Connect with us

Aktuale

‘Nuk ka lokale për dy biznesmenët’, pretendojnë nga kompania ndërtuese e objektit shumëkatësh në Prishtinë

Published

on

Ekipi i emisionit “Kallxo Përnime” ka vizituar zyrat e ish-“ENK Invest Group SH.A” që sot quhet “Prishtina City Center”, për ta marrë komentin e tyre ne lidhje me pretendimet e dy biznesmenëve Naim Berisha dhe Azem Salihu të kanë paguar një shumë të madhe të mjeteve në xhirollogarinë e kompanisë ndërtuese të objektit shumëkatësh në Prishtinë, por aksionarët e rinj të kompanisë nuk po pranojnë t’ia japin lokalet sipas metrave katrorë që Berisha ka paguar.

Një përgjigje me shkrim e kishte kthyer drejtori Isuf Haxhiu, i cili nuk i mohon pagesat por pretendon se nuk ka lokale për dy biznesmenët.

“Lidhur me pretendimet e Paditësve, ne jemi deklaruar pranë gjykatës dhe për te ruajtur sekretin e gjykimit, nëse ju e vlerësoni mund t’i drejtoheni Gjykatës me kërkesë për marrjen e informacionit zyrtar ndër të cilat do mund të gjeni edhe deklarimet e PCC përpara Gjykatës rreth pretendimeve te paditëseve. Ne momentin e nënshkrimit te kontratës, ENK nuk ka qenë e pajisur me leje ndërtimore.

Për ketë arsye Kontrata ka qenë e lidhur me kusht qe ENK të pajiset me leje ndërtimi dhe të kryente punimet deri me date 07.09.2013.

Lidhur me këtë paditësit kanë qenë në dijeni dhe çmimin e volitshëm që e kanë marrë ka qenë i ndërlidhur me marrjen e lejes së ndërtimit. Deri me 07.09.2013 nuk është dhëne leja e ndërtimit pa faj të PCC, dhe nga Komuna leja  e ndërtimit për Qendrën Tregtare është lëshuar nga Komuna Prishtinë vetëm në Janar 2018 kështu që kushti i kontratës nuk është përmbushur.

Proceset gjyqësore për të cilat ende nuk ka vendim të formës së prerë, janë mosmarrëveshje të natyrës private në mes të dy subjekteve dhe nuk është çështje me interes publik. Sipas ligjeve në Kosovë kontratat private dhe mosmarrëveshjet që lindin nga to mund te gjykohen vetëm nga Gjykatat dhe jo nga opinioni publik.

Në besojmë që nuk ka ndonjë interes publik për te ditur sesi i përmbush një palë ose një tjetër detyrimet kontraktore, prandaj involvimi i publikut në këtë çështje është tërësisht e pazakontë dhe në gjykimin tonë nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveç se paditësit kërkojnë të përdorin median për ndikim në procesin gjyqësor”, thuhet në përgjigjen e drejtori të PCC, Isuf Haxhiu, për emisionin ‘Kallxo Përnime’.

Sipas emisionit ‘Kallxo Përnime”, Naim Berisha ka paguar shumën e mjeteve prej 652 mijë  euro në xhirollogarinë e kompanisë ndërtuese por aksionarët e rinj të kompanisë nuk po pranojnë t’ia japin lokalet sipas metrave katrorë që Berisha ka paguar.

Problemin e njëjtë me Berishën e ka edhe një biznesmen tjetër, Azem Salihu, i cili ka paguar 135 mijë euro por edhe ky nuk po mund ta marrë lokalin pasi kompania ndërtuese po refuzon t’ia japë në posedim edhe këtij lokalin.

Berisha ka treguar për emisionin “Kallxo Përnime” se në vitin 2009 ka paguar mjetet dhe sipas kontratës në vitin 2014 do duhej të merrte në posedim lokalet./Media Ndërtim.

 

Aktuale

Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending