Aktuale
Hyrja e autostradës në Veternik ende e bllokuar, Zharku tregon kur rregullohet [video]
Autostradës 800 milionëshe, ku afërsisht një kilometër ka kushtuar 12 milionë euro ende nuk i është vënë pika. Ajo ka ende probleme.
Ka një periudhë të gjatë kohe që hyrja në autostradë prej Veternikut të Prishtinës ngushtohet. Shenjat tregojnë se nuk duhet kaluar në anën e majtë të hyrjes, raporton Ndertimi.info.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka thënë për Ndërtimi.info se ky problem është diskutuar me Bechtel-Enkan, teksa tregon për shkakun.
“Kemi të bëjmë më rrëshqitje të dheut deri në 20 metra në thellësi, që thjeshtë me thënë është një rrëshqitje e dheut e paparaparë”, tha Zharku.
Sipas tij, Bechtel-Enka ka gërmuar në thellësi për të futur pilotë që stabilizojnë dheun, teksa përmend edhe afatin e kryerjes së punimeve.
“Ata kanë kërkuar një kohë, që të shohin se a po lëviz dheu. Besojmë që brenda vitit do të rregullohet”.
Ndertimi.info ka pritur me shumë se dy javë për një përgjigje nga kompania Bechtel-Enka, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.
Kostot për rregullimin e këtij problemi do t’i mbajnë Bechtel-Enka.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë3 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë3 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë3 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Aktuale3 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku
You must be logged in to post a comment Login