Connect with us

Aktuale

OAK propozon krijimin e një ligji për trajtimin e gjobave dhe borxheve pas pandemisë

Published

on

Mbarëvajtja e procesit të aplikimeve për kompensim nga Ministria e Financave, roli i Administratës Tatimore të Kosovës mbi mbledhjen dhe shqyrtimin e aplikimeve, ndikimi që ka pasur pandemia COVID-19 mbi operacionet e ATK-së si dhe sugjerimet për të ardhmen ishin ndër pikat e diskutuara në forumin e radhës virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe programi i BE-së për Zhvillim të Ndërmarrjeve dhe Lehtësim të Investimeve.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, ritheksoi rolin kyç të këtij institucioni sidomos gjatë kësaj kohe.

Ai shtoi se në një takim virtual me Këshillin Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik, Oda Amerikane ka propozuar krijimin e një ligji të veçantë pas pandemisë, i cili do të zgjidhte çështjen e gjobave të mundshme që do të krijohen gjatë kësaj periudhe por edhe faljen, trajtimin më të mirë të borxhit të akumuluar dhe interesave ndëshkimore që mund të krijohen në këtë kohë. Sipas Zekas, një kërkesë e tillë do të duhej të merrej parasysh meqë në fund të fundit ruajtja e shëndetit të mirë të ndërmarrjeve dhe niveli i garantuar i të hyrave të shtetit është në interesin e të gjithëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, theksoi se për ATK-në pandemia ka ndikuar negativisht në kufizimin e aktiviteteve të planifikuara për këtë vit, e rrjedhimisht edhe në aspektin e të hyrave. Sipas tij është e vështirë të merret një pasqyrë e saktë e ndikimit që pandemia ka pasur mbi ekonominë e vendit, sidomos për shkak se janë marrë tre vendime radhazi lidhur me zgjatjen e afatit për deklarim dhe pagesë të tatimeve.

Ai shtoi se vendimi i fundit është marrë me qëllim që bizneset t’u shmangen kalkulimit të interesit dhe që ndërmarrjet në vështirësi financiare të kenë mundësi që sa më parë t’i përfundojnë pagesat e detyrimeve, e megjithëse është apeluar që të njëjtit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, nuk është hasur në ndonjë fluks të aplikimeve për marrëveshje. Për më tepër, Murtezaj foli edhe mbi përgjegjësinë e ATK-së për ofrimin e vërtetimeve tatimore, përmes të cilave u është mundësuar liria e lëvizjes punëtorëve, duke shtuar se këto vërtetime janë azhurnuar disa herë konform rregullave të caktuara nga Qeveria dhe përmes kësaj platformë janë lëshuar mbi 5000 vërtetime brenda pak minutash. Murtezaj mes tjerash përmendi se ka ngritur çështjen e hapjes së një pike kontakti për të dhënë sqarime nga zyrtarët shtetërorë për komunitetin e biznesit.

Remzi Uka, Kryeshef Ekzekutiv dhe Drejtor i Departamentit të Tatimeve në kompaninë e shërbimeve financiare AFAM Group, tha se një nga vështirësitë më të mëdha me të cilën janë ballafaquar bizneset gjatë kësaj kohe ka qenë mungesa e qartësimit mbi lejet e qarkullimit, sidomos për bizneset të cilave masat mbrojtëse ua kanë ndaluar tërësisht operimin. Tutje, ai foli edhe për kompensimet nga Pako Emergjente Fiskale duke theksuar se si pasojë e çrregullimeve të veprimtarive të institucioneve dhe kufizimit të lëvizjes, regjistrimi i aplikuesve për pakon emergjente ka qenë i vështirë, e kjo është dëshmuar sidomos në rastet kur vetëm një pjesë e stafit të kompanive ka marrë kompensim. Një çështje tjetër e ngritur nga Uka ishte edhe aplikimi për marrëveshje të pagesës me këste, për të cilën sugjeroi se në vend të 7 kësteve për pagesë të tatimeve, bizneseve duhet t’u jepet mundësia edhe për 12 apo në disa raste më të rënda edhe 24 këste nëse vlera është e madhe.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending