Connect with us

Infrastrukturë

Menaxhimi i dobët i kontratave, pengesë e ndërtimit të rrugëve brenda afateve të përcaktuara!

Published

on

Pse kontratat për ndërtimin e rrugëve nuk zbatohen brenda afateve të përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës?

Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer auditimin e performancës me temën “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”.

Objektiva e këtij auditimi ishte të vlerësohet se sa ishte i arsyeshëm dhe në përputhje me kornizën ligjore të prokurimit përdorimi i procedurës së negociuar nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, a është dokumentuar si duhet dhe a është arritur vlera për para në projektet që janë kontraktuar me këtë procedurë.

Kontratat për ndërtimin e rrugëve nuk janë zbatuar brenda afateve të përcaktuara.

Ministria duhet të sigurohet se Operatori Ekonomik e zbaton kontratën në të gjitha aspektet e saj, përndryshe duhet të aplikojë gjobat e parapara (për vonesa, cilësi të materialeve etj.) Asnjëra nga kontratat bazë nuk ishin zbatuar brenda afateve të përcaktuara, shkruan në raportin e Auditimit.

Faktor kontribuues në këtë vonesë ishte edhe nevoja për lidhjen e kontratave aneks për plotësimin e projekteve të mangëta. Edhe pse në disa projekte kontrata bazë kishte vazhduar të zbatohet paralel me kontratat aneks, megjithatë vonesat në zbatimin e kontratave janë evidente për faktin se secila kontratë është nënshkruar në vitin 2018 dhe 2019.

Pra kanë kaluar më shumë se tri vite përderisa 10 prej 13 kontratave ende janë të papërfunduara. Ministria, në kushtet e veçanta të kontratës, kishte specifikuar kohëzgjatjen e kryerjes së punimeve në ditë pune, pa e përcaktuar kohën kalendarike brenda të cilave duhej të zhvilloheshin punimet.

Përjashtim këtu bëjnë dy kontrata për projektin Dollc-Gjakovë në të cilat kohëzgjatja e punimeve ishte përcaktuar në muaj, 36 muaj secila.

Më poshtë po paraqesim tri kontratat që janë përfunduar, sa ka zgjatur zbatimi nga nënshkrim deri në përfundim

Edhe pse punimet në këto kontrata kanë përfunduar, pagesa nuk iu është bërë Operatorëve Ekonomik përkatës, për shkak se komisionet e pranimit kishin gjetur vërejte në punët e ekzekutuara nga ana e OE-së.

Deri në kohën kur po raportojmë nuk janë ndërmarrë masa për të korrigjuar defektet në rrugë. Siç shihet në tabelë, rruga nacionale N2, me gjatësi më pak se 2.5 km, kishte marrë mbi 4 vite për t’u ndërtuar për dallim prej dy rrugëve tjera me gjatësi 15.3 km dhe 16.7 km kishte marrë 2.8 përkatësisht 3.2 vite për tu ndërtuar.

Mirëpo as këto të fundit nuk është se ishin ndërtuar brenda afateve të parapara me kontratë. Numri i ditëve për kryerjen e punëve ishte 144 ditë pune, për kontratën Rehabilitimi i rrugës Klinë – Gurakoc, që kishte vlerën më të vogël, deri në 555 ditë pune për kontratën Deçan – Mali i Zi. Ndërsa për kontratat aneks Ministria kishte përcaktuar prej 25-30 ditë për kontratat me vlerë të mesme, ndërsa te kontratat me vlera të mëdha, afati i kryerjes së punimeve ishte 120 ditë.

Edhe pse i kishte përcaktuar ditët e punës, Ministria nuk i kishte përcaktuar ditët kalendarike brenda të cilave duhet të ekzekutohen këto punë, pra kontratat nuk janë të afatizuara. Për pasojë, në njërën anë rrugët s’po përfundohen me vite të tëra, ndërsa në anën tjetër, as OE-ja e as Ministria nuk po mbahen llogaridhënës.

Edhe pse punimet në këto kontrata kanë përfunduar, pagesa nuk iu është bërë OE-ve përkatës, për shkak se komisionet e pranimit kishin gjetur vërejte në punët e ekzekutuara nga ana e OE-së.

Deri në kohën kur po raportojmë nuk janë ndërmarrë masa për të korrigjuar defektet në rrugë. Siç shihet në tabelë, rruga nacionale N2, me gjatësi më pak se 2.5 km, kishte marrë mbi 4 vite për t’u ndërtuar për dallim prej dy rrugëve tjera me gjatësi 15.3 km dhe 16.7 km kishte marrë 2.8 përkatësisht 3.2 vite për tu ndërtuar.

Mirëpo as këto të fundit nuk është se ishin ndërtuar brenda afateve të parapara me kontratë. Numri i ditëve për kryerjen e punëve ishte 144 ditë pune, për kontratën Rehabilitimi i rrugës Klinë – Gurakoc, që kishte vlerën më të vogël, deri në 555 ditë pune për kontratën Deçan – Mali i Zi. Ndërsa për kontratat aneks Ministria kishte përcaktuar prej 25-30 ditë për kontratat me vlerë të mesme, ndërsa te kontratat me vlera të mëdha, afati i kryerjes së punimeve ishte 120 ditë. Edhe pse i kishte përcaktuar ditët e punës,

Ministria nuk i kishte përcaktuar ditët kalendarike brenda të cilave duhet të ekzekutohen këto punë, pra kontratat nuk janë të afatizuara. Për pasojë, në njërën anë rrugët s’po përfundohen me vite të tëra, ndërsa në anën tjetër, as OE-ja e as Ministria nuk po mbahen llogaridhënës. Të gjitha kontratat tjera, që i kemi paraqitur më poshtë në tabelë, janë ende në zbatim e sipër, dhe mesatarisht mbi 50% të punëve janë të kryera dhe të paguara. Në tabelën më poshtë po paraqesim kohëzgjatjen e ekzekutimit të secilës nga këto 10 kontrata./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Xhamia e shkatërruar në luftën e Bosnjës ngrihet nga rrënojat

Published

on

Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë, por u rrafshua nga eksplozivët në mes të natës, më 7 maj, 1993.

Për vite me radhë, copat e saj u mblodhën me durim nga deponi plehrash dhe në lumin Vërbas pranë, me shpresën se një ditë do të ngrihej përsëri.

Dhe, më 7 maj të këtj viti, 31 vjet pas shkatërrimit, xhamia e rindërtuar Arnaudija u rihap.

Kryeimami i saj, Muamer Okanoviq, tha se dyert do të jenë të hapura jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe për individë të besimeve të tjera.

“Për besimtarët dhe për të gjithë qytetarët, Banjallukës i është rikthyer një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë së saj”, tha ai, duke shfaqur shpresën se xhamia “do t’i përmirësojë marrëdhëniet mes banorëve të qytetit”.

Sipas Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, restaurimi shtatëvjeçar i xhamisë kushtoi rreth 3.3 milionë dollarë.

Xhamia duket e re, por vizitorët do të mund të shohin edhe pjesë të gurëve origjinalë të shekullit të 16-të dhe detaje të tjera.

“Këto artefakte, këto copa duhet të rikujtojnë çdo vizitor, çdo person që vjen në xhami, se disa gjëra që kanë ndodhur disa dekada më parë, nuk duhet t’i ndodhin më askujt”, tha Okanoviq.

“Detyrë e jona është të jemi ndërtues dhe kurrë shkatërrues”, shtoi ai.

Gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, më 1992-95, në Banjallukë nuk kishte luftime, por qyteti iu nënshtrua një fushate të qëllimshme dhe sistematike të spastrimit etnik, që çoi në dëbimin e popullsisë joserbe dhe zhduku trashëgiminë e saj kulturore.

Më 7 maj të vitit 1993, fillimisht, u hodh në erë Xhamia e Ferhat Pashës, apo Ferhadija – një objekt i trashëgimisë kulturore që mori mbrojtjen e Agjencisë për Kulturë të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, në vitin 1950.

Rreth 15 minuta më vonë, të njëjtin fat e pësoi edhe xhamia Arnaudija.

Gjatë luftës në Bosnje më 1992-1995, u shkatërruan gjithsej 614 xhami dhe 307 të tjera u dëmtuan.

Gjithashtu u shkatërruan ose u dëmtuan edhe 353 kisha katolike dhe 125 kisha ortodokse./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndërtimi i rrugës Sapniq – Nashpall merr mbështetje financiare mbi gjysmë milioni euro

Published

on

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin e projektit: “Ndërtimi i rrugës Sapniq – Nashpall”.

Vlera e përgjithshme e projektit është 661,228.00€.

MMPHI-ja financon me 400,000.00€, ndërsa Komuna e Rahovecit e financon projektin me 261,228.00€./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

ATK fton ndërtuesit të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Identifikues të Biznesit / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.

Bazuar në Planin Strategjik 2015-2020 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2019, ATK ka hartuar Planin e  Veprimit për realizimin e aktiviteteve te bizneset me veprimtari ndërtimore, ku do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilat nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor.

Në fokus të veçantë, do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, si në vijim:

Grupi i synuar:

  • Ndërtimi i ulët dhe i lartë

Bizneset, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si:

Muratorët, Armaturë punuesit, Betonime, Gërmimet e dheut, Punuesit e kulmeve, Prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, Elektricistët, Instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, Montuesit e parketit/laminatit, Montuesit e qeramikës, Suvatuesit – fasada, Prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkonëve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj.

Objektivat:

  • Verifikimi i regjistrimit të aktivitetit
  • Verifikimi i lëshimit të kuponëve fiskal / faturave tatimore
  • Verifikimi i Pasqyrave financiare – Fitimit Bruto / Neto
  • Verifikimi i deklarimeve / qarkullimit real
  • Verifikimi i shpenzimeve reale kundrejt qarkullimit – Fitimit Bruto / Neto të deklaruar
  • Verifikimi i pagesave në Tatimet Direkte
  • Verifikimi i pagesave të TVSh-së
  • Verifikimi i numrit të punëtorëve – Pagesave të Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale
  • Verifikimi i humbjes së vazhdueshme
  • Verifikimi i kreditimit të vazhdueshëm
  • Verifikimi i pagesave kundrejt fitimit
  • Verifikimi i investimeve
  • Regjistrimi i stokut
  • Identifikimi i mallrave pa origjinë dhe dokumenteve fiktive
  • Etj.

ATK, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending