Connect with us

Infrastrukturë

ATK fton ndërtuesit të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Identifikues të Biznesit / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.

Bazuar në Planin Strategjik 2015-2020 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2019, ATK ka hartuar Planin e  Veprimit për realizimin e aktiviteteve te bizneset me veprimtari ndërtimore, ku do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilat nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor.

Në fokus të veçantë, do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, si në vijim:

Grupi i synuar:

  • Ndërtimi i ulët dhe i lartë

Bizneset, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si:

Muratorët, Armaturë punuesit, Betonime, Gërmimet e dheut, Punuesit e kulmeve, Prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, Elektricistët, Instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, Montuesit e parketit/laminatit, Montuesit e qeramikës, Suvatuesit – fasada, Prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkonëve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj.

Objektivat:

  • Verifikimi i regjistrimit të aktivitetit
  • Verifikimi i lëshimit të kuponëve fiskal / faturave tatimore
  • Verifikimi i Pasqyrave financiare – Fitimit Bruto / Neto
  • Verifikimi i deklarimeve / qarkullimit real
  • Verifikimi i shpenzimeve reale kundrejt qarkullimit – Fitimit Bruto / Neto të deklaruar
  • Verifikimi i pagesave në Tatimet Direkte
  • Verifikimi i pagesave të TVSh-së
  • Verifikimi i numrit të punëtorëve – Pagesave të Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale
  • Verifikimi i humbjes së vazhdueshme
  • Verifikimi i kreditimit të vazhdueshëm
  • Verifikimi i pagesave kundrejt fitimit
  • Verifikimi i investimeve
  • Regjistrimi i stokut
  • Identifikimi i mallrave pa origjinë dhe dokumenteve fiktive
  • Etj.

ATK, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Asfaltohet rruga Sllatinë e Epërme – Ramjan të Vistisë

Published

on

Në kuadër të projekteve infrastrukturore në Komunën e Vitisë, ka filluar sot edhe asfaltimi i rrugës Sllatinë e Epërme – Ramjan.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar për së afërmi këtë rrugë dhe u prit nga shumë banorë të këtyre lokaliteteve.

Ata u shprehën të kënaqur dhe falënderues ndaj kryetarit Haliti për angazhimin të tij maksimal në teren dhe realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve jo vetëm në Sllatinë e Ramjan, po në çdo lokalitet.

Kjo rrugë përveç që lidhë dhe i ofron mes vete këto dy lokalitete, ua lehtëson edhe qarkullimin banorëve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Webber fiton kontrata me vlerë 1.2 miliardë dollarë në Amerikën e Veriut

Published

on

Firma e ndërtimit Webber ka fituar 10 projekte të reja ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Amerikën e Veriut që arrijnë në 1.2 miliardë dollarë.

Webber me bazë në Hjuston është një degë e kompanisë evropiane të infrastrukturës Ferrovial dhe ka fituar një sërë projektesh në lidhje me përmirësimin e rrugëve, ndërtimin e urave dhe impiantet e trajtimit të ujit.

10 kontratat përfshijnë dy në Teksas për Departamentin e Transportit të Teksasit:

IH 27 në Randall County: 312.5 milion dollarë: Projekti për Departamentin e Transportit të Teksasit, shtrihet 6.9 milje, duke shtuar një korsi shtesë në IH 27 në Randall County. Pas përfundimit, ai do të ndihmojë në mbështetjen e rritjes së trafikut të mallrave në korridorin “Ports to Plains” midis Laredo, TX dhe Denver, CO.

Autostrada (SHBA) 60 Parmer County në Friona: 69.9 milionë dollarë: Projekti 5.3 milje i gjatë për Departamentin e Transportit të Teksasit përfshin ndërtimin e korsive të nxitimit dhe ngadalësimit, një kuvertë ure dhe mure dheu të stabilizuara mekanikisht (MSE). Ky projekt do të lejojë një hyrje më të sigurtë në US 60 për volumin e lartë të automjeteve industriale dhe të rënda që operojnë në zonë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Auditori: NPB-ja shkurtoi afatin për tenderin mbi 300 mijë euro për riparim të rrugëve pa arsyetim të qëndrueshëm

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka shkurtuar pa ndonjë arsyetim të qëndrueshëm afatin kohor për dorëzim të ofertave në tenderin mbi 300 mijë euro për riparim të rrugëve.

Sipas raportit të auditimit për vitin 2023 për NPB-në, kjo ndërmarrje publike lokale afatet kohore për tenderin “Riparimi i Rrugëve Urbane dhe Rurale” në vlerë 313 mijë euro, i ka shkurtuar për 7 ditë, nga 20 ditë sa duhet të jetë sipas ligjit, në 13 ditë.

“Afati kohor për dorëzimin e tenderëve/aplikacioneve është shkurtuar me arsyetimin se natyra e punëve ka të bëjë me intervenime urgjente” – thuhet në gjetjen e ZKA-së, shkruan Kallxo.com

Në lidhje me këtë, sipas ZKA-së, Departamenti i Monitorimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), ka vlerësuar se nuk ka pasur ndonjë detyrim emergjent, duke marrë parasysh lëndën dhe natyrën e aktivitetit.

“..andaj ka rekomanduar NPB-në të veprojë sipas nenit 44 të LPP-së dhe këtë aktivitet të prokurimit ta realizojë me afate të rregullta, mirëpo ky rekomandim nuk ishte zbatuar nga ndërmarrja” – thuhet tutje në raport.

Në gjetjen e saj, Zyra Kombëtare e Auditimit ka thënë se shkurtimi i afateve pa arsyetime bindëse dhe të bazuara ligjore, mund të kufizojë konkurrencën dhe për rrjedhojë mosmarrjen e ofertave më të përshtatshme për kompaninë.

Me këtë gjetje të ZKA-së, Ndërmarrja Publike Banesore është pajtuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending