Connect with us

Aktuale

Kosova dhe ndryshimet klimatike – ku jemi dhe çka duhet të bëjmë? – Fjollë Caka

Published

on

Ndryshimet klimatike janë ndryshime më afatgjate në sistemin klimatik, kryesisht të shkaktuara nga veprimet njerëzore, fakt ky i aprovuar nga më shumë se 99% e punimeve të krijuara shkencore sipas një studimi të ri nga Cornell.

Aktivitetet njerëzore, të tilla si gjenerimi i energjisë me lëndë djegëse fosile, ndryshimet në shfrytëzim të tokës, si dhe në preferenca të konsumit, kanë kontribuar në rritjen e emisioneve të gazrave serrë në nivel të paparë.

Sipas raportit të fundit të IPCC-së, Ballkani Perëndimor (si rajon malor) konsiderohet si një nga pikat e nxehta të ndryshimeve klimatike në botë, ndërsa për shkak të kapaciteteve dhe burimeve të kufizuara për t’u përshtatur me ndikimet e parashikuara, është mjaft i ndjeshëm.

Pasi që Kosova pritet të përjetojë rritje të shpeshtësisë dhe intensitetit të ndikimeve klimatike tashmë të vazhdueshme, është thelbësore që të përshtatet me ndryshimet e parapara dhe të reduktohen rreziqet, cenueshmëritë dhe humbjet ekonomike.

Pavarësisht nga zotimet klimatike të marra përsipër me Marrëveshjen e Parisit, bota ende nuk është në rrugën e duhur drejt tkurrjes së ngrohjes globale në 1.5oC.

Një rekord i ri i koncentrimeve globale të dioksidit të karbonit në atmosferë në 412.5 ppm u arrit në vitin 2020, nivel ky më i lartë se në çfarëdo kohë gjatë 800,000 viteve të fundit! Nëse punohet pa ndonjë ndryshim, ngrohja globale do të vazhdojë me ritëm më të shpejtë, duke sjellë ndikime më të rënda klimatike gjithkund, si dhe shumë të panjohura.

Kosova nuk është anëtare e UNFCCC-së, e as nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Parisit, prandaj nuk dorëzon Kontributet e Përcaktuara Kombëtare, e as raporte për progresin në përmbushjen e caqeve.

Megjithatë, Kosova është nënshkruese e Traktatit të Energjisë, ku edhe pse kontributi i saj në emetimet globale është pothuajse i papërfillshëm, Kosova është zotuar të reduktojë emisionet e saj lidhur me energjinë për 25% deri në vitin 2020.

Edhe pse vendi ka deklaruar të jetë në rrugën e duhur të përmbushjes së këtyre objektivave (që më vonë u duk të ishte arritur për shkak të djegies së druve të zjarrit (biomasë)  nga ekonomitë familjare, por jo me investime në energjinë e ripërtërishme) dhe ka shprehur vullnetin për të ngritur zotimet e saj, gjithsesi, emisionet nga energjia mbeten më të lartat në vend, duke qenë 86% të emetimeve totale në 2019.

Ndërsa Kosova harton Strategjinë e saj Kombëtare të Zhvillimit dhe Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, është qenësore të shtrohet rruga drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë, si dhe adaptimit ndaj ndikimeve të parashikuara të ndryshimeve klimatike, bazuar në procese planifikimi të bazuara në fakte, të mirëinformuara dhe gjithëpërfshirëse.

Masat e mundshme të dekarbonizimit përfshijnë rritjen e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesa, përhapjen më të gjerë të burimeve të ripërtërishme dhe depozitimin në bateri, përmirësimin e transportit publik dhe infrastrukturës së ecjes dhe çiklizmit, rigjenerimin e pyjeve, promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës bujqësore dhe praktikave të prodhimit të ushqimit, si dhe menaxhimin e duhur të mbetjeve.

Këto masa jo vetëm që kontribuojnë në uljen e ndotjes së lartë të ajrit në vend dhe ndikimit të saj rajonal, por kontribuojnë edhe në uljen e emisioneve të gazrave serrë në vend, krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies. Prandaj, Kosova duhet të nxisë e mirëmbajë partneritete me shumë palë dhe të zhvillojë plane realiste drejt përshpejtimit të reduktimit të shputës së karbonit në vend.

Fjollë Caka është arkitekte, sociologe, urbaniste si dhe kandidate për doktoraturë në Menaxhim Mjedisor, Ambasadore e Klimës. Ky opinion është shkruar për Europe House)./Media Ndërtimi.

Aktuale

Hapni dyert për instalimin e Valvulës Termostatike nga ekipet e autorizuara të Prishtina HeatSave

Published

on

Hapni dyert për ekipet e autorizuara ashtu që të përfitoni pajisjet si dhe instalimin e tyre falas. Pas nëntorit, këto pajisje së bashku me instalim do të kushtojnë deri në 500 euro për konsumator.

Andaj, nëse nuk do të jeni në shtëpi në datat e paralajmëruara për instalim në lagjen tuaj, ju lutem kontaktoni në 080099000 sa më parë, që të mos humbisni rastin për instalimin e pajisjeve të reja për radiatorët tuaj si:

Valvulës Termostatike e cila rregullon qarkullimin e ujit të ngrohtë nga sistemi i Ngrohtores Termokos deri tek radiatori.

Termo-Kokës e cila ndihmon në përcaktimin e temperaturës në radiator. Rrotullojeni për të caktuar temperaturën dhe për të kontrolluar shpenzimet e energjisë.

Alokatorit cili vendoset në radiator për të matur temperaturën dhe për të përcjellur shfrytëzimin e energjisë.

Prishtina HeatSave është investim 10M dollarësh nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) & Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), me qëllim të modernizimit të sistemit të matjes së shpenzimeve të ngrohjes përmes Termokos./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Raporti i UN-Habita alarmon qytetet botërore

Published

on

UN-Habitat sapo ka publikuar Raportin e tij vjetor të Qyteteve Botërore gjatë sesionit të njëmbëdhjetë të Forumit Urban Botëror, i cili u zhvillua në Katowice, Poloni nga 27 qershor deri më 30 qershor 2022.

I titulluar “Parashikimi i së ardhmes së qyteteve”, pikat kryesore të publikimit të vitit 2022 janë njohuri për të ardhmen e sferës urbane, bazuar në “tendencat, sfidat dhe mundësitë ekzistuese, si dhe kushtet përçarëse, duke përfshirë mësimet e vlefshme nga pandemia COVID-19”.

Në fakt, ai synon t’u paraqesë qyteteve mënyra për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme dhe për të adresuar çështjet aktuale.

Meqenëse popullsia globale që jeton në zonat urbane do të rritet nga 56 përqind në 2021 në 68 përqind në 2050, kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, transformimi i qyteteve tona për të arritur një të ardhme më të mirë duhet të jetë një interes global.

Duke pasur nevojë urgjente për “zgjidhje inovative për zonat urbane për t’iu përgjigjur kësaj krize të trefishtë C të COVID, klimës dhe konfliktit”, siç deklarohet nga Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Drejtori Ekzekutiv i UN-Habitat Maimunah Mohd Sharif, Raporti i Qyteteve Botërore 2022 bën thirrje për më shumë angazhim nga qeveritë kombëtare, rajonale dhe lokale dhe inkurajon adoptimin e mëtejshëm të teknologjive inovative dhe koncepteve të jetesës urbane./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Studentët e Arkitekturës të UP-së eksplorojnë ndërtimin e zonave urbane në Cottbus të Gjermanisë

Published

on

Studentët Behar Iberhysaj, Tringa Rama, Vanesa Nikqi, Dafina Balaj, Marina Frrokaj, ishin pjesë e Summer School – Introverted and Extroverted Spaces: Neë pedagogical approaches to the house and the city, në Cottbus të Gjermanisë, me dt. 11.06.2022 – 19.06.2022. Kjo vizitë është realizuar fal marrëveshjeve që Fakulteti i Arkitekturës ka me profesorët dhe universitetet në Gjermani.

Studentët kanë eksploruar se si është ndërtuar dhe përvetësuar hapësira urbane në disa territore në Cottbus përmes përjetimit të përvojës së tyre.

Gjate hulumtimit dhe punës së bërë janë përdorur metoda etnografike dhe vizuale për të identifikuar hapësirat që janë dhe mund të bëhen të dukshme dhe ato që janë dhe mund të mbeten të padukshme.

Qëllimi i shkollës verore ka qenë të rikonceptohet raporti mes shtëpisë dhe qytetit, duke reflektuar mbi nocionin se pjesët e dukshme dhe dimensionet prezentë e përbëjnë qytetin, ndërsa e padukshmja dhe jo-prezentja përfaqësojnë shtëpinë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending