Connect with us

Infrastrukturë

Eksluzive: Si hedhin anijet ilegalisht naftë në det pa u dënuar

Published

on

Hedhja në det e naftës dhe ujërave të ndotura me naftë ka dekada që është e ndaluar. Por shumë cisterna dhe anije me kontanjerë e anashkalojnë sistematikisht këtë rregull, në mënyrë që të kursejnë para dhe kohë, gjë që ka pasoja të mëdha për ambientin. Këtë gjë e ka konfirmuar një hulumtim i Deutsche Welles bërë me rrjetin investigativ Lighthouse Reports dhe tetë media të tjera partnere europiane.

Hulumtimi që ka zgjatur disa muaj bazohet në raportet e Whistleblower-ëve dhe ekspertëve. Në to tregohet se çfarë hilesh përdorin ekuipazhet për t`i shpëtuar zbatimit të rregullave kur ndodhen në ujërat territoriale. Analizimi i imazheve satelitore tregon se derdhjet ilegale të mbetjeve të naftës nga anijet tregtare janë një gjë e zakonshme. Vetëm një pjesë e vogël e rasteve zbulohet dhe ndiqet penalisht.

Flota botërore tregtare në zmadhim

Dimensioni global i këtij problemi shihet po të hedhësh vështrimin tek Flota botërore tregtare, e cila është zmadhuar shumë dekadat e fundit. 55 000 anije cisternë dhe anije me kontanjerë tansportojnë sot nëpër ujërat e botës naftë, drithra, smartphone dhe veshje. 90 përqind e gjithë mallrave të botës transportohen me rrugë ujore. Që do të thotë se pa transportin tregtar detar, njëra gjysmë e njerëzimit do vuante nga uria dhe gjysma tjetër do të ngrinte nga të ftohtët.

Që prej vitit 2007, EMSA ka zbuluar me programin e saj “CleanSeaNet” më shumë se 44 000 derdhje të mundshme mbetjesh nafte në ujërat europiane. Por ky sistem ka dobësitë e veta: Shumë vende reagojnë me ngadalë pasi marrin sinjalin paralajmërues. Kështu për shembull në vitin 2019, vetëm 30 përqind e sinjaleve paralajmëruese u verifikuan në vend, dhe vetëm pesë përqind e tyre brenda afatit kritik prej tre orësh. Pas këtij afati, nafta fillon të shpërndahet në ujë.

Sipas mendimit të Maja Markovčić Kostelac-it, drejtoreshës ekzekutive të EMSA-s, “në ujërat europiane ka rregullisht derdhje ilegale nafte dhe lëndësh të tjera të dëmshme për ambientin”. Vetëm një numër i vogël shkeljesh zbulohet dhe ndiqet penalisht. Gjobat që vendosen nuk të kallin frikën, në Gjermani gjobat shpesh nuk janë më shumë se 15 000 euro.

SHBA ndjek tjetër rrugë: Atje, Whistleblowern, kallxuesit marrin shpërblime të mëdha financiare kur njoftojnë për derdhje ilegale të mbetjeve në ujërat amerikane dhe kur rasti përfundon në gjykatë. Gjobat mund të shkojnë deri disa milionë dollarë.

Whistleblower-ët marrin deri në gjysmën e kësaj shume, nëse nuk janë qytetarë amerikanë. Një sistem i tillë stimulues mund të kthehet në model edhe për Europën duke rritur më shumë dënimet për ata që hedhin pa u menduar shumë mbetjet e naftës në det./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending