Connect with us

Aktuale

Mërgimtari angazhohet për të pastruar lumin në Zhegër, por banorët rezident hedhin përsëri mbeturina

Published

on

Vetëdija qytetare është çelës që të hapë horizonte për ta parë jetën me sy  më të mirë. Kryesisht me veprimet tona ne po dëshmojmë se jo vetëm që nuk e duam veten dhe jetën, por ne jemi njerëz shkatërrues të të gjitha të mirave që na rrethojnë. Si mund të flitet për vetëdije të lartë qytetare ndaj rrethit ku jetojmë, kur ne s’dimë të vlerësojmë rëndësinë e tokës e as të ujit. Ne s’dimë thjeshtë të vlerësojmë lirinë tonë për të jetuar në pastërti.

Kur qëllimisht, nisesh nga shtëpia me thasë bërlloku mbi shpinë për t ‘shkuar që t’i hedhësh në lum, ti nuk je asgjë tjetër pos një barbar që jeton fatkeqësisht n ‘ketë shekull.

Fshati Zhegër, në komunën e Gjilanit ka një pozitë tejet të mirë gjeografike. Si shumë fshatra të Kosovës të lënë pas dore nga dora e shtetit në ndërtimin e infrastrukturës së saj, për të më së shumti janë kujdesur mërgata e tij duke u organizuar qoftë në forma shoqërore qoftë private.

Është punuar në mirëmbajtjen e varrezave, janë ndërtuar dhjetëra shtëpi për të pastrehët, mirëmbahen e ushqehen edhe sot e kësaj dite familje skamnore me gjëra elementare për jetë, janë grumbulluar mjete financiare për shërim të dhjetëra personave jo vetëm brenda Kosovës… Shkurt, ky fshat megjithatë nuk i është edhe aq mirënjohës djersës së mërgatës. Nuk i është mirënjohës, e theksoj me shumë këmbëngulje sepse mërgata sa herë ndodhet edhe atje investohet vet praktikisht për të sensibilizuar banorët e fshatit për mirëqenie më të mirë sociale.

Një shembull të sensibilizimit rreth ruajtjes së pastërtisë së mjedisit, këtë vjeshtë e kishte bërë edhe Jusuf Idrizi nga ky fshat i cili jeton prej më se tridhjetë vite në Gjenevë ku është e përqendruar pjesa më e madhe e mërgatës nga Zhegra.

Ai me vetiniciativë më datën 18 shtator të këtij viti angazhon financiarisht dy punëtorë për të pastruar shtratin e lumit që është në një distancë prej 300 metrave nga shtëpia e tij.

Konkretisht ai ka pastruar jo vetëm nga mbeturinat e hedhura në lumë, por edhe të gjitha çrregullimet tjera në të dy anët e lumit që përfshinte një distancë prej disa qindra metrave.

Ju përkujtojmë pra se përmes fshatit Zhegër kalon lumi i Karadakut që derdhet në lumin Moravë.

Në këtë lum peshkohej dhe notohej ditëve të nxehta vere.

Sot, ngrohja klimatike e globit nuk kalon pa u parë as këtu. Sasia e ujit është ulur mbi 80%. Nuk ka më peshq, e as vend ku të freskohen fëmijët.

Jo vetëm kaç, ngrohja globale sikur ka   « stërngrohur koka» të shumë banorëve. Ata tani e kanë shndërruar lumin në deponi bërlloku në bashkëpunim me strukturat politike që kanë qeverisur për njëzet vite.

Zotëri Idrizi pas datës 18 shtator kthehet në Zvicër duke e lënë të paktën shtratin e lumit të pastër para shtëpisë së tij. I kënaqur që ka realizuar edhe këtë herë këtë punë modeste që e bënë çdo vit Jusufi  kthehet sërish në vendlindje më 5 tetor.

Ç’farë të shoh, përpara shtëpisë së tij, me thasë në shpinë e me « kolica » të ngarkuara, fshatarët e tij, kishin ardhur dhe nga ura që lidhë shtëpinë e tij me fshatin (urë poashtu private që ai vet e ka ndërtuar) kishin hedhur mbeturinat në lum!

Nuk mund ta marrë me mend se si është ndjerë ai në ato momente.

Më tha se në lum kishin hedhur edhe televizor! Po, po, televizor. E ju sigurisht e dini se çfarë materie toksike mund të shpërndajë ai në ujë e në natyrë.

Vetëdija qytetare është çelës që të hapë horizonte për ta parë jetën me sy  më të mirë. Si duket në Zhegrën e Idriz Seferit, në Zhegrën e Agim Ramadanit, në Zhegrën e Xherdan Sheqirit, banorët nuk e duan shëndetin e tyre, nuk e duan mjedisin e pastër, nuk e duan ardhmërinë e brezave që vijnë pas tyre.

Qëllimi i gjithë këtij shkrimi është denoncim me zë kundër ambientit të ndotur, kundër atyre njerëzve që s’janë asgjë tjetër pos shkatërrues që jo vetëm nuk e dinë rëndësinë e ujit e të tokës por nuk kanë asnjë fije turpi për dëmin që i bëjnë shëndetit në përgjithësi. (Ky tekst është shkruar nga ambientalistja Mirishahe Limani Hiler)./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Një kompani ndërtimi kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending