza karburanti dhe bateri për ruajtjen e energjisë.

I gjithë sistemi i tre “ishujve” duhet të përfundojë deri në vitin 2026, dhe i fundit do të hyjë në funksion në vitin 2029.

E gjithë kjo do të thotë se New Terminal One do të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë të pavarur nga rrjeti elektrik i qytetit, gjatë situatave emergjente që përfshijnë ndërprerjet e energjisë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

5.5 milionë euro pritet të investohen në lumin “Shtimjana”

Published

on

Një investim i tillë prej 5.5 milionësh që do të nis këtë vit, është mese i nevojshëm për ta shndërruar lumin në atraksion tërheqës, deklaroi kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu.

Sipas Aliut, lumi “Shtimjana” është pasuri natyrore që e zbukuron e hijeshon peizazhin e Shtimes.

“Fatkeqësisht, kjo bukuri natyrore është venitur nga mungesa e mirëmbajtjes e kujdesit të duhur.

Në bashkëpunim e koordinim me nivelin qendror, ky do të jetë viti i fillimit të realizimit të projekteve madhore për Komunën e Shtimes.”, tha Aliu./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

 “Çabratit” i shtohen kapacitetet për menaxhimin e mbeturinave

Published

on

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Çabrati” ka përfituar nga Grandi i Performances për Mjedis të pastër nga Komuna e Gjakovës një kamion kiper Trucks – Autongarkues i cili do ta fuqizojë kompaninë publike në Komunën e Gjakovës, me shërbime edhe më cilësore.

23 komuna kanë përfituar grantin e performancës për mjedis të pastër dhe nga këto institucione kërkohet angazhim edhe më i madh për agjendën e gjelbër dhe përmirësimin e mëtejmë të sektorit të mjedisit dhe veçanërisht të mbeturinave.

Continue Reading

Trending