Connect with us

Aktuale

Rusia kërcënon Evropën me ndërprerje të furnizimit me gaz

Published

on

Një zyrtar i lartë i gjigantit rus të energjisë, Gazprom, tha se kompania nuk do të rinisë dërgesat e gazit përmes tubacionit Rrjedha Veriore 1 derisa kompania partnere gjermane të mos riparojë një pajisje që pretendoi se është me defekt.

Ky njoftim rrit shqetësime në Evropë rreth zvogëlimit të sasisë së energjisë, teksa dimri po afrohet.

Kompania partnere gjermane, Siemens Energy, tha se nuk është ngarkuar që të kryejë ndonjë riparim.

Kjo kompani tha se riparimi që pretendon Gazpromi se duhet të kryhet është diçka që rregullohet me lehtësi dhe një gjë e tillë, normalisht, nuk do të duhej të çonte deri te pezullimi i dërgesave me gaz.

Gjatë një ngjarjeje ekonomike në Vladivostok më 6 shtator, zëvendësdrejtori i Gazpromit, Vitaly Markelov, tha se rinisja e dërgesave të gazit nuk mund të ndodhë “para se ata të riparojnë pajisjen”.

Liderët perëndimorë e kanë akuzuar Moskën se po përdor si armë furnizimet e saj me energji. Megjithatë, këto shtete përballen me sfida të mëdha për të gjetur burime alternative dhe metoda të tjera për prodhimin e energjisë.

Javën e kaluar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, inkurajoi evropianët që të përgatiten për një dimër të vështirë, teksa “Rusia po përgatitet që të japë një goditje vendimtare ndaj energjisë për të gjithë evropianët në këtë dimër”.

Për dekada me radhë, Rusia është akuzuar se kërcënon me ndaljen e gazit për të arritur qëllime politike.

Por, deri në momentin kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt, Moska kishte tentuar që të shmangte ndërprerje të mëdha të gazit për shumicën e konsumatorëve evropianë.

Edhe në korrik të këtij viti, Rusia kishte ndaluar përkohësisht dërgesat e gazit përmes Rrjedhës Veriore 1 për shkak të punimeve të përvitshme të mirëmbajtjes./Media Ndërtimi

/mE

Aktuale

Shtatorja e Adem Jasharit vitin e ardhshëm vendoset në Prishtinë

Published

on

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur sot se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren për Adem Jasharin.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

9 persona humbën jetën në vendin e punës, kërkohet angazhimi i 100 inspektorëve të punës

Published

on

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Si rezultat i saj, gjatë vitit të kaluar nëntë persona kanë humbur jetën në vendin e punës e 188 kanë pësuar aksidente, thotë kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi.

Në rastet e aksidenteve në vendpune, kur inspektorët kanë konstatuar se është shkelur ligji nga ana e punëdhënësve, ndaj tyre janë shqiptuar masa ndëshkimore.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kryeinspektori i punës, thotë se inspektimet po bëhen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Gjatë vitit 2021, Inspektorati i Punës ka evidentuar 188 aksidente në vendin e punës, nga të cilat 139 kanë rezultuar me lëndime të lehta, 40 prej tyre me lëndime më të rënda dhe nëntë prej tyre kanë rezultuar me fatalitet në vendin e punës. Në fakt kur e kam marrë këtë pozitë institucioni tjetër që kemi pasur bashkëpunim ka qenë vetëm Policia e Kosovës, kështu që me Policinë kam trashëguar një bashkëpunim ku Inspektorati i Punës ka ndërmarrë aksione në biznese të ndryshme, si në gastronomi, ndërtimtari dhe këtu operacione kanë rezultuar shpesh të suksesshme”, thotë Nikçi.

Përkundër paralajmërimeve për rritjen e numrit të tyre, numri i inspektorëve të punës në nivel vendi vazhdon të jetë i njëjtë. Nikçi, tregon numrin e inspektorëve që janë aktualisht dhe që planifikohet të shtohen.

“Sfidat që i kam gjetur dhe i kam konstatuar me marrjen e mandatit janë të shumta, fillimisht duke u nisur me numrin e vogël i inspektorëve të punës. Me 1 qershor të këtij viti, Inspektoratin e Punës e kam gjetur me 31 inspektorë, duke u përballur nga ky realitet, unë kam vërejtur se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, është tejet i mangët me këtë numër të inspektorëve, dhe si rezultat unë kam shpallur një konkurs të brendshëm në shërbimin civil për 27 pozita për inspektorë dhe nga ky konkurs kemi arritur t’i rekrutojmë vetëm katër inspektorë, dy në regjionin e Prishtinës dhe dy në regjionin e Gjakovës. Sido që të jetë me 35 inspektorë prapë numri është i vogël për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Për vitin 2023 kemi planifikuar dhe buxhetuar edhe për 100 inspektorë të ri të punës, të cilët përgjatë vitit 2023 në faza të ndryshme do të shpallim konkursin dhe me angazhimin e këtyre 100 inspektorëve të ri, mbikëqyrja e ligjit do të jetë në një nivel më të mirë sesa që është tani. Në fakt Inspektorati i Punës ka nevojë edhe për më shumë se aq, por për vitin e ardhshëm i kemi të buxhetuar edhe 100 inspektorë të ri”, u shpreh ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Çmimi i naftës në nivelin më të ulët që nga fillimi i këtij viti

Published

on

Çmimet e naftës kanë rënë për rreth 5%, në nivelin më të ulët për tetë muajt e fundit, përderisa dollari ka arritur fuqinë më të madhe në dy dekadat e fundit.

Çmimet po bien mes frikës së inflacioni në rritje do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, kështu duke e shkaktuar uljen e kërkesës për naftë.

Sipas Reuters çmimet e naftës së papërpunuar në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në fillimjavë.

Rënia e naftës është shënuar për katër javët e fundit radhazi, hera e parë që ndodh nga shtatori./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending