Connect with us

Auto

Mercedes përgatit fabrikat për të prodhuar automjete elektrike

Published

on

Mercedes-Benz po rregullon rrjetin e tij të fabrikave për të prodhuar një gamë të re automjetesh elektrike luksoze derisa përgatitet të kalojë në versionin elektrik deri në fund të dekadës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mercedes synon të përgjysmojë emetimet e CO2 për makinë pasagjerësh gjatë ciklit jetësor deri në fund të kësaj dekade në krahasim me vitin 2020.

“Ne jemi gati për shkallëzimin e shpejtë të vëllimeve të automjeteve elektrike”, tha Joerg Burzer, anëtar i bordit për prodhimin dhe zinxhirin e furnizimit, duke shtuar se struktura e re pasoi bisedimet midis menaxherëve dhe përfaqësuesve të punëtorëve, transmeton Telegrafi.

Fabrikat në Sindelfingen, Bremen, Rastatt – të gjitha në Gjermani – dhe Kecskemet, në Hungari, do të fillojnë prodhimin e modeleve të reja në segmentet kryesore të luksit, luksit bazë dhe luksit hyrës nga mesi i dekadës, tha Mercedes.

Sistemet e baterive do të furnizohen nga një rrjet prodhimi me fabrika në tre kontinente, tha ai.

“Prodhimi lokal i sistemeve të baterive është një faktor kyç suksesi për ngritjen elektrike të Mercedes-Benz dhe një komponent vendimtar për të qenë në gjendje të përmbushë kërkesën globale për automjete elektrike në mënyrë fleksibël dhe efikase”, thuhet në një deklaratë./Media Ndërtimi.

Auto

Tesla po përgatitet të prodhojë 2 milionë makina në vit

Published

on

Tesla po përgatitet që të rrisë prodhimin, teksa drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk u tha aksionarëve se kompania e veturave elektrike po synon prodhimin e 20 milionë makinave të reja në vit.

Shefi i Tesla tha se numri i prodhimit mesatar nga çdo fabrikë do të rritet nga numri aktual prej 1.5 milion makina, në 2 milionë makina në vit, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Objektivi i ri do të thotë që të paktën 10 nga gigafabrikat e kompanisë do të duhet që të operojnë, dhe kur mesatarja e prodhimit do të rritet në 2 milionë, atëherë shifra e prodhimit vjetor do të shkojë në 20 milionë vetura të reja të prodhuara në vit.

Toyota, kompania më e madhe e veturave në botë, gjatë vitit 2021 kishte shitur rreth 10.5 milionë vetura, me Volkswagen që zuri vendin e dytë me 9.3 milionë shitje të raportuara.

Tesla gjatë vitit 2021 kishte raportuar 936,000 vetura të reja të prodhuara.

Musk bëri të ditur se dy fabrikat e reja të Tesla me vendndodhje në Gjermani dhe Teksas po punonin rreth zgjidhjes së “10,000” problemeve të vogla, pavarësisht se të dyja kishin një normë të prodhimit të 1.5 milion veturave.

Elon tutje shtoi: “Nëse çdo gjë shkon sipas planit, nga viti 2022 do të dalim me një normë vjetore prej 2 milionë veturave”.

Çelësi i përfitimit afatgjatë të Tesla-s është prodhimi i saj, deklaroi Musk në takimin e tij me aksionarët, teksa prodhuesi i makinave revolucionarizon procesin e prodhimit me “Giga Pressin” e saj, i cili zëvendëson qindra pjesë prej çeliku të salduara duke krijuar një copëz të madhe alumini./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Auto

Volkswagen shet më shumë se Tesla vetura elektrike në Evropë

Published

on

Kur është fjala për vetura elektrike, Volkswagen Group në gjashtë muajt e parë të vitit, prapa vetes ka lënë dy rivalet e mëdhenj, Stellantisin dhe Teslan.

Stellantis gjithashtu ka arritur një rezultat të mirë, duke marrë parasysh se i është ofruar mjaft prodhuesit gjerman, e me shitje e ka tejkaluar Teslan, transmeton Telegrafi.

Volkswagen në Evropë në gjashtëmujorin e parë të vitit ka arritur t’i shpërndajë veturat e porositura – pra 116.307 sosh, derisa Stellantis u rëndit në vendin e dytë me 105.413 vetura elektrike të porositura.

Tesla është shumë pas, në vendin e tretë me vetëm 78.277 vetura të shitura, e këto të dhëna i ka siguruar Dataforce.

Të dhënat bazohen në 27 vende të BE-së, përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën, Islandën dhe Norvegjinë. Vetura më e shitur elektrike nga Stellantis është Fiat 500 i ri.

Edhe Tesla është e treta sa i përket shitjes së veturave elektrike në Evropë, ky prodhues zë dy vendet e para kur bëhet fjalë për shitjen e modeleve të caktuara.

Vetura më e kërkuar elektrike në Evropë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit ka qenë Tesla Model Y (39.969 vetura të shitura), derisa Tesla tjetër ishte Model 3 (38.320).

Fiat 500 elektrik është i treti (32.315), Peugeot e-208 i katërti me (21.918), kurse Skoda Enyaq iV e pesta me (19.951)./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Auto

Ford ndërton veturë elektrike e destinuar vetëm për forcat policore amerikane

Published

on

Kohët po ndryshojnë dhe departamentet e policisë përgjatë SHBA-së nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të fillojnë të zëvendësojnë veturat e tyre Exlorer Interceptors të fuqizuara me EcoBoost dhe Chargers me motor V8 me vetura elektrike.

Disa nga departamentet veçse i përdorin veturat Chevy Bolts, ndërsa policia e New York ka kohë që ka filluar testimin e Fort Mustang Mach-E. Por Ford tani ka prezantuar një veturë të tërë elektrike e destinuar për përdorim nga policia.

Kjo është Ford F-150 Lightning SSV, veturë e tëra elektrike, përcjell Telegrafi. Kjo është një kamionçinë e ndërtuar qëllimisht për forcat policore. Ford ka 12,000 departamente të ndryshme të policisë në listën e klientëve, dhe kanë më së shumti shitje nga të gjithë prodhuesit e tjerë. Me suksesin e F-150 Lightning, ishte vetëm një çështje kohore para se versioni SSV të dilte në treg.

F-150 Lightning SSV do të jetë në dy versione të baterisë, atë standarde dhe me kapacitet të zgjeruar të baterisë. Versioni me bateri standarde do të ketë motor me 452 kuaj fuqi dhe fuqi rrotulluese prej 1,050 njuton metër, ky version do të ketë kapacitet të rimorkimit prej 3,492 kilogramëve dhe kapacitet të ngarkesës prej 1,000 kilogramëve, shkruan ArenaEV.

Versioni me kapacitet të zgjeruar të baterisë do të ketë 580 kuaj fuqi, dhe njëjtë si versioni standard do të ketë fuqi rrotulluese prej 1,050 njuton metër. Kapaciteti i rimorkimit do të jetë 4,535 kilogram, dhe arritja e shpejtësi nga 0 deri në 100 kilometra për orë do të jetë 4 sekonda./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending