Connect with us

Aktuale

Eleganca e artit në jetesën urbane, vështrim nga Astrit Nixha

Published

on

Të shprehësh bukurinë po bëhet gjithmonë e më e vështirë… steriliteti me të cilin bukuria perceptohet sot, në shoqërinë tonë, e bën të pamundur një mendim të thjeshtë dhe të sinqertë.

Teologët Krishterë, mendojnë se objektet kishtare kanë fuqinë e përforcimit të besimit të drejtë tek Zoti.

Me këtë mendim, gjatë historisë, Kisha ka investuar në ndërtimin e objekteve, të cilat promovohet të kenë fuqinë e joshjes, me elegancën e bukurisë, të kenë fuqinë të na përmirësojnë si njerëz dhe të na japin forcën e mbajtjes së drejtimit të vërtetë te Zoti.

Pra, sipas filozofisë krishtere vendndodhja e personit, influencon ndjenjën e besimit te zoti dhe rrjedhimisht e bën të ndihet dhe të jetë një person më i mirë.

Arkitektura Islame ka të njëjtën filozofi – thelbi i së cilës është mbledhja e masës në një objekt të bukur, të shenjtë dhe pranimi i manifestimit të Zotit përmes lutjeve. Sipas Islamit, ambienti i bukur na bën më të mirë. Ajo që e quajmë bukuri, është manifestim material i asaj që në nivelin moral dhe shpirtëror quhet mirësi.

Duke vëzhguar forma gjeometrike brenda këtyre objekteve, ne nuk shohim vetëm bukuri të pastër, por marrim edhe një leksion estetik, ndjenjë e cila përkthehet përmes meditimit në sens etik- njeriu bëhet më i dlirë dhe afrohet me Zotin.

Filozofi i Shekulli XI Ibn Sina deklaron se: “Perëndia është burimi i bukurisë”.

Pra, bukuria është ndjesi e mirësisë, qetësisë dhe e mirëqenies në harmoni me ambientin.

Nga ana tjetër, protestantët e të gjitha besimeve promovojnë se bukuria është gjendje e brendshme e personit dhe nuk ka të bëjë me rrethinën, thjeshtë “mbylli sytë dhe përqafo lutjen, përqafo Zotin”.

Kështu, besimtarët protestantë predikojnë se nuk ka nevojë të shpenzohet në dekorime të kota të kësaj bote – është me rëndësi të ndjeni besimin tuaj. Bukuria është ndjesi e mirësisë së brendshme personale, pa marrë parasysh rrethinën./Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending