Connect with us

Infrastrukturë

Përjashtohen 10 operatorë në garat që financohen me para publike në Shqipëri

Published

on

Publikimi periodik i APP tregon se të paktën 10 operatorë janë përjashtuar këtë vit nga pjesëmarrja e tyre në garat që financohen me para publike.

Përjashtimet e tyre variojnë në afate 6 muaj deri në 12 muaj. Ndërkohë nëse shohim listën e plotë të operatorëve të përjashtuar nga prokurimet totali llogaritet në 17 subjekte dhe afatet e ndalimit të pjesëmarrjes janë edhe më të gjata me maksimumi 30 muaj.

Në listën e operatorëve të përjashtuar bien në sy kompani të sigurisë fizike, kompani të tregtimit të pajisjeve kompjuterike dhe teknologji, por edhe fusha të tjera të lidhura me materialet shëndetësore apo ndërtim, raporton revista Monitor.

Sipas kuadrit ligjor autoritetet konstaktore kanë të drejtë të bëjnë ankesa lidhur me sjelljen e operatorëve ekonomikë dhe në rastet kur shihen të arsyeshme ato përjashtohen nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit.

Përjashtimet janë një procedurë periodike ku operatorët që hasen në shkelje bëhen pjesë e masave. Në vitin e kaluar APP mori në shqyrtim m 112 raste për përjashtimin e operatorëve ekonomikë, nga e drejta për të fituar kontrata publike.

Sipas shifrave nga 112 rastet e propozuara për përjashtimin:

– 57 raste referohen për keqinformim dhe paraqitje të dokumenteve me të dhëna të rreme sipas parashikimeve të nenit të 78/1/a të LPP;

– 1 rast referohet për keqinformim dhe paraqitje të dokumenteve me të dhëna të rreme, sipas parashikimeve të nenit 7 të Ligjit për Ankandin Publik;

– 54 raste referohen për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale, sipas parashikimeve të nenit 78/1/b të LPP.

Por jo për të gjitha rastet që ka ankimime bëhet përjashtim io operatorëve. Pas vlerësimit të të dhënave APP vitin e shkuar mori masa për të paktën 38 prej tyre.

“ Në kuadër të procedimit administrativ ndaj operatorëve ekonomikë: – është marrë vendimi për përjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike, për 38 operatorë ekonomikë, sipas parashikimeve të nenit 78/1 të LPP.

– është vendosur mos përjashtimi për 13 operatorë ekonomikë për shkak se, nuk plotësoheshin kushtet e parashikuara në nenin 78 të LPP. – është vendosur pezullimi i procedimit për 11 operatorë ekonomikë, për shkak të procesit gjyqësor” do të raportonte APP për 2022-in./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Hapet Panairi Ndërkombëtar – EXPOKOS

Published

on

Porta e Ballkanit hapet me edicionin e 23-të të Panairit Ndërkombëtar EXPOKOS nga sot me 15 dhe nesër 16 maj 2024 në Sallën 1 tetori në Prishtinë. Ky panair mbulon sektorit e Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë, Mbrojtjes e Sigurisë.

Për 23 vite me radhë EXPOKOS ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare, që ka mundësuar krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja duke ju mundësuar kompanive vendore të zgjerojnë tregun e tyre ndërkombëtarë. Fokusi i këtij edicioni vazhdon të mbetët tek promovimi i kompanive vendore duke shfrytëzuar kredibilitetin dhe reputacionin që panairi gëzon në tregjet evropiane dhe më gjerë.

Si vlerë e shtuar e panairit kësaj radhe, janë prezantimet e ndryshme që do të mbahen në kuadër të aktiviteteve paralele nga institucione dhe shoqata që vazhdimisht kontribuojnë në ekonominë e vendit. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të mbajë një prezantim mbi të bërit biznes me Gjermaninë, ku do të shtjellohen mes tjerash temat se si te gjinden partnerët në Gjermani dhe si të eksportohet atje, marrëdhëniet ekonomike Gjermano-Kosovare dhe si të bëhet biznes me gjermanët. Në të njëjtën formë do të vazhdojë Oda Sllovene e Bizneseve ku do të mbulojë këto tema për shtetin e Sllovenisë.

Krahas këtyre dy odave, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës do ti shtjellojnë mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të vet, bizneseve nga odat tjera si dhe pjesëmarrësit në Panairin EXPOKOS.

Pjesëmarrja kompanive vendore të ndryshme që kryesisht janë prodhues dhe atyre ndërkombëtare, që mbulojnë sektorë të ndryshëm duke përfshirë sektorin e energjisë, sektor ky i rëndësisë se veçantë për vendin, e bën panairin EXPOKOS ngjarjen më të rëndësishme në vend për zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi, thuhet në komunikatën për media e CEO shpk – Congress and Event Organization./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Zvicra do të ndajë 16.4 miliardë franga për infrastrukturën hekurudhore

Published

on

Këshilli Federal dëshiron të sigurojë një kornizë pagese prej 16.4 miliardë frangash për vitet 2025 deri në 2028 për funksionimin dhe rinovimin e rrjetit hekurudhor ekzistues, sistemeve hekurudhore dhe stacioneve, përcjell albinfo.ch.

Kjo është rreth dy miliardë më shumë se në periudhën aktuale. Këshilli Federal fillimisht donte të shpenzonte 1.3 miliardë franga më pak.

Në përgjithësi, paratë janë të destinuara për funksionimin dhe rinovimin e rrjetit ekzistues hekurudhor, sistemeve hekurudhore dhe stacioneve. Shpenzimet financohen tërësisht nga fondi federal i infrastrukturës hekurudhore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gurthyesit po gërryejnë dhe braktisin bjeshkët e Kosovës

Published

on

Të paktën një për qind e territorit të Kosovës llogaritet të jetë e degraduar nga industria e nxjerrjes së gurëve.

Kjo industri shumë fitimprurëse, sipas raporteve zyrtare, i ka kushtuar mjedisit, sidomos pasi shumica e guroreve nuk janë rehabilituar pas përfundimit të aktiviteteve.

https://www.evropaelire.org/a/industria-gerryen-braktis-bjeshket/32938491.html

Continue Reading

Trending