Ky është arkitekti që po kundërshton ndërtimin e xhamisë në vendin pranë Postës

0
Xhamia

Kundërshtimi i xhamisë e cila ishte planifikuar të ndërtohet në lagjen “Dardania” në Prishtinë po vazhdon të ballafaqohet me kundërshtime. Kundër ndërtimit të xhamisë në këtë lokacion është edhe arkitekti Xhelal Llonçari.

Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se hapësira që i është ndarë ndërtimit të saj është tejet i ngushtë.

“Jam kundër xhamisë aty. Objektet janë të lidhura me hapësirën, mendoj që ai lokacion është denigrues për xhaminë qendrore në Prishtinë. Nga ana profesionale, hapësira është tejet e ngushtë, nuk ka hapësirë në kuptimin e plotë dhe të ndjehet fryma e kultit fetar. Aty e kemi një objekt që është i dhunuar. Kjo po ndodh me shumë objekte”, ka thënë Llonçari.

LEXO SE PSE ËSHTË E BLLOKUAR HYRJA NË AUTOSTRADË NGA VETERNIKU DHE KUR DO TËT RREGULLOHE

“E njëjta gjë është me operë dhe me bibliotekë. Kjo është filozofi oportuniste e pushtetit. Janë për vota, jepja xhaminë, jepi çdo gjë. E ndërton një xhami, por çka ke bërë me atë punë?”, ka pyetur ai.

Ky projekt i xhamisë është kundërshtuar edhe nga një grup i qytetarëve të cilët kanë bërë edhe një peticion me pretekstin se kjo xhami nuk përkon me planin i cili është paraparë për këtë lagje. E në anën tjetër përfaqësuesit e BIK-ut kanë potencuar se gjithçka është duke shkuar brenda rregullave dhe ligjit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here