Connect with us

Infrastrukturë

Projekti më i madh urban i Europës – Qyteti port i Hamburgut

Published

on

25 vjet pas marrjes së vendimit nga Këshilli i qytetit, kantieri më i madh urban në Europë ka arritur kulmin e tij. Pavarësisht nga krizat, ndërtimi i lagjes së re të Hamburgut në breg të detit, është duke ecur mirë.

Andreas Kleinau vështron me optimizëm nga dritarja e zyrës së tij në port. Drejtori i menaxhimit të projektit urban HafenCity Hamburg GmbH, hedh sytë mbi lagjen historike të magazinave të portit dhe mbi ndërtesat moderne me apartamente banimi dhe zyra, në rrugën Osakaallee. “Nga ana optike shkojnë shumë! E kuqja tipike e tullave të Hamburgut bën bashkë të vjetrën dhe të renë,” thotë Kleinau, të cilit iu desh të dëgjonte para fundvitit edhe kritika të shumta.

Kritika më e rëndë thoshte se lagjia e re “thith” fuqinë blerëse të qytetit, i cili ashtu kështu lufton me pasojat e pandemisë. Kleinert e hedh poshtë akuzën, se mungojnë lidhjet midis portit dhe qendrës së qytetit: “Ka shumë rrugë, më këmbë ose me autobus apo metro, nën tokë ose mbi tokë duke kapërcyer një nga urat e shumta që të çojnë nga qendra në Elbë. Por këto lidhje mund të përmirësohen edhe më shumë. Tani ne jemi duke bërë bashkë në qytet interesat tona, për të punuar për gjetjen e zgjidhjeve për këto çështje.”

Projekti më i madh urban i Europës

Historia filloi 25 vjet më parë me marrjen e vendimit nga parlamenti i qytetit të Hamburgut, Këshillit të qytetit. Në atë kohë ishte e vështirë të imagjinoje se si një koleksion i mykur bazenash porti, magazinash të zbrazura, deposh dhe vinçash mund të kthehej në një lagje mahnitëse me projekte ndriçuese, si Filarmonia e Elbës dhe Kulla e Elbës. Lagjia e re me 150 hektarë sipërfaqe banimi, zyrash, aktivitetesh kulture dhe parkimi, me 2,4 milionë metra katrorë sipërfaqe planimetrie, tërheq sot jo vetëm hamburgasit dhe banorët e rinj por edhe firmat, hotelet dhe muzeumet ndërkombëtare. Guri i parë i themelit u hodh më 9 prill 2001.

Për Hamburgun, qytet i pavarur (land federal) dhe qytet port, projekti i Elbës është ende një gur prove: 25 vjet ndërtim, plot me skandale, ndalime punimesh dhe vdekje investitorësh. Më kryesorja është Filarmonia e Elbës, që shkruajti histori edhe me rritjen e madhe të shpenzimeve (nga 60 milionë eurot e propozuara fillimisht, projekti harxhoi gati një miliardë euro). Sot, qyteti, investitorët dhe kompanitë e shfrytëzimit bëjnë një bilanc pozitiv pas kapërcimit të pandemisë së COVID-19: Që me hapjen në vitin 2017, pallati i koncerteve i quajtur “Elphi”, ka pasur një boom të vërtetë, edhe ndërkombëtarisht.

Për më tepër “në HafenCity janë investuar deri në vitin 2020 rreth 13 miliardë euro, prej të cilave dhjetë miliardë janë investime private. Rreth 3 miliardë janë investime publike, prej të cilave gjysma financohet sërish nga shitjet e tokave të ndërtimit”, llogarit Andreas Kleinau dhe shpjegon se që me fillimin e projektit HafenCity, qyteti i pavarur dhe port i Hamburgut, i futi tokat në një të ashtuquajtur asete të posaçme të qytetit dhe portit. Nga shitja e tokave u financuan projekte infrastrukture si ndërtimi i rrugëve, urave ose parqeve. Gjysma tjetër e investimeve publike si për shembull për universitetin, shkollat ose ndërtimet kulturore vijnë nga buxheti i qytetit shoqëruar nga mjetet financiare të federatës./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending