Connect with us

Infrastrukturë

Objekti i ri i shkollës në Vraniq mund të përfundohet në fund të këtij viti

Published

on

Minsitria e Arsmit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), është deklaruar lidhur me shkollën “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Vraniq të Suharekës.

Nga Departamentit të Infrastrukturës në këtë ministri kanë pohuar se sipas kantatës ka qenë e paraparë që me 16 qershor 2022 të përfundojnë punimet për finalizimin e objektit të ri të shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq.

“Më datë 14.06.2022 ka qenë e paraparë me kontratë që të përfundojnë punimet. (Kontrata është 3 vjeçare nga data e nënshkrimit)”- thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Mirëpo, MASHTI ka dhënë disa arsyetime se përse një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

“Vonesa në fillim të punëve për arsye të piketimit, krijimit të kushteve për ndërtim, (krijimi i stabilitetit të objektit për arsye të kategorisë së dobët të tokës si gërmim, ngjeshje, zhavorr, etj); Vonesat janë paraqitur edhe nga Marsi i vitit 2020 kur ka filluar Pandemia Covid 19, nuk është punuar me dinamikë ashtu siç ka qenë e paraparë; Ngritja e çmimeve në treg ka bërë që projekti të ngadalësohet në realizim e sipër, siç jeni të njoftuar për ngritjen çmimeve nga Marsi-Prilli i vitit 2022” – ka qenë përgjigja e ministrisë të cilët kanë bërë të ditur se vlera e kontratës për ndërtimin e objektit të ri në SHFMU “Dëshmorët e Kombit” është 1,182, 931.10 euro.

Gjithashtu, nga MASHTI kanë thënë se nëse nuk ka vonesa për fillimin e punëve, objekti mund të përfundohet në fund të këtij viti.

“MASHTI ka të kontraktuar kompaninë mbikëqyrëse profesionale “ENGGROUP” që ka bërë mbikëqyrjen e punimeve deri më tani. MASHTI në mars të këtij viti do të monitorojë në bashkëpunim edhe me kompaninë mbikëqyrëse dhe punë kryese për fillim të punëve, në të kundërtën mund të formojë komision për shkëputje të kontratës” – ka theksuar MASHTI.

Javën e kaluar Kallxo.com ka vizituar shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq të Suharekës dhe ka raportuar për gjendjen në të cilën ka mbetur ky institucion arsimor.

Karriget e bankat e vjetra e vende-vende të dëmtuara dhe myku nëpër mure e vjetërsia edhe e shkollës edhe nga jashtë ishin disa prej problemeve që kishte evidentuar në këtë institucion shkollor.

Në një prononcim për Kallxo.com Bajram Rraqi, drejtor i kësaj shkolle kishte shpjeguar se një ndër arsyet për gjendjen e saj është vjetërsia që ka objekti i këtij institucioni arsimor i cili është ndërtuar në vitin 1988.

Situatën e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq e ka cilësuar si shqetësuese edhe Remzi Bajselmani, kreu i Drejtorisë së Arsimit në këtë Komunë. Porse, ai ka thënë se nuk kanë investuar në këtë shkollë ngaqë janë në pritje që nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle të dalin në objektin e ri.

Në vitin 2019-të kanë filluar punimet për ndërtimin e ri të objektit shkollor por këto punime ende nuk kanë përfunduar./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Drejtuesit e ndërtimit përcaktuan udhërrëfyesin për dekarbonizimin e industrisë

Published

on

Gati 100 udhëheqës të industrisë së ndërtimit nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia raportohet se kanë kontribuar në zhvillimin e një udhërrëfyesi të industrisë për të dekarbonizuar zinxhirin e vlerës së ndërtimit në një raport të ri të kryer nga Shell dhe Deloitte, të quajtur “Dekarbonizimi i ndërtimit: Ndërtimi i rrugës përpara”.

Raporti ofron një vlerësim të zinxhirit të vlerës së emetimeve të sektorit të ndërtimit dhe heton madhësinë e emetimeve nga ‘karboni i mishëruar’. Për më tepër, raporti ofron një analizë të detajuar të barrierave ekonomike, rregullatore dhe organizative që ndikojnë në aftësinë e sektorit për të dekarbonizuar.

Për të inkurajuar përparimin në të gjithë industrinë, raporti paraqet një udhërrëfyes drejt dekarbonizimit, i cili përmban 15 zgjidhje që industria duhet të miratojë për të arritur zero neto. Këto zgjidhje janë zhvilluar së bashku me drejtuesit e industrisë dhe theksojnë rëndësinë e shkallëzimit të zgjidhjeve ekzistuese dhe bashkëpunimit nga palët e interesuara në të gjithë zinxhirin e vlerës për të zhvilluar zgjidhje të reja./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapet tenderi për ndërtimin e çerdhes në Godanc të Shtimes

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se tashmë kanë filluar procedurat për ndërtimin e çerdhes në Godanc të Shtimes.

Ky institucion edukativ, përveçse do t’iu shërbejë fëmijëve për zhvillim e parapërgatitje për arsimim, do t’ua lehtësojë edhe prindërve mundësinë që të punojnë.

“Investimet në sistemin arsimor do t’i shtojmë edhe më shumë sepse janë të domosdoshme dhe në këtë drejtim e kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, deklaroi kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet projektligjin për kredinë për projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës

Published

on

Qeveria e Kosovë ka miratuar sot Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës, në mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri Albin Kurti tha se vlera e huazimit të kësaj marrëveshje është 23.2 milionë euro, raporton Kallxo.com.

“Kjo marrëveshje do të shërbejë për të siguruar kapacitete shtesë të energjisë termike dhe për zgjerimin e rrjetit të ngrohtores së qytetit të Prishtinës.

Vlera e huazimit është 23.2 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” – tha ai.

Ndërsa, prezantimin para kabinetit qeveritar e ka bërë ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Kosova ka potencial të madh për prodhimin e energjisë nga panelet diellore, në këtë rast përdorimi i energjisë diellore për furnizimin me energji termike ndikon pozitivisht edhe në ekonomitë familjare” – tha Murati.

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do përdorë panelet solare për ngrohje të shtëpive.

Qeveria sot po ashtu ka miratuar edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë dhe Projektit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A.) dhe KfW, Frankfurt Am Main(kfW”) për Projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII-Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo marrëveshje parasheh huazim prej 25.5 milionë euro.

“Kjo marrëveshje parasheh huazimin prej 25.5 milionë euro nga KFW që do të nënhuazohet tek KOSTT për realizimin e projektit që ka për qëllim përmirësimin e sistemit të transmisionit në Kosovë”, tha kryeministri Kurti./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending