Connect with us

Aktuale

Komuna e Prishtinës ende pa drejtor, funksionon me ushtrues detyre

Published

on

Kanë kaluar që kur kryetari i ri Përparim Rama u betua dhe e mori mandatin zyrtarisht, por ende Komuna e Prishtinës nuk e ka emëruar asnjë drejtor në drejtoritë komunale.

Në një përgjigje elektronike  për RTK-në nga Komuna e Prishtinës thanë se të gjitha drejtoritë janë duke funksionuar në mënyrë të rregullt.

“Ushtruesit e detyrës janë në krye të detyrave dhe na raportojnë rregullisht. I kemi bërë vizitat nëpër të gjitha drejtoritë dhe jemi njoftuar nga afër me të gjitha proceset dhe ekipet në detyrë. Kemi krijuar mekanizmat raportues në ndërlidhshmëri me zyrën e Kryetarit dhe këshilltarëve të tij, të deleguar drejtpërdrejt me mandate mbikëqyrëse për secilën drejtori”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të kryetarit të Komunës.

“Kjo vonesë është e pafalshme jo për faktin që është e kundërligjshme sepse ligji ende nuk e ka rregulluar sidomos konsumimin e ekzekutivit, por është e pafalshme për punët dhe nevojat e qytetarëve të Prishtinës, shto këtu edhe programin ambicioz dhe vështirë të implementueshme z.Rama. Programi i tij ka një mori premtimesh si në aspektin kapital dhe nuk e di se ku z.Rama e gjen luksin që të pret dy muaj (pas fitores) për t’i emëruar drejtorët. Këtu po vërejmë që kemi të bëjmë me mospajtime politike dhe mos sigurim të koalicioneve. Rama ka thënë se ka koalicion me PDK-në, ndërsa këta të fundit nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë zyrtare që e vërteton atë se çfarë ka thënë Rama. Janë përfolur që nënkryetari i parë do të jetë nga radhët e PDK-së por që ne ende nuk po e shohim një gjë të tillë”, ka deklaruar Qëndrim Arifi nga Iniciativa për Progres.

Përparim Rama ka deklaruar se do të emëroj drejtor në ekzekutivin e Prishtinës profesionist dhe përtej bindjeve politike./Media Ndërtimi.

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Diskutohet zgjedhja e lokacionit në Prishtinë për monumentin e heroit Adem Jashari

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me anëtarin e familjës së komandantit legjendar, Adem Jashari, Bekim Jasharin ku kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë.”, deklaroi krytari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending