Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Hapën dyert e shtëpisë së Hivzi Sulejmanit me Rezidenca 17 në Prishtinë

Published

on

Me një ceremoni të vogël janë hapur dyert e shtëpisë së Hivzi Sulejmanit, tani më Rezidenca 17 në lagjen Taslixhe të Prishtinës.

Nita Zeqiri nga Shtatëmbëdhjet, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës Donjeta Sahatçiu dhe Nol Binakaj nga CHwB Kosova prezantuan para të pranishmëve punën që këto organizata dhe institucione kanë bërë në jetësimin e objektit ku do të shpaloset programi rezidencial.

Artist/e dhe kurator/e ftohen përmes thirrjeve të hapura për t’iu bashkuar rezidencave tematike lokale dhe rezidencave e shkëmbimeve ndërkombëtare.

Rezidencat artistike kontribuojnë në rritjen e rrjeteve mes artistëve por edhe në kërkimin dhe prodhimin e veprave të artit të cilat trajtojnë tema sociale përmes praktikave të ndryshme të artit bashkëkohor krahas kushteve që këto praktika sot zbatohen.

Një pjesë e madhe e punëve në funksionalizim të hapësirës tashmë ka përfunduar, falë bashkëpunimit me CHwB Kosova me kampin e organizuar për restaurim dhe ripërdorim të moblijeve të vjetra. Po ashtu edhe mbështetjes nga Kooperativa – Regional Platform for Culture dhe Komuna e Prishtinës me të cilën Shtatëmbëdhjetë vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje për menaxhim dhe funksionalizim të objektit./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Kombinim harmonik i vlerave të ndryshme etnike në shtëpitë e Janjevës

Published

on

Nëse keni shëtitur ndonjëherë nëpër rrugët e Janjevёs, sixhadeja e gjallë e trashëgimisë kulturore, fetare dhe natyrore padyshim do të të kishte tërhequr vëmendjen.

Është një kombinim harmonik i vlerave të ndryshme etnike që bashkëjetojnë bukur në këtë vend të jashtëzakonshëm. Janjevё, me thesaret e saj historike dhe arkitekturore, së bashku me trashëgiminë e saj kulturore jomateriale, qëndron si një dëshmi e unitetit midis komuniteteve të ndryshme.

Pashko Ivanoviqit, si shumë të tjerëve, i kujtohen shumë kujtime të dashura të fëmijërisë teksa ecën në rrugët e vjetra të Janjevёs. Ai ishte 11 vjeç kur familja e tij u nis për në Kroaci – por me kënaqësi kthehet në vendin e tij të origjinës një ose dy herë në vit.

“Unë u ktheva për herë të parë në vitin 2003 dhe ishte një ndjenjë e çuditshme sepse gjithçka dukej më e vogël. Megjithatë, për shkak të të gjitha kujtimeve dhe rrugëve të njohura ku luaja si fëmijë, m’u duk sikur të kthehesha në shtëpi”, thotë Pashko.

Familja e Pashkos banonte në një nga shtëpitë më të vjetra në Janjevё. Fatkeqësisht, kalimi i kohës ka bërë të vetën, duke e lënë shtëpinë në nevojë të madhe për restaurim për shkak të dëmtimeve të konsiderueshme.

“Shtëpia jonë mbart historinë e familjes sonë por gjithashtu mishëron thelbin e trashëgimisë multikulturore të Janjevёs”.

Pashko kujton me dashuri kohët kur ai i ndihmonte prindërit e tij në punëtorinë në katin e parë të shtëpisë së tij – ku ata bënin lodra dhe korniza plastike. Edhe tani, teksa ai viziton shtëpinë, prania e makinës së vjetër të prodhimit ngjall kujtime nostalgjike.

Shtëpia e familjes së tij – në mesin e 14 shtëpive të tjera në Qendrën Historike do të rehabilitohet dhe restaurohet – duke ruajtur vlerat kulturore dhe historike, si pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore si nxitës për ringjalljen ekonomike të Janjevës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.+

Kjo përpjekje synon të ruajë vlerat kulturore dhe historike të këtyre shtëpive, duke kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm të turizmit në Janjevё. Pasi të rigjallërohet, shtëpia e familjes së Pashkos do të shndërrohet në një shtëpi pritëse, e cila do të mirëpresë vizitorët.

Aktualisht po kryhen ndërhyrje emergjente për restaurimin dhe konsolidimin e strukturave në nëntë prej shtëpive më të dëmtuara. Projekti gjithashtu parashikohet të nisë punimet infrastrukturore për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjithë Janjevёn.

Me investimin e Komunës së Lipjanit, punët infrastrukturore në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit do të shtrihen në tërë fshatin. Këto zhvillime ofrojnë një bazë solide për rritjen e turizmit në zonë.

Pashko, i shoqëruar nga një grup miqsh, së fundmi vizitoi Janjevёn me një plan ambicioz në mendje.

“Ne e kemi diskutuar shpesh idenë e hapjes së një fabrike birre artizanale. Me shtimin e elementeve turistike dhe disponueshmërinë e akomodimit, do të bëhet shumë më e lehtë për ne”.

Pashko pret me padurim ringjalljen e Qendrës Historike të Janjevёs, duke besuar se ajo jo vetëm që do të tërheqë investime, por edhe do të fuqizojë turizmin.

Projekti “Trashëgimia kulturore si nxitës për ringjalljen ekonomike të Janjevё” jo vetëm që fokusohet në restaurimin e 14 shtëpive më të rrezikuara, por gjithashtu synon të fuqizojë banorët e Janjevё/Janjevo. Nëpërmjet programeve të zhvillimit të aftësive dhe granteve të vogla për bizneset e reja dhe ekzistuese, projekti synon të krijojë mundësi pune dhe të nxisë rritjen socio-ekonomike në rajon.

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Ministri Çeku: Përmes Programit Kombëtar investimet po i vazhdojmë në shumë muze

Published

on

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, ka prezantuar pamjet e ekspozitës së përhershme brenda Muzeut Arkeologjik të Prizrenit, që pasqyron trashëgiminë e pasur që ka vendi.

“Përmes Programit Kombëtar të Muzeve investimet po i vazhdojmë edhe në shumë muze, me shtrirje në gjithë territorin e shtetit.

Muzetë Etnografik në Pejë, Deçan e Gjakovë, Muzeu i Burgut të Prishtinës, Muzeu i Nënës Terezë në Prizren janë disa nga shembujt e punëve tona të mira. E këtë vit vendit tonë iu shtua edhe një muze unik, ai i Hidroelektranës në Prizren.

Në vijim, themelimi i Muzeut të Artit Bashkëkohor, i Rrjetit të Muzeve Publik të Kosovës e shumë angazhime tjera për të zhvilluar përtej potencialin transformues që kanë muzetë për zhvillim dhe mirëqenie të qëndrueshme, ruajtje të trashëgimisë sonë kulturore, identitetit dhe historisë.

Teksa gjatë tërë vitit angazohemi për formësimin dhe krijimin e të ardhmes së qëndrueshme përmes programeve të shumta kulturore, ekspozitave e kontakteve me komunitetin, sot le të festojmë për muzetë, profesionistët e këtyre institucioneve dhe vizitorët tanë.”, ka thënë Çeku./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

“Kujtesë në Gurë”, promovohet libri me 615 simbole të gdhendura në objektet kulturore të Kosovës

Published

on

Të hënën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në kuadër të projektit “Kujtesë në Gurë”, është prezantuar dokumentimi i 615 simboleve të gdhendura në 110 objekte në territorin e Republikës së Kosovës, kryesisht në Kulla, gjegjësisht shtëpi tradicionale shqiptare prej guri, që datojnë nga shekulli i 16-të deri në shekullin e 20-të të erës sonë.

Simbolika e tyre shprehet përmes një sërë figurash mbinatyrore, me një larmi të jashtëzakonshme përshkrimesh figurative sikurse ato kosmologjike, antropomorfe, zoomorfe, florale, gjeometrike, mjete pune, armë dhe mbishkrime të paraqitura në këtë libër.

“Për banuesit e shtëpisë, simbolet kanë karakter të mbinatyrshëm dhe japin ndihmesë në vështirësitë për mbijetesë, “për me t’rujtë prej synit t’keq” dhe për të sjellë mbarësi, ato mishërojnë idenë e së shenjtës në natyrën dhe në mjedisin përreth.”, thotë Kaltrina Igrishta, e cila është autore së bashku me Lekë Shala dhe Anduena Halilaj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending