Connect with us

Infrastrukturë

Në veri të Mitrovicës, Qeveria e Serbisë po i blen më çmime të majme pronat e shqiptarëve

Published

on

Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur me të madhe shtëpitë e tyre për para të majme, derisa Qeveria e Serbisë po i blen ato duke realizuar kështu planin e saj strategjik të kamotshëm, spastrimin etnik dhe ndryshimin e strukturës demografike në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit të Mitrovicës dhe të vendit në përgjithësi.

Banorët thonë se dikur kjo lagje ishte e banuar me më shumë se 80 për qind shqiptarë, ndërsa tani kanë mbetur vetëm 10 për qind.

Ata kritikojnë institucionet e vendit për mosinteresim total ndaj tyre, ndonëse kishin bërë thirrje ndër vite që qeveria të krijojë një fond dhe t’i blejë vetë këto shtëpi e prona, për ta ndaluar spastrimin etnik që Serbia po e kryen në atë pjesë.

Gjithçka zhvillohet pa shumë zhurmë, ndërsa nuk flasin publikisht as ata që blejnë, por as pronarët e shtëpive që i shesin.

Fetije Pirqi, banore e Lagjes së boshnjakëve, është në hall se si të veprojë me shtëpinë e saj. Ajo duke kritikuar qeverinë për mosinteresim ndaj banorëve shqiptarë të veriut, thotë se nëse trendi i shitjes së pronave vazhdon kështu, do të detyrohet ta shes edhe vetë shtëpinë e saj.

“Po, po shiten shtëpitë e shqiptarëve, veç kush s’po mundet, ndërsa ne po mbetemi këtu vetëm. Qeveria nuk po interesohet për neve, s’po dimë edhe ne që jetojmë këtu çka me bë… Nuk e kam ndërmend me shit shtëpinë njëherë, por çka bëhet më vonë, nëse mbetem e fundit, edhe unë duhet ta shesë, por tash për tash, jo…Nëse vazhdon kështu, sigurisht se do të zbrazet krejt lagjja. Këtu si po shitet shtëpia, po i bien menjëherë serbët. Konkretisht, u shit shtëpia e Ramadan Kelmendit të ndjerë sikur me thënë të premten, të hënën i kanë sjellë tre familje, të cilat s’kemi pasur dëshirë fare, por çka me bë”, ka thënë Pirqi.

Tomor Bahtiri, konfirmon po ashtu blerjen me të madhe të shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje nga ana e Qeverisë së Serbisë, duke thënë se nëpër shtëpitë e blera po vendosen familje serbe siç tha ai, të cilat nuk e dinë prej nga po vijnë. Ai fajëson të gjitha qeveritë e deritashme që kanë lejuar një gjë të tillë, ndërsa shtoi se nëse ky trend i shitjes së shtëpive vazhdon kështu, në këtë lagje nuk do të mbetet asnjë shqiptar.

“Po, kohën e fundit kanë filluar të shiten shumë, sidomos këtu në Lagjen e boshnjakëve. Është duke i blerë qeveria e Serbisë me të madhe, po vendosë familje serbe të cilat nuk dihet prej nga po vijnë. Këtu normalisht është dashur t’i blejë qeveria jonë, jo tash kjo e Kurtit, por qeveritë paraprake. Do të thotë të gjitha janë fajtore për lejimin e shitjes së shtëpive nga ana e shqiptarëve…Nëse vazhdon ky trend i shitjes kështu, për një kohë të shkurtër këtu për fat të keq nuk ka me mbet shqiptarë të cilët jemi autoktonë, mund të them prej që ngroh dielli tokën sepse jemi vendali dhe autoktonë këtu”, theksoi Bahtiri.

Emir Azemi, po ashtu banor i kësaj lagje dhe ish-zëvendëskryesues i Kuvendit të Mitrovicës Veriore, bënë të ditur për KosovaPress, se pronat e shqiptarëve këtu po blihen me prapavijë politike dhe etnike.

Sipas tij, vetëm këtë vit kanë filluar të ndërtohen 10 ndërtesa kolektive 3-4 katesh me nga 12 banesa, që nënkupton vendosjen e gjithsej 120 familjeve. Ai shtoi se ndërtimet bëhen pa kritere, pa kushte urbanistike, janë tërësisht politike dhe në këtë formë Serbia po bën spastrimin etnik dhe ndryshimin e strukturës demografike në këtë pjesë.

“Brenda këtij viti në këtë rrugë ku ndodhemi ose në Lagjen e Boshnjakëve janë shitur dy ose tre prona të shqiptarëve dhe blerësit janë serbë, përkatësisht organet paralele të Serbisë që veprojnë këtu sepse këta të cilët po vendosen këtu nuk janë blerës por pranues të shtëpive që dhurohen nga organi paralel, që lenë të kuptohet se këto prona blihen me prapavijë politike dhe etnike… Thjeshtë, veprimi për të blerë prona, për të ndërtuar ndërtesa kolektive vetëm këtë vit, në bazë të asaj që kam parë, janë 10 ndërtesa të cilat kanë filluar të ndërtohen, që i bie nga 12 banesa, do të thotë 120 familje të reja do të vijnë këtu, të cilat nuk kanë qenë kurrë…Në rrethanat kur kjo pronë blihet me prapavijë politike dhe etnike, sepse këta blejnë një parcelë të shqiptarit në një zonë ku janë 7-8 shtëpi të shqiptarëve, pastaj atë e rrënojnë dhe ndërtojnë një ndërtesë, i pasivizojnë edhe këto 6 parcela, sepse aty më këta nuk do të lejojnë të ndërtohet diçka, për shkak se do të kërkojnë kushte urbanistike ose do të krijojnë kushte urbanistike për ndërtesën e re siç është parkingu, zona e gjelbër, këndi për fëmijë etj dhe në këtë formë bëjnë spastrimin etnik dhe ndryshimin e strukturës demografike të popullsisë për një periudhë 30 ose 40 vjeçare… Ndërtimet janë pa kritere, pa kushte urbanistike dhe me qëllime tërësisht politike. Nëse i sheh me sy si po ndërtohen këto ndërtesa, ato po ndërtohen shkel e shko, në skaj të rrugës, po e shfrytëzojnë hapësirën pothuajse tërësisht dhe në këtë formë ata pasivizojnë tërësisht një ose pesë parcela tjera që në të ardhmen mund të ndërtohej diçka tjetër. Thjeshtë për mendimin tim ky ndërtim është i kundërligjshëm, pa kritere urbanistike, dhe me prapavijë politike

Azemi ka tërhequr vërejtjen se nëse vazhdon kështu dhe nuk ka ndërhyrje nga ana e Qeverisë së Kosovës, shumë shpejtë në këtë pjesë do të mbetet një numër tepër simbolik i shqiptarëve, sa për ta arsyetuar qëllimin se ky qytet është multietnik.

Ai thotë se në të kaluarën është takuar me Haradinajn dhe Kurtin për t’i informuar rreth situatës në veri, por u shpreh i zhgënjyer sepse siç tha ai, as njëri dhe as tjetri nuk kanë bërë asgjë konkrete për këtë pjesë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending