Connect with us

Aktuale

Institucionet heshtin në rrënimin e objekteve me material azbesti në lagjen “Lakrishtë”

Published

on

Për dy dite, nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda” dhe banorët e lagjes “Lakrishtë” në Prishtinë ishin të rrezikuar për shkak që objektet të cilat janë rrënuar në këtë lagje, kanë qenë të ndërtuara me material azbesti, material ky i cili ndikon negativisht në shëndetin e njeriut.

Për shkak të këtijë problemi gjimnazi “Xhevdet Doda” ka bërë një njoftim për nxënësit që procesi mësimor nuk do zhvillohet që të mos rrezikohet shëndeti i tyre deri sa të bëhet vlerësimi i hapësirave.

Objektet e rrënuara, janë në pronësi të Ndërmarrjes Publike Banesore e cila ka në plan të ndërtojë një objekt afaristo-banesor prej 20 katesh brenda një periudhe tre vjeçare.

Për të sqaruar këtë problem dhe për ta ditur se si do të veprohet tutje, Media Ndërtimi ka tentuar të marr deklaratë nga Ndërrmarja Publike Banesore, por ata nuk kanë dhënë asnjë përgjigjie për këtë proces.

Pyetjet janë adresuar edhe në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, ku Devisioni për Komunikim ose DKP, nuk kanë kthyer përgjigjie ani pse ata kanë thënë që do përgjigjeshin përmes e-mail-it

Materialet Azbesti, janë cilësuar si katastrofa më e madhe natyrore e shëndetit publik dhe më e keqja është se vret në heshtje.

Amianti, azbesti, eterniti cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin, pasi është gjithkund i përdorur, por pak kush e di seky material mund të vrasë.

Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e amiantit janë kancerogjenë dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm. Kur trupi është i kontaminuar prej tyre shkaktohen sëmundje si: asbestoza, pllakat pleurale, kanceri i mushkërive, mesothelioma, kanceri i laringut dhe kanceri i ovareve.

Për fat të keq fibrat e azbestit mund të “flenë” në trupin e njeriut për 30-40 vjet dhe pas një perudhe kaq të gjatë ato mund të aktivizohen dhe shkaktojnë sëmundje shumë të rënda. /Media Ndërtimi/

Aktuale

Skica e ndërtimit të Pallatit të Rinisë, tashmë edhe në versionin i BIM

Published

on

Ndërtuar mbi skicat dhe vizatimet origjinale, versioni i BIM-izuar (Building Information Modeling) i Pallatit të Rinisë e ka kthyer këtë ikonë të qytetit në ndërtesën e parë digjitale në vend.

Në këtë mënyrë, të gjitha informacionet e nevojshme mbi çfarëdo detaji konstruktiv, cilindo dimension dhe çdo të dhënë tjetër të rëndësishme, është e qasshme menjëherë dhe në çdo kohë, shkruan në njoftimin e Agjencisë këshillimore Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.

Kjo bën të mundur që, për çfarëdo ndërhyrjeje të nevojshme, institucionet komunale dhe palët tjera të interesit, ta kenë informacionin e plotë dhe qind për qind të saktë.

Duke i digjitalizuar ndërtesat publike, të gjitha ndërhyrjet e nevojshme dhe kostot e tyre, mund të dihen në avans. Po ashtu, për çdonjërën ka një historik, i cili ruhet dhe nuk mund të tjetërsohet.

Kjo do të jetë Prishtina digjitale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

‘Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv’, thotë arkitektja meksikane Carrillo

Published

on

Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv dhe dhunës në qytetet kufitare, thotë arkitektja meksikane Gabriela Carrillo.

“[Emigrantët] po ikin nga çështje shumë komplekse në vendet nga janë,” deklaroi në një intervistë për Dezeen, fituesja e Çmimit Dorfman të Akademisë Mbretërore 2023 Carrillo.

“Ne besojmë se ky fenomen ka ndikim në qytetet dhe arkitekturën dhe mënyrën e banimit.

Duhet të ketë burime që mund të lehtësojnë vërshimin e njerëzve që janë pjesë e botës sonë sot – jo vetëm në Meksikë, por kudo”, shtoi ajo.

Infrastruktura dhe shërbimet sociale në qytetet kufitare të Amerikës së Veriut janë nën presion të vazhdueshëm mes një rritjeje të dukshme të migrimit, veçanërisht nga Meksika në SHBA, me gati 2.5 milionë njerëz që përpiqen të kalojnë në vitin 2023.

Carrillo tha se meksikanët po ikin gjithnjë e më shumë “krizës humanitare të fatkeqësive natyrore dhe zhvendosjeve të detyruara për shkak të dhunës”.

Shumë nga emigrantët që tentojnë të kalojnë në SHBA janë nga vende të tjera përveç Meksikës dhe shpesh përfundojnë të mbërthyer dhe të varfër në qytetet kufitare meksikane pasi u larguan nga forcat amerikane të sigurisë.

Megjithatë, Carrillo vuri në dukje gjithashtu se projektet e mëdha arkitekturore nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë.

“Operimi, mirëmbajtja, organizimi i një projekti në shkallë më të gjerë kërkon logjistikë më komplekse,” tha ajo.

Ajo beson se një pjesë e instinktit për të përdorur muret si masë sigurie është më shumë një çështje zakoni sesa e rrënjosur në idetë për arkitekturën apo urbanizmin.

“Problemi është se ne jemi mësuar dhe përsërisim veprime; ne e përsërisim atë arkitekturë dhe ne përsërisim atë mënyrë të të bërit arkitekturë. Kjo ide e ndërtimit të madh është gjithashtu ideja e një bote kapitaliste dhe perëndimore, por ne kemi një mundësi për të rikrijuar veten. Ka shumë optimizëm pas punës sonë.”, tha Carrillo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria e Pejës sekuestron ekskavatorë e kamionë nga një eksploatues i zhavorrit

Published

on

Pesë bagerë, tre nga ta ekskavatorë dhe dy lugë ngarkuese si dhe katër kamionë janë sekuestruar gjatë një aksioni që është realizuar të mërkurën, më 12.06.2024, me urdhër të Prokurorisë së Pejës.

Makineritë e rënda për përpunimin e zhavorrit e gurit dyshohet se janë përdorur për të shkatërruar apo degraduar natyrën.

Kallxo.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçin, i cili konfirmoi aksionin e të mërkurës.

Sipas tij, një kompani po kryente vepër penale në seperacionin i cili gjendet në fshatin Ozdrim të Pejës.

Pronari i kompanisë dyshohet se ka kryer veprën penale të ndotjes, degradimit ose shkatërrimit të mjedisit.

Në fotografitë të cilat i ka siguruar Kallxo.com janë disa prej makinerive që janë sekuestruar nga njëri nga prokurorët e Pejës në një rast që ka trajtuar ditëve të fundit.

“Janë në kuadër të veprimeve të shumta hetimore që janë bërë në lidhje me këto çështje që prekin degradimin e natyrës. Mund të ju konfirmoj se janë sekuestruar makineri nga një kompani në lidhje me këtë rast” – tha Nikçi./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending