Connect with us

Prokurim Publik

Komuna e Vitisë largon nga dosja e tenderit ISO standardet jo valide

Published

on

Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, organizata INPO është duke monitoruar edhe aktivitetin e prokurimit me titull: “Rregullimi i Objektit për Inkubator Biznesi”, me numër të prokurimit 657-22-5788-5-2-1 dhe vlerë të parashikuar 494,253.00 Euro, të udhëhequr nga Komuna e Vitisë.

Gjatë monitorimit, INPO ka gjetur se për këtë aktivitet të prokurimit Komuna e Vitisë ka kërkuar një numër shumë të madh të ISO standardeve, përfshirë edhe ISO standardet të cilat nuk janë fare valide. Konkretisht është kërkuar standardi OHSAS 18001, i cili nuk  është valid që nga muaji mars i vitit 2021, pastaj ISO 14001 2004 i cili nuk është valid nga muaji shtator i vitit 2018.

Gjithashtu, Komuna e Vitisë ka kërkuar edhe ISO standardin IEC 27001 2013, i cili është standard ndërkombëtar për menaxhimin e sigurisë së informacionit, dhe standardin ISO 28001 2007, i cili është standard për sistemet e menaxhimit të sigurisë për rrjetin furnizues, ndërsa aktiviteti i inicuar nga Komuna e Vitisë nuk ka të bëjë asgjë me punë të kryera në fushën e informacionit ose teknologjisë, pra këto standarde janë plotësisht jo relevante për aktivitetin në fjalë.

INPO më 06.07.2022, nëpërmjet një reagimi jo publik, ka kërkuar nga Komuna e Vitisë që të largohen të gjitha ISO standardet jo valide dhe ato jo relevante, dhe në Dosje të Tenderit të mbesin vetëm kërkesat e domosdoshme të cilat sigurojnë përmbushjen e kontratës në mënyrë cilësore.

Më 18.10.2022, Komuna e Vitisë, nëpërmjet Formularit B54 – Formulari për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara, ka larguar ISO standardet jo valide dhe ato të cilat kanë qenë jo relevante me natyrën e aktivitetit të iniciuar./Media Ndërtimi.

Prokurim Publik

Fitoi 3 tender mbi 100 mijë euro, menaxheri i Prokurimit në Rahovec dhe një biznesmen mohojnë akuzat

Published

on

Astrit Mullabazi, ushtrues i detyrës së menaxherit të Prokurimit në Rahovec dhe biznesmeni Tahir Bala, të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, i kanë mohuar akuzat për korrupsion.

Mullabazi po ngarkohet se ia ka mundësuar në mënyrë të kundërligjshme një operatori ekonomik që t’i fitojë tre tenderë në Komunën e Rahovecit, të cilat kapin shumën e mbi 100 mijë euro.

Ndërsa, për mashtrim në prokurim publik po akuzohet biznesmeni Tahir Bala, përkatësisht pronari i biznesit që ka fituar tenderët që janë objekt i aktakuzës.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Dëshire Jusaj dhe njoftimit me të drejtat e tyre nga gjykatësi Drilon Haraçia, dy të akuzuarit deklaruan se nuk e pranojnë fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohen.

Pas kësaj, gjykatësi Haraçia i njoftoi ata dhe mbrojtësit e tyre, avokatët Rasim Behluli dhe Myhedin Bekiri se seanca e shqyrtimit të dytë nuk do të mbahet, mirëpo se kanë të drejtë të parashtrojnë me shkrim kërkesën për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Sipas aktakuzës, Astrit Mullabazi po akuzohet se në cilësinë e ushtruesit të detyrës se menaxherit të prokurimit në Komunën e Rahovecit, nga intervali kohor duke filluar nga muaji korrik deri në fund të muajit nëntor të vitit 2019, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare për t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore Tahir Balës, si dhe t’i shkaktojë dëm operatorëve tjerë pjesëmarrës në tenderim.

Tutje, sipas aktakuzës, Mullabazi këtë e ka bërë në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me nenin 24, paragrafi 1 dhe nenin 62, paragrafi 1.1 të Ligjit për prokurimin publik, i ka mundësuar operatorit ekonomik të ofertojë në mënyrë të kundërligjshme si individual dhe në grup të operatorëve ekonomik, pronarit të bizneseve “AGE Group Shpk” dhe “DC Group Shpk”, Tahir Bala, që t’i fitojë tenderët: “Ndërtimi i QMF-së në fshatin Qifllak”, në shumën prej 82 mijë  e 996 euro e 59 centë, tenderin: “Furnizimi me material ndërtimor për merimentim të shtëpive për persona në nevojë”, në shumën prej 8 mijë e 857 euro e 50 centë, tenderin: “Ndërtimi i pllakës përkujtimore Altari i Lirisë”, në shumën prej 13 mijë e 466 euro, duke nënshkruar kontratat e punës për operatorët ekonomik fitues të tenderëve, duke favorizuar operatorin ekonomik në kundërshtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, i akuzuari tjetër Tahir Bala po ngarkohet se gjatë intervalit kohor të lartcekur duke shkelur rregullat për prokurimin publik, gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, i njëjti ka paraqitur dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit të autoritetit kontraktues në cilësinë e personit përgjegjës, pronar i bizneseve “AGE Group Shpk” dhe “DC Group Shpk”, si operator në mënyrë individuale dhe si grup i operatorëve ekonomik ka ofertuar në mënyrë të kundërligjshëm, duke fituar tenderët e lartcekur, në kundërshtim me rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik me nenin 27, paragrafin 5.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Continue Reading

Prokurim Publik

Anulohet tenderi për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë

Published

on

Përmes një njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues, Komuna e Suharekës ka njoftuar se është anuluar aktiviteti i prokurimit “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës Ukë Bytyqi-Faza e dytë”.

Në njoftimin e publikar në sistemin elektronik të prokurimit thuhet që autoriteti kontraktues ketë aktivitet të prokurimit nuk e ka në planin buxhetor siç e ka patur me rastin e inicimit dhe është e pamundur të bëhet edhe zotimi i mjeteve që është kusht për nëshkrim te kontratave publike, raporton SuharekaOnline.

Vendimi për anulim gjithashtu është i bazuar edhe në vendimin e OSHP-së nr.276/21 të datës: 21.07.2022, e që ceket se ka kaluar një kohë relativisht e gjatë që kjo procedurë është në ankesë dhe janë tejkaluar të gjitha afatet kohore.

Rikujtojmë që tenderi “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës Ukë Bytyqi-Faza e dytë” është iniciuar më 2 shator të vitit 2020, dhe nga atëherë ka qenë subjekt i OSHP-së për 4 herë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

Dështon tenderi i NPB-së për vlerësim të rrezikshmërisë në vendin e punës

Published

on

Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A kishte hapur tender për vlerësimin e riskut në vendin e punës, por i njëjti dështoi para dy ditësh pasi gjykata e tenderëve nuk shqyrtoi ankesën e kompanisë që kishte parashtruar ankesëme arsyetimin se ka kaluar kohë e gjatë.

NPB-ja kishte ndarë 11,800 euro, si vlerë të parashikuar për kontratë, me kohëzgjatje 3 muaj për vlerësim të rrezikshmërisë në vendin e punës.Lloji i procedurës së përdorur, për këtë aktivitet të prokurimit është i hapur, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Në përshkrimin e shkurtër të lëndës së këtij tenderi thuhet se bazuar në Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, për herë të parë në vit do të masin kënaqësinë e konsumatorëve në bazë të procedurave përkatëse përmes organizatave kredibile të pavarura, raporton Kallxo.com.

Një vlerësim i tillë ka për qëllim përcaktimin e masave për përmirësimin e shkallës së sigurisë dhe shëndetit të të punësuarve në Ndërmarrjen Publike Banesore, parandalimin e rreziqeve profesionale, eliminimin e faktorëve të rrezikut dhe aksidenteve në vendin e punës, informimit, konsultimit, pjesëmarrjes së balancuar në përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, trajnimit të të punësuarve, përfaqësuesve dhe udhëzimeve të përgjithshme për zbatimin e këtyre parimeve.

Për këtë aktivitet të prokurimit ishin pranuar tri oferta. Kompania “B&M” Sh.P.K me vlerë totale të ofertës  7,462.91 euro, ishte rekomanduar për kontratë.

Me pretendimet se komopania e rekomanduar për kontratë nuk përmbush kapacitetin financiar, kompania tjetër konkurruese “NMA” Sh.P.K,  kishte parashtruar kërkesë për rishqyrtim të vendimit. Kjo kërkesë u refuzua si e pa bazuar.

Sipas kërkesave të këtij tenderi, parashihej trajnimi i 229 punëtorëve për siguri dhe shëndet në punë, trajnimi i tre personave të autorizuar nga punëdhënësi për siguri dhe shëndet në punë.

gjithashtu parashiheshin matjet e kushteve mikroklimatike (temperatura, lagështia e ajrit, rrymimi i tij), në çdo hapësirë pune ku punojnë punëtorët (2 e më shumë), matja e ndriçimit (Lux) në hapësirat e punës, matja e zhurmës (në hapësirat e punës, matja e vibrimit – dridhjeve,  inspektimi dhe testimi i pajisjeve të punës – makinat statike (pajisje me të cilat punëtori e kryen veprimtarinë e tij – Makineritë statike, raporti i inspektimit (matjen e tokëzimit, mbrojtjes së prizave në vendin e punës, PRIZAT, raporti i inspektimit (matjet) e tokëzimit mbrojtjes riziduale –FID, raporti i inspektimit të Rrufepritësit (një matje për një objekt), dokumenti i vlerësimit të riskut në vendin e punës për pozitat e punës, koncepti i deklaratës për siguri dhe shëndet në punë (një raport përmbledhës i shërbimeve), inspektimi i Azbestit dhe gjenerator/pajisje teknike pune./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending