Aktuale
Ndërtimi i Spitalit të Ferizajt si “udhë pa krye”
Në qershor të vitit 2016 Ministria e Shëndetësisë kishte ndarë mendjen që të hapte tenderin për “Ndërtimin e ‘Spitalit Regjional të Ferizajt’”. Mirëpo, si duket nuk e ka planifikuar që do t’i zgjaste kaq shumë.
Edhe pse janë bërë më shumë se një vit, ende nuk ka përfunduar procedura tenderuese. Maratonat e shpalljes së fituesit, ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), udhëri i OSHP-së për anulim tenderi e kthim në RIVLERËSIM, e përsëri-përsëri në shpallje të fituesit tjetër po vazhdon ende.
Vlera e parashikuar nga Ministria e Shëndetësisë për ndërtimin e kësaj godine shëndetësore për herë të parë ishte vendosur 8,980,231.93 euro. Por dy muaj më vonë MSH e përmirëson veten dhe thotë se vlera e parashikuar është 11,981,921.3 euro. E ditët për kryerje të projektit u vendosen të ishin 300 ditë pune, si projekt 3 vjeçar, ku në vitin e parë investimi të ishte 20%, teksa dy vitet tjera me nga 40%.
Pas procedurave, fitues i parë i këtij tenderi ka qenë “Al-Trade” më 18 nëntor 2016. Pas një ankese në OSHP, “Al-Trade”-s i anulohet ky tender me vlerë 9,468,000.94 euro. Tenderi anulohet pas ankesës në OSHP më 7 shkurt 2017.
Në mars të 2017-s, Ministria e Shëndetësisë vendos që tenderin t’ia japë një konzorciumi i përbërë nga “Favor-Ing”, “As-Ing” dhe “Çlirimi”. Vlera e kontratës te ky konzorcium ishte më e vogël se sa me “Al-Trade”. Ajo ishte 8,916,285.44 euro. Mirëpo edhe ky tender u anulua më 17 korrik 2017, pasi ankesat kishin shkuar në OSHP.
Më 24 korrik, MSH përsëri e jep kontratën te një kompani tjetër. Por, rrjedhimisht po rritet edhe vlera e kontratës së ofruar nga Operatori Ekonomik, që kësaj radhe ishte “Arberia Com”. Vlera e ofruar nga ata është 10,235,587.105 euro. Mirëpo, kaq pastër nuk do të kalojë as kjo kompani.
Ankesa ka ardhur nga kompania N.T.P “Çlirimi”, që ka qenë pjesë e konzorciumit që i është anuluar tenderi paraprakisht. Ajo pretendon që në dhënien e këtij tenderi janë bërë shkelje ligjore e diskriminim në përzgjedhjen e kompanisë e cila do merret me ndërtimin e objektit.
Në ankesën e N.T.P Çlirimit thuhet se Autoriteti Kontraktues nuk ka bërë trajtim të barabartë të ofertave duke diskriminuar kompaninë e tyre, e duke favorizuar kompaninë fituese të pa përgjegjshme dhe me çmimi shumë më të lartë.
Deri në vendimin e OSHP-së për këtë tender, mbeten dy kontrata të anuluara dhe një e kontestuar.
Ndërtimi i këtij godine shëndetësore është menduar të jetë I përbërë nga Bodrumi+Suteren+Përdhesë+4 kate. Në tërësi është menduar të ketë kapacitet 250 shtretër.
Aktuale
Rasti “Toka 2”, dëshmitari thotë se mbrojtësit e familjes së tij u tërhoqën nga lënda pasi u kërcënuan nga dikush
Aktuale
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
Aktuale
“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024
-
Infrastrukturë5 hours ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale1 day ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë1 day ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë9 hours ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Infrastrukturë1 day ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York
You must be logged in to post a comment Login