Connect with us

Infrastrukturë

‘Qytetarët Aktivë’: Komuna e Prishtinës dështon për procedura të rregullta në oborrin e shkollës “Metro Bajraktari”

Published

on

Komuna e Prishtinës edhe njëherë dështon për procedura të rregullta, transparencë dhe gjithëpërfshirjes, me ndërhyrjen në oborrin e shkollës Metro Bajraktari në hapësirën e gjelbërt , ku tani një pjesë është ndërtuar  parking për kombibus të shkollës.

Me kërkesë të disa prindërve të cilët i janë drejtuar Qytetarëve Aktivë që nga nëntori 2022, e të cilët janë injoruar si nga Drejtoria e shkollës, po ashtu edhe nga Komuna për transparencë lidhur me këtë intervenim.

Qytetarët Aktivë kanë kërkuar qasje në dokumentet publike: vendimi/pëlqimi, kërkesa e shkollës, kërkesa dhe procesverbali i këshillit të prindërve, dokumentet e analizës së intervenimit.

Por deri më tani Znj. Zana Zeqiri – Drejtoreshë e shkollës Meto Bajraktari nuk i është përgjigjur kërkesave asnjëherë, znj. Besiana Musmurati- Drejtoreshë e Arsimit po ashtu nuk është përgjigjur,  vetëm nga Drejtoria e Investimeve Kapitale janë përgjigjur me shkrim për arsyen e intervenimit në hapësirën e gjelbërt të shkollës.

Pas gati disa muajsh me kërkesa, Komuna më në fund jep përgjigje që nuk posedon asnjë dokument zyrtar të vulosur, nënshkruar dhe protokolluar apo kërkesën e prindërve/drejtorisë të shkollës për këtë investim.

Edhe njëherë në vendin tonë dëshmohet se e drejta e qytetarëve është selektive.

Tani mbetet në veprimin e rradhës nga prindërit e kësaj ankese.

Faleminderit Agjencisë për Informim dhe Privatësi për shqyrtimin e së drejtës së qytetarit në qasje për dokumentet publike.

Qytetarët i falemnderojmë për besimin dhe i inkurajojmë të na drejtohen me shqetësimet kolektive të ndërhyrjeve jashtëligjore në mjedis.

Infrastrukturë

Drejtuesit e ndërtimit përcaktuan udhërrëfyesin për dekarbonizimin e industrisë

Published

on

Gati 100 udhëheqës të industrisë së ndërtimit nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia raportohet se kanë kontribuar në zhvillimin e një udhërrëfyesi të industrisë për të dekarbonizuar zinxhirin e vlerës së ndërtimit në një raport të ri të kryer nga Shell dhe Deloitte, të quajtur “Dekarbonizimi i ndërtimit: Ndërtimi i rrugës përpara”.

Raporti ofron një vlerësim të zinxhirit të vlerës së emetimeve të sektorit të ndërtimit dhe heton madhësinë e emetimeve nga ‘karboni i mishëruar’. Për më tepër, raporti ofron një analizë të detajuar të barrierave ekonomike, rregullatore dhe organizative që ndikojnë në aftësinë e sektorit për të dekarbonizuar.

Për të inkurajuar përparimin në të gjithë industrinë, raporti paraqet një udhërrëfyes drejt dekarbonizimit, i cili përmban 15 zgjidhje që industria duhet të miratojë për të arritur zero neto. Këto zgjidhje janë zhvilluar së bashku me drejtuesit e industrisë dhe theksojnë rëndësinë e shkallëzimit të zgjidhjeve ekzistuese dhe bashkëpunimit nga palët e interesuara në të gjithë zinxhirin e vlerës për të zhvilluar zgjidhje të reja./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapet tenderi për ndërtimin e çerdhes në Godanc të Shtimes

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se tashmë kanë filluar procedurat për ndërtimin e çerdhes në Godanc të Shtimes.

Ky institucion edukativ, përveçse do t’iu shërbejë fëmijëve për zhvillim e parapërgatitje për arsimim, do t’ua lehtësojë edhe prindërve mundësinë që të punojnë.

“Investimet në sistemin arsimor do t’i shtojmë edhe më shumë sepse janë të domosdoshme dhe në këtë drejtim e kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, deklaroi kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet projektligjin për kredinë për projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës

Published

on

Qeveria e Kosovë ka miratuar sot Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës, në mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri Albin Kurti tha se vlera e huazimit të kësaj marrëveshje është 23.2 milionë euro, raporton Kallxo.com.

“Kjo marrëveshje do të shërbejë për të siguruar kapacitete shtesë të energjisë termike dhe për zgjerimin e rrjetit të ngrohtores së qytetit të Prishtinës.

Vlera e huazimit është 23.2 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” – tha ai.

Ndërsa, prezantimin para kabinetit qeveritar e ka bërë ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Kosova ka potencial të madh për prodhimin e energjisë nga panelet diellore, në këtë rast përdorimi i energjisë diellore për furnizimin me energji termike ndikon pozitivisht edhe në ekonomitë familjare” – tha Murati.

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do përdorë panelet solare për ngrohje të shtëpive.

Qeveria sot po ashtu ka miratuar edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë dhe Projektit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A.) dhe KfW, Frankfurt Am Main(kfW”) për Projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII-Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo marrëveshje parasheh huazim prej 25.5 milionë euro.

“Kjo marrëveshje parasheh huazimin prej 25.5 milionë euro nga KFW që do të nënhuazohet tek KOSTT për realizimin e projektit që ka për qëllim përmirësimin e sistemit të transmisionit në Kosovë”, tha kryeministri Kurti./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending