Connect with us

Aktuale

Hoteli i parë i ndërtuar nga akulli shndërrohet në atraksion turistik në Suedi

Published

on

Një martesë në kishëz të akullit është një atraksion i vërtetë

Hoteli i bërë nga akulli në Suedi edhe këtë dimër u ka përgatitur një përvojë të paharrueshme vizitorëve të vet, ku kanë marrë pjesë shumë artistë nga vendet e gjithë botës.

Pamje të paharrueshme presin të mysafirët në dhomat e akullit dhe barin e akullit, por një martesë në një kishëz akulli pranë Qarkut të Arktikut është një atraksion i vërtetë.

Qyteza Jukkasjärvi, 200 km në veri të Qarkut të Arktikut, me pak më shumë se 500 banorë, ka qenë një destinacion i famshëm turistik për dekada, falë një hoteli atraktiv të bërë nga bora dhe akulli, me ujë nga lumi Torna aty pranë.

Hoteli i akullit përbëhet nga një godinë që është e hapur gjatë gjithë vitit, Icehotel 365, dhe një pjesë sezonale, e cila hapet në dhjetor dhe zgjat deri në ditët e para të pranverës. Përveç ndërtesave të akullit, hoteli ka edhe një ndërtesë klasike, me ngrohje me dhoma dhe ambiente të tjera hoteliere, ndaj akomodimi në Icehotel kombinon qëndrimin në këto dy hapësira.

Icehotel 365 u hap në vitin 2016 dhe u projektua nga arkitekti suedez Hans Eek. Në një sipërfaqe prej 2100 metrash katrorë ndodhen 20 apartamente, një bar Ice dhe një galeri akulli. Duke marrë parasysh që është tërësisht prej akulli, ruan një temperaturë konstante prej -5 gradë Celsius, gjë që e ndihmojnë edhe panelet diellore.

Hoteli i akullit vizitohet çdo vit nga rreth 70,000 njerëz. Shumica prej tyre nuk e kanë kaluar kurrë natën në temperatura nën zero, apo edhe në një thes gjumi. Për ata që vendosin për këtë aventurë, hoteli ofron çanta të veçanta gjumi të përshtatshme deri në -25C, që është më se e mjaftueshme për një qëndrim të rehatshëm.

Në hotelin me akull, i cili funksionon vetëm gjatë dimrit, nuk ka dyer mes dhomave, ndaj në mëngjes stafi i hotelit hap perdet ndarëse dhe zgjon mysafirët me lëng të ngrohtë boronicë. Kur dalin nga hoteli i akullit, ose kur lëvizin në pjesën e ngrohtë, mysafirët marrin një diplomë me informacion mbi datën e qëndrimit të natës dhe temperaturat brenda dhe jashtë hotelit në atë kohë. Për ata që vendosin të martohen në këtë vend të jashtëzakonshëm, është parashikuar një sallë akulli për ceremoninë, nga dhjetori deri në prill, kur akulli do të shkrihet. Ndryshe çdo vit, kjo sallë dizajnohet nga artistë të përzgjedhur nga vende të ndryshme të botës.

Kapaciteti i sallës së ceremonive është 35-40 të ftuar, dhe për qëndrimin dhe festën e tyre ka 35 suita akulli të punuara me dorë, si dhe një sallë kryesore spektakolare me llambadarë dhe kolona akulli.

Hoteli i akullit dhe kapela e akullit, që ekziston në këtë formë prej vetëm disa muajsh, garantojnë një atmosferë unike dhe foto të papërsëritshme për porsamartuar.

Për një qëndrim në hotel nevojitet një përgatitje e mirë, para së gjithash është e rëndësishme zgjedhja e veshjeve, ndaj hoteli këshillon që të jetë një gardërobë me shtresa, termike, funksionale, mundësisht prej leshi, me çizme, kapele dhe doreza të detyrueshme.

Çelësi janë shtresat e holla që mundësojnë ajrim të mirë dhe ruajnë nxehtësinë e trupit, të bëra nga materiale që marrin frymë dhe parandalojnë djersitjen. Megjithëse temperatura e brendshme mbahet në -5C, temperatura e jashtme mund të bjerë në -40C, kështu që mysafirët do të marrin këshilla shtesë për veshjen dhe sjelljen nëse planifikojnë aktivitete në natyrë./Media Ndërtimi

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending