Connect with us

Infrastrukturë

Gjigantët e energjisë bashkëpunojnë në projektet e shpimit në det të hapur

Published

on

Gjigandi i energjisë Saipem do të punojë së bashku me homologun e tij italian Trevi për të zhvilluar dy sisteme për shpimin e vrimave me diametër të madh për shtyllat e themeleve të erës – procesi i të cilave është “thelbësor” për të siguruar instalimin e suksesshëm të objekteve në det të hapur.

Projektimet do të marrin parasysh të dhënat gjeoteknike dhe gjeofizike specifike të vendndodhjes për të siguruar që teknologjia dhe strategjia më e përshtatshme të përdoret në varësi të vendndodhjeve që do të shpohen.

Marrëveshja, e cila mbulon gjithashtu mundësinë e zhvillimit të pajisjeve të shpimit, do të mbështesë qëllimin e Saipem për të identifikuar “mënyra të reja dhe më fitimprurëse” për të ekzekutuar projekte duke “dizajnuar dhe zhvilluar zgjidhje të reja teknike”.

Memorandumi i Mirëkuptimit është i fundit i nënshkruar nga Siapem me qendër në Milano. Në fillim të këtij viti kompania njoftoi se ata do të bashkëpunojnë me prodhuesin e çelikut Tenaris dhe konsorciumin kimik SIAD për të studiuar fizibilitetin e një projekti të kapjes dhe përdorimit të CO2 në Itali.

Ai gjithashtu pason një marrëveshje jodetyruese të nënshkruar me Havfram për të vlerësuar një bashkëpunim të mundshëm në biznesin e erës në det të hapur, që është “në përputhje me Planin Strategjik të Saipem 2022-2525”, i cili synon të forcojë propozimin e vlerës së kompanisë për tregun e erës në det të hapur./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pompa e derivateve në Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin!

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin.

Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetjet ë derivateve.

Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Aprovohet programi me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për sektorin e energjisë të Kosovës

Published

on

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

KRU Prishtina “dallavere” me pagesat e pranuara nga konsumatorët

Published

on

Paraqitja e pasqyrave financiare, pasqyra e pozicionit financiar duhet të prezantoj pozicionin financiar në datën e raportimit, duke prezantuar gjendjen e aktiveve, detyrimit si dhe kapitalin neto, mbi bazën e të dhënave kontabël në po të njëjtën datë.

Kompania në regjistrat kontabël ka të regjistruar një shumë financiare prej 712,872€ e cila ishte krijuar si rezultat i pagesave të konsumatorëve të ndryshëm ndër vite.

Ne kemi vërejtur se kompania nuk ka dhëna të sakta lidhur me klientët/konsumatorët e tillë dhe si rrjedhojë kjo vlerë ishte regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo kishte ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky është një problem i bartur që nga fillimi i vitit 2003, kur ka filluar të mbahet në analitikë gjendja e konsumatorëve.

Mos identifikimi i klientëve të cilët kanë paguar në llogari të kompanisë, rritë rrezikun që obligimet e konsumatorëve ndaj kompanisë të mos jenë të sakta, dhe klientët të paguajnë më shumë apo më pak sesa është borxhi faktik.

Rekomandimi i Zyrës së Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë, që janë marrë veprimet e duhura për të identifikuar konsumatorët, paratë e të cilëve janë grumbulluar në llogarinë “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme” dhe zbritjet e llogarive të arkëtueshme t’i alokohen secilit klientë/konsumatorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending