Connect with us

Aktuale

Pas Kosovës edhe Shqipëria ndan buxhet për kompensim të materialit ndërtimor

Published

on

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e buxhetit fincanciar për vitin 2022. Këtë të martë ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka bë me dije se 6.1 miliardë lekë do të përdoren për të përballuar krizën ekonomike.

Ibrahimaj shtoi gjithashtu se shpenzimet do të rriten me 13 miliardë lekë, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve si dhe do të reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë.

“Do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimet, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve. Parashikohen masa për të ndihmuar familjet përballë çmimeve, janë parashikuar fonde për kontratat publike. Reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë, duke e ulur në nivelin e 84 miliardë lekë, deficiti do të jetë sa 4.2% e PBB-së nga 4.5% që ishte. Limiti i huamarrjes është 33 miliardë lekë dhe jo 50 miliardë. Borxhi publik do të jetë 70.1% e PBB-së, por parashikimet janë pjesë e rishikimeve pasi mund të kemi ulje të borxhit nëse kursi vijon i tillë”, tha ministrja Brahimaj.

Sipas Ministres nga kjo pako 1.67 miliardë lekë do të ndahen për kompensimin e materialit ndërtimor për kontratat publike.

Ndërsa 4 miliardë lekë do të ndahen përtë rritur shpenzimet kapitale.

Nga kjo pako pritet të përfitojnë edhe familjet të cilat jetojnë me qira, dhe do të rimbursohen me bonus qiraje, dhe për këtë qëllim janë ndarë 1.72 miliardë lekë./Media Ndërtimi

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Diskutohet zgjedhja e lokacionit në Prishtinë për monumentin e heroit Adem Jashari

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me anëtarin e familjës së komandantit legjendar, Adem Jashari, Bekim Jasharin ku kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë.”, deklaroi krytari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Korporata hoteliere me renome botërore Hyatt synon të hap hotel në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me Takuya Aoyama, zëvendëspresident për Zhvillim për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme nga korporata hoteliere me renome botërore Hyatt.

“Zëvendëspresidenti Aoyama më përcolli lajmin fantastik për interesimin e korporatës Hyatt për hapjen e një hoteli të zinxhirit të tyre në qendër të Kryeqytetit. Një prej opsioneve të përmendura për hapjen e Hyatt në Kryeqytet është transformimi i ikonës sonë, Hotelit Grand, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e këtij objekti.

Falënderova përzemërsisht z. Aoyama dhe shpreha gatishmërinë e organeve të Kryeqytetit për të ndihmuar korporatën hoteliere Hyatt në hapjen e hotelit në Kryeqytet.”, deklaroi kryetari Rama.

Hyatt ka më shumë se 1350 hotele dhe prona gjithëpërfshirëse në 69 vende në gjashtë kontinente./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending