Connect with us

Infrastrukturë

‘Zyrat postare të PTK-së uzurpohen nga posta serbe’

Published

on

Ish-kryeshefi i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi tha se arsyeja pse këtë vit raporti i auditorit ka dalur i kualifikuar është sepse menaxhmenti aktual nuk i ka regjistruar zyrat postare të uzurpuara nga posta serbe në pasqyrat financiare.

”Baza për opinion të kundërt vjet ka qenë, do ta merrnim të kualifikuar sikur unë si kryeshef do të hiqesha dorë dhe mos t’i regjistroja zyrat postare të uzurpuara nga posta serbe nga pasqyrat financiare. E pata kundërshtuar dhe e kam shkruar një email te ZKA që unë nuk kam as fletë poseduese, as dokumente kadastrale dhe sikur mos ti kemi ato pasqyrat financiare që ata i quanin mbivlerësim i pasurisë, ne do të heqshim dorë në këto zyra”, tha Smakiqi.

Ai kërkoi të di nga U.D. kryeshefe e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu nëse këtë vit këto zyra postare janë regjistruar në pasqyrat financiare.

”Menaxhmenti aktual duhet të shpjegojë a ka heqë dorë në këto sepse unë nuk kisha heq dorë. Nëse kanë heq dorë është një dëm që i është bërë Kosovës që të nxirret një opinion i kualifikuar që nuk ka ndonjë vlerë”, tha Smakiqi.

Për këtë pati përgjigje, kryesuesi i Bordit të Postës, Fadil Bejta që tha se nuk kanë hekur asnjë pronë të Postës nga pasqyrat financiare.

”Ne nuk e kemi hekur asnjë pronë të Postës së Kosovës të asnjë pjesë të zyrës postare kudo brenda territorit të Kosovës, ekzistojnë ato në pasqyrat financiare në bilancin e gjendjes, por kemi bë shpalosjen e sqarimeve vijuese që prona të caktuara nuk i kemi në bazë në fletë poseduese, atë që nuk e keni bë ju e kemi bë ne, që kemi bërë shpalosje të mirëfillta dhe në komunikim që kemi pas me ZKA i kemi bë shpalosjet e duhura”, tha Bejta.

Por, Smakiqi tha se ka informacione që Posta i ka hequr nga pasqyrat financiare këto zyra.

”Unë kam informacione të sigurta që Posta e Kosovës  ka hequr zyrtar postare që i ka Serbia nga pasqyrat financiare dhe kjo është e sigurt”,  tha ai.

Kryesuesi i Bordit të Postës ritheksoi se s’është e vërtetë që janë larguar. ”Në bazë të kujt po e mbështet këtë deklaratë?  I ke pasqyrat financiare të publikuara.

S’është e vërtete që janë larguar, e përsërisë asnjë cent i vetëm nuk u hekë, bile duhet me cek që ju vitin e kaluar pasuritë e postës i keni vlerësuar fikse zero. Përkundrazi është bërë një vlerësim i duhur”, tha ai më tej.

Për këtë pati reagim edhe nga ana e Besnik Krasniqit, ish- udhëheqës i monitorimit të ndërmarrjeve publike.

“Me aq sa e pash raportin e auditorit ajo që ka ndryshu është vetëm vlerësimi i asteve të paluajtshme, që është përmbush pjesërisht që ka fillu në vitin 2020 dhe pajtona me Smakiqin që pronat që nuk janë në kontroll dhe nuk kanë lista poseduese në kuadër të ndërmarrjes nuk regjistrohen si asete të ndërmarrjes dhe me një sqarim nuk besoj që ZKA e merr si bazë ligjore për me bo një vlerësim të tillë siç e tha kryesuesi sepse s’ka bazë”, tha Krasniqi./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pompa e derivateve në Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin!

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin.

Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetjet ë derivateve.

Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Aprovohet programi me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për sektorin e energjisë të Kosovës

Published

on

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

KRU Prishtina “dallavere” me pagesat e pranuara nga konsumatorët

Published

on

Paraqitja e pasqyrave financiare, pasqyra e pozicionit financiar duhet të prezantoj pozicionin financiar në datën e raportimit, duke prezantuar gjendjen e aktiveve, detyrimit si dhe kapitalin neto, mbi bazën e të dhënave kontabël në po të njëjtën datë.

Kompania në regjistrat kontabël ka të regjistruar një shumë financiare prej 712,872€ e cila ishte krijuar si rezultat i pagesave të konsumatorëve të ndryshëm ndër vite.

Ne kemi vërejtur se kompania nuk ka dhëna të sakta lidhur me klientët/konsumatorët e tillë dhe si rrjedhojë kjo vlerë ishte regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo kishte ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky është një problem i bartur që nga fillimi i vitit 2003, kur ka filluar të mbahet në analitikë gjendja e konsumatorëve.

Mos identifikimi i klientëve të cilët kanë paguar në llogari të kompanisë, rritë rrezikun që obligimet e konsumatorëve ndaj kompanisë të mos jenë të sakta, dhe klientët të paguajnë më shumë apo më pak sesa është borxhi faktik.

Rekomandimi i Zyrës së Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë, që janë marrë veprimet e duhura për të identifikuar konsumatorët, paratë e të cilëve janë grumbulluar në llogarinë “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme” dhe zbritjet e llogarive të arkëtueshme t’i alokohen secilit klientë/konsumatorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending